•46•

1K 68 27
                                    

Zgjohet ne mengjes dhe shikon qe ishte vetem. Attikusi si duket ishte zgjuar heret dhe Norin e kishte vene ne krevatin e saj. Cohet dhe sheh qe ora ishte 11 e drekes. Domosdo qe Attikusi ishte zgjuar shume me heret se ajo mendoi me vete. U cua kreu rutinen e mengjesi dhe pastaj zgjoi Norin, i beri nje dush dhe e ushqeu. Bashke me te ne krahe zbriti poshte dhe pa qe ishim vetem punonjeset.

-Ku ndodhet Attikusi?- u drejtua njeres nga punonjeset.

-Ka dal heret me zotin Franko dhe zotin Arlo.- iu pergjigj ajo.

-Po Lida?

-Edhe ajo ka dal heret.

-Ne rregull, faleminderit!- i tha dhe u largua per ne kuzhine.

-Mua me lene veten ketu si mumie. -mendoi me vete.

Ndez televizorin i cili ishte i lidhur me internetin dhe vendos Tomin e Xherrin te cilet nisi t'i shihte bashke me Norin. Pasi kaloi pak kohe bie zilja e deres te cilen e jap nje punonjese dhe pas disa minutash ajo vjen ne kuzhine.

-Zonje ne dere ndodhet nje grua e cila kembengul te flasi me ju. - i flet punonjesja.

-Nje grua? Te flasi me mua? Ne rregull ftoje brenda.

Punonjesja u largua ndersa ajo po priste me kuriozitet. Ne France nuk kishte asnje grua qe te donte te fliste me te. Apo kishte?

Pas disa minutash ne dere u shfaq nje grua e veshur me nje pulover te arnuar vende-vende, me nje pale xhinse te zeza te dala ngjyre dhe me atlete lecke te bera qull. Floket kacurrela si te sajat te lagura nga shiu i dimrit i kishte te gjata dhe i rendonin mbi sup. Ne fytyren me rrudha i pasqyrohej qarte lodhja e shkaktuar nga jeta qe ndoshta kishte qene e padrejte me te. Syte e saja jeshile dikur duhet te kishin qene shume te bukura ama tani dukeshin te vdekur, ne to nuk kishte jete.

-Ti?! - iu drejtua Adori me zerin qe i dridhej.

-Bije!- i foli ajo po me zerin qe i dridhej.

-Cfare kerkon ketu?- e pyeti Adori duke i perpjekur qe kete here te ishte e forte.

-Erdha per ty?

-Per mua? Apo tani qe more vesh se jam martuar dhe jetoj mire erdhe per mua?

-Mos thuaj ashtu bije!

-Mua mos me thuaj bije!

-E paske gjetur familjen tende, por une si duket nuk qenkam pjese e saj.

-Une e krijova familjen time dhe s'kam ndermend ta braktis ashtu sic bere ti duke rendur pas dashnoreve.

-Babain tend e paske falur, ndersa mua po me gjykon. Te lumte bije!

-C'baba po thua? Pse dreqin erdhe nje here? Me cilen fytyre erdhe? Me ate qe me dhe shpresa apo me ate me te cilen me braktise dhe jo nje here as dy.... po 3 here. 3 here me le ne jetimore dhe te tria heret duke qare. Tani me thua erdha per ty! Me cilen fytyre ''MAMA'' apo jo ti s'mund te jesh ''nene'' ti se meritom emrin nene. Mos valle e more vesh per Frankon dhe erdhe ta besh te dashur, apo burrin tim. Ne fund te fundit mjafton te kete para dhe s'ka rendesi se kush eshte. T'u pergjerova! Mos me ler te thash! C'bere ti? Ike. Ike sikur te mos kishe ekzistuar dhe shfaqesh kur une jam e lumtur. Do para? Te jap une sa te duash vetem ik! - po fliste dhe po qante. Po pesonte krize nervore. Po shfrynte tere dufin e mbledhur nder vite.

-Me degjo te lutem!- iu lut ajo.

-Edhe une t'u luta dikur ama ti u largove duke me kthyer shpinen. Ik tani!- e urdheroi me zerin e saj sa te ashper aq edhe vajtues dhe ajo u largua.

Sapo ajo u largua Adori thirri njeren nga punonjeset i la Norin dhe u ngjit lart ne dhomen e saj ra permbys mbi krevat dhe filloi te qante me denese. Qendroi per thuajse nje ore ashtu dhe ne fund e zuri gjumi me lot ne sy.

*******

-Ah me ne fund ne shtepi!- ishte Arlo ai qe foli dhe u ul renshem ne divan.
-Aiii princesha e daja-xhaxhit po rri me Emin? - e pyeti kur pa punonjesen qe quhej Emi qe po vinte me te ne krahe ne kuzhine.
-Hajde te daja-xhaxhi ti.- dhe e mori ne krahe.

-Emi, ku eshte Adori?- e pyeti Attikusi i habitur.

-Prej nje ore ndodhet ne dhomen e saj zoteri dhe s'ka dal fare.

-Perse? Eshte semure?

-Jo, por sot e vizitoi nje zonje e cila e merziti shume. - iu pergjigj Emi dhe ai u nis menjehere per ne dhomen e tyre ku e gjeti ate ne gjume me lotet e thare faqeve.

-Ador!- e therriti au butesisht teksa i ledhatonte floket ndersa ajo u zgjua pasi kishte ndjere pranine e tij. 

Sapo e pa u struk ne kraharorin e tij.

-Cfare ndodhi Ador? Kush ishte ajo grua qe te merziti?- e pyeti ai.

-Ime më.

-Jot ëmë?!-pyeti ai i habitur ndersa ai i tregoi gjithcka ama ajo qe atij i mbeti ne mendje ishte fakti qe ajo i kishte permendur babain. Kush ishte ''babai'' i saj qe ajo e paska gjetur. Nga te gjithe njerezit e mundshem qe ajo njihte mendja i vajti te Alberto, te ai qe kishte blere virgjerine e saj dhe qe njekohesisht i kishte bere atentat, por jo jo kjo s'mund te ishte e mundur.

𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now