Debora qe kishte rene gjate nates kishte nisur te shkrinte duke bere qe pemet, catite e shtepive, por edhe tabelat rrugore te kullonin pikla te vogla uji si nje vese mengjesi. Edhe pse dielli kishte nxjerre koken mes reve shtellungore serish vashdonte te bente ftohte, por ky i ftohte nuk i ndalonte francezet qe te mos dilnin nga shtepia. Ne parkun aty prane femijet e lumtur benin topa debore nga ajo pak bore e mbetur e pashkrire dhe luanin te lumtur me njeri tjetrin. Pleqte e moshuar luanin shah dyshe-dyshe ose qendronin duke u perpjekur ti vidhnin diellit ato pak rreze qe leshonte ne kete dite dimri.
Te uluara ne nje nga stolat e parkut ''Monceau'' pas nje shoppingu te gjate nisen te mendonin se cfare u kishte ndodhur kaq papritur ne jetet e tyre brenda nje kohe kaq te shkurter.
-E di?!... sot nje vit me pare po vajtoja fatin tim te lig. - tha Adori duke qeshur.
-Ndersa une sot nje vit me pare me siguri isha me dhome duke u puthur me Arlon.- tha po duke qeshur Lida dhe pas saj qeshi akoma me shume Adori.
-Se do vdes e dija po se do bija ne dashuri me Attikusin, no as qe e kisha menduar.
-Kurre mos thuaj kurre! - ia ktheu Lida.
Nderkohe prane tyre u afrua shoferi.
-Zonjusha mendoj se tani duhet te kthehemi. -iu tha ai.
-Ti Ador ik ndersa une do iki te apartamenti im te marr ca nga gjerat e mia.
-Ne rregull, te pres ne mbremje. - i tha Adori dhe u ndane.
Adori hipi ne makine dhe ktheu syte nga qielli i cili ishte vrenjtur dhe paralajmeronte mot te keq. Vuri re se se si prinderit qe kishin dale me femijet nisen te largoheshin. Te moshuarit nisen te mblidhnin guret e shahut per t'u kthyer neper banesa apo azile. Per pak minuta ky park do zbrazej i teri dhe do mbetej i shkrete. Do mbulohej serish nga debora ose shiu, por me kthjellimin me te vogel te motit serish do gelonte nga zerat e embel te femijeve, apo nga zeri i mekur, por i lumtur i te moshuarve duke thene shprehjen karakteristike te lojes se shahut ''Shah mat''. Ishte e zhytur e tera ne mendime me shikimin e fokusuar ne dritare kur i bie telefoni.
-Beb ku je?- ishte Attikusi ai qe i kishte telefonuar.
-Rruges bebush, pse?
-Krejt papritur Nori filloi te qante dhe tani s'po pushon. - i tha ai i shqetesuar.
-Mire zemer se er.................. - por se vashdoi sot fjaline sepse nje krisme arme u degjua duke bere qe telefoni t'i binte nga dora nen sendilen e makines.
-Zonjushe po na sulmojne!- u degjua shoferi i alarmuar, ndersa Adori s'fliste.
Nje e shtene tjeter u degjua duke bere qe Adori te bertiste, qielli te bubullinte ndersa Nori, te qante akoma me fort.
Nje e shtene tjeter serish, nje frenim makine me nje zhurme shurdhuese dhe dritheruese...........
YOU ARE READING
𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧
Short Story-Ti? Njerku im? Bruh! - shfryu e inatosur ajo. -Ta shohim sa do te shfrysh me vone. - i tha ai i besdisur _______ __________ Attikus, me i ftohte se akulli, me pervelues se ferri, me djall se djalli... Ador, dashuria e asaj dite te ftohte dimri, asa...