•24•

1.3K 71 35
                                    

Duartrokitje te medha dhe te forta u degjuan. Afer tyre u afrua Franko i cili mbante dy unaza ne duar. Ai vendosi nje unaze me nje gur te bardhe ne gishtin e saj te holle. Kur ajo i vendosi unazen e tij ai vuri qe asaj po i dridheshin duart. E pranonte qe ajo qe kishte bere ai ishte e tmerrshme, po habitej se sa shume e kishte tmerruar Adorin.

Pasi vendosen edhe unazat te ftuarit filluan te largoheshin. Kur mesnata erdhi nuk kishte mbetur asnje dhe tashme te gjithe ndodheshin ne kuzhine. Shtatzania kishte filluar te jepte shenjat e para tek Adori.

-Arlo, mund te afrohesh pak?-i tha ajo ne shqip Arlos.

-Po kunate.- i tha ai po ne shqip duke qeshur ndersa Franko me Attikusin thjesht i shihnin pasi nuk kuptonin asgje.

-Mos me thuaj kunate te lutem dhe...hmmm kam neps.

-Awwwww bebushit i hahet!- tha ai entuziast duke ju referuar barkut te saj.

-Me hahet byrek me kungull🥺.- tha ajo kete here me nje fytyre femije.

-Menjehere, ja tani do t'i them vajzeve ta gatuajne. -tha ai dhe Adori buzeqeshi e lumtur.

Arlo ishte me entuziasti dhe me i lumturi per shtatzanine e Adorit. Sapo Adori i kerkoi byrekun ai u largua menjehere dhe zgjoi Liden per t'i bere byrekun Adorit.

-Atehere Ador...- tha Attikusi serioz drejt saj.

-Emmmm po...- tha ajo me gjysme zeri.

-Une dhe ti jemi te martuar vetem me letra dhe per hir femijes qe ti ke ne bark. Nuk e di se sa do te zgjase kjo martese, por ti s'do te jesh aspak e kufizuar nga une, vetem se ne sy te te afermve dhe ortakeve ne jemi burre edhe grua dhe jemi ''te lumtur''.

Adori pohoi me koke pas ketyre fjaleve ndresa Franko beri nje nenqeshje ironike nga keto fjale.

Kaloi vetem gjysme ore dhe Arlo u duk serish ne kuzhine me nje pjate ne dore.

-Kaq shpejt?! S'ka mundesi! - tha ne shqip kur pa pjaten me byrek qe i solli Arlo.

-Jam i teri nen urdherat e bebushit. - tha embel Arlo.

-Cfare eshte ajo?- pyeti Franko duke shikuar drejt pjates.

-Gatim tipik shqiptar, byrek me kungull. -iu pergjigj Adori me gojen plot.

-Byrek me kungull?!- pyeten nje zeri Franko dhe Attikus.

-Eshte fantastik! Adori kishte neps dhe u thashe vajzave te gatuanin- ua ktheu Arlo dhe u nis t'u sillte edhe atyre te dyve nga nje pjate.

-Ju te dy tashme do jetoni ketu.- iu tha Franko pasi kishin mbaruar se ngreni.

-Po ti xhaxha Franko?- pyeti e shqetesuar Adori.

-Une do te vij t'iu vizitoj here pas here pasi shumicen e kohes jam ne udhetime. Pas nje ore niset avioni per ne Itali. - tha ai dhe u takua me te dy.

Pas Frankos edhe Arlo u largua per ne shtepine e tij dhe tashme aty kishin mbetur vetem Adori dhe Attikusi. Mes tyre mbreteronte nje heshtje e thelle. Asnjeri nuk e thyente heshtjen. Ne fund te fundit, cfare mund t'i thonin njeri-tjetrit?

-Une po iki te fle ne dhomen time. Te duhet gje? - e pyeti neutral Attikusi Adorin.

-Jo. - tha ajo thate.

-Naten e mire!

-Naten e mire!

Pasi u sigurua se Attikusi kishte shkuar ne dhomen e tij u nis edhe ajo drejt te sajes dhe e mbylli dhomen me celes. Hoqi vellon e cila e kishte lodhur dhe filloi te zinte floket gershet qe te flinte me rehat. Teksa po i zinte nje fije floku i ngeci ne unaze te cilen e kishte harruar qe e kishte ne gisht. I la floket ashtu sic i kishte dhe filloi te luante me unazen. E rrutullonte neper gisht. E shihte dhe mendonte.

-Brenda  nje muaji u biresova, desh u shita per prostitute, u shpetova, u perdhunova, mbeta shtatzene dhe u martova. Wow! Mua me ndodhen per nje muaj ndersa bota ben telenovele me keto e zgjat me shume se nje vit. -mendoi dhe qeshi me vete.

-Bebushi mamit, te kam shume xhan! Uroj qe edhe babi te te doje! Je qenia me e pafajshme ne kete mes dhe meriton vetem te mira. Ndoshta per veten nuk u kujdesa si duhet ama ty, ty do te te ruaj si syte e ballit.-vashdoi t'i fliste bebes qe mbante ne bark dhe ashtu e zu gjumi.

____________
_________________

Attikusi ndodhej ne dhomen e tij dhe po mendonte cdo cast qe kishte kaluar me te. Momentin kur kercyen. Momentin kur i puthi serish buzet e saja, por kete here ishte esull, ama kishte mendimin se ato buze mund ta dehnin.

E  nxorri nga mendimet nje telefonate e papritur.

-Po?- e hapi telefonin ai.

-Shpirt, me ka marre malli, u ktheva.-u degjua nje ze femre ne anen tjeter te telefonit.

-Izabel?!- pyeti ai i habitur.

-Po shpirt, do vish? Me ka marre malli. -tha serish ajo.

-Eshte vone, ndonjehere tjeter.

-Vone, per ty ora 2 e nates?- pyeti ajo e nervozuar kete here.

-Neser Izabel.- tha ai dhe e mbylli telefonin.

Izabel ishte femra e tij personale e cila kishte qene jashte shtetit per festat e fundvitit.

Festat e fundvitit?! -mendoi me vete. As nuk e kishte ndjere se si kishin kaluar.  As qe ishte kujtuar se tashme kishte hyre ne nje vit tjeter..... ne fund te fundit.... cdo gje kishte ndodhur kaq shpejt.....

𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now