•13•

1.2K 66 537
                                    

Po ecte pas  tij i terhequr nga ai pa qene e vetedijshme se ku po e dergonte dhe nese po shkonte ne nje ferr me te keq se ky qe ishte. S'mund te kete ferr me te keq se ky mendoi pastaje vete. Futet ne makine bashke me Arlon edhe pse se njihte dhe pas  saj futet dhe ajo. Ai afrohet prane saj per t'u vendosur rripin e sigurimit ndersa ajo me pozocion mbrotje instiktivisht e trembur nga ai veprim i tij gje qe u vu re edhe nga Arlo.

-Mos ki frike. Je e sigurt tani. S'te bej gje. -i tha ai butesisht ndersa ajo levizi koken ne shenje pohimi.

Ai ndez makinen dhe sheh ate qe vashdonte te rrinte  e trembur.

-E di se ke kaluar dite te veshtira, por tani je nen mbrojtjen e zoterise. Dua te te kerkoj edhe ndjese po ashtu sepse une u bera shkak per kete gje. Isha une ai qe i tregova Attikusit kerkesat e klientave dhe pastaj ai te pa ty dhe.... ashtu sic ndodhi. Te kerkoj shume falje.

Adori e shihte e heshtur pa ditur c'ti thoshte.

-Po vajzat e tjera pse nuk i shpeton ky zoteria? Pse nuk e mbyll dhe heq dore nga ky bisnez i piset?

-Sepse cdo femer aty ka ardhur me deshiren e saj. Paga qe marrin ketu eshte marramendese. Ata vijne dhe pas disa kohesh largohen.  Shume prej tyre ndryshojne indentitet dhe krijojne familje. Me ka rastisur te ndesh femra me te cilat jam kenaqur per nje nate qe tashme kishin burre dhe femije. Zoteria s'merr askend pa deshire, por Attikusi nuk eshte i tille. Ne merremi vetem me trafikim armesh dhe kemi nje rrjet tonin. Tani une te tregova ca si teper ty , por doja te te qetesoja dhe besoj se ti s'do tregosh gje apo jo.- tha ai.

-Sigurisht qe jo.- tha ajo me e qete. -Emmm...- foli serish pas pak,- dua te di se cdo te behet me mua.

-Sonte fli e qete dhe rehatohu. Neser eshte dite e re dhe ndodhi te reja na presin te gjitheve. Se dime se c'ka rezervuar e nesermja prandaj mos mendo per te. Jam e sigurt se zoteria s'do te lere ne balte. -i buzeqeshi ai miqesisht dhe te njejten gje beri dhe ajo.

-Po me Attikusin nga njiheni?- pyeti serish.

-Jemi rritur bashke. E kam si vella.

-Domethene me ty shfaq dashuri?- pyeti dyshuese ajo.

-Menyra se si Attikusi e shfaq dashurine eshte shume e pakuptueshme per shumicen prej njerezve. Ai nuk e thote dot me fjale se te dua. Edhe nese te do veprat e tij ndonjehere tregojne te kunderten. Thelle thelle zemra e tij eshte teper e brishte dhe per kete arsye ai e mbron mire. ''Mos dashuro, mos beso, dhe mbeshtetu vetem te vetja'' thote ai dhe me kete moto jeton dhe jo sepse eshte i forte dhe s'ja ka nevojen askujt, por ka frike nga lendimi. Jam i sigurt se ti tani po mendon se jam  marre ose  se po flas ne te tille menyre sepse ai eshte vellai im, por une po them te verteten. Nese edhe ti do kishe mundesine ta njihje dhe te deportoje ne zemrem e tij atehere do me besoje. -e mbylli ''fjalimin'' e tij per Attikusin ai dhe me veten e tij shpresonte qe ne nje menyre a ne nje tjeter Adori te ishte ne jeten e Attikusit pasi sipas tij nje e tille femer i duhej atij per ta ndryshuar e per ta bere me njerezor.

_________
__________________

Nuk kishte folur gjate pjeses tjeter te rruges dhe pasi kishin mberritur Arlo e kishte derguar ne nje dhome gjigande duke i dhene dhe disa rrobat. Pasi i kishte pare ato rroba qe ai i kishte zgjatur ishte skuqur e turperuar pasi nuk e kishte vene re qe ishte thuajse e zhveshur. Menjehere pasi ishte nderruar ishte shtrire per te fjetur pasi kishte net qe nuk flinte e qete.

𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now