•27•

1.4K 67 61
                                    

Tashme ishte 4 muajshe shtatzene dhe barku i dukej tamam.
Nje bark i rrumbullakosur qe mbante brenda nje jete. Nje jete te pafajshme... nje jete e cila se dinte se cfare fshihte bota se ciles ai do i perkiste se shpejti... nje qe nuk e dinte se edhe buzeqeshja me e madhe fsheh me mijera lot dhe vuajtje... nje jete qe se dinte se pamja e jashtme te genjen... nje engjell mund te jete djall dhe nje djall mund te jete engjell... nje jete qe nuk e din se sa njerez vuajne nga paragjykimet, qe fjale vret me shume se plumbi... nje jete qe eshte e bardhe, ashtu si nje flete formati, te cilen e bejme pa meshire te zeze, ose me ngjyra, varet cilen rruge zgjedhim....

......

Sot kishin nje vizite shume te rendesishme te gjinekologia. Do te zbulonin gjinine e femijes, do te degjonin rrahjet e zemres dhe po ashtu do merrnin foton e pare te femijes se tyre. Adori kishte shume emocione.... mijera emocione te cilat rrezatoheshin ne cdo milimeter te fytyres se saj. Po Attikusi? Nese ne ato momente aty do ishte nje kardiolog i cili do ta lidhte me aparaturat e zemres atehere do shihnit tamam nje zemer njeriu e cila rrezaton ndjenja ne cdo milimeter te saj, ne cdo vene, arterie, barkushe, koronare, kapilar. Nje zemer me nje background te skuqur nga gjaku, por qe cdo perberje e saj rrezaton mijera ngjyra ndjenjash dhe emocionesh. Duhet te jesh vertet nje njeri i forte per t'i fshehur ato ndjenja dhe qe ne fytyre mos te dallohet asgje ama syte, ato jo,  syte si kontrollon dot... jane ''spiunet'' e zemres.

.............

Po prisnin radhen per t'u futur per viziten e tyre dhe po qendronin  aty. Adori ishte ulur ndersa Attikusi po bente ecejake neper korridorin e spitalit. Teksa qendronte ulur filloi te merzitej dhe menjehere mendja e saj e ndikuar edhe nga hormonet mendoi nje shaka te vogel.

-Ahhhh po lind!- bertiti ajo dhe ne ato momente Attikusi pavarsisht se ishte vetem 10 metra larg nxiton me vrap per te Adori ama nga nje dere aty prane del nje infermier me te cilin perplaset dhe ai rrezohet. Sapo e pa ate pertoke aktrimi i saj deshtoi pasi filloi te qeshtte me te madhe dhe aty Attikusi e kuptoi se ishte e gjjtha nje shaka nga Adori.

-Ahhhh ti me gjithe hormonet e tua!- i tha ai teksa ngrihej nga dyshemeja.

-Ore ti idiot je?! - e pyeti ajo duke qeshur. -jam vetem 4 muajshe, si do lind?!

- E ku ta di une. Ka plot femije shtatanike.

-E po ti me duket je njeri prej tyre. Shtatanik quhet nese lind ne muajin e shtate te shtatezanise.

-Aha tani e kuptova pse quhet shtatanik. Shtate+nik= shtatanik. - tha ai sikur te kishte zbuluar nje planet te ri.

-E ku ta di une more, pyet gjinekologen pastaj.

-Zonja Ador!- therriti gjinekologia duke nderprere biseden e tyre.

Tashme ata ishin duke bere ekon dhe doktoresha levizte pajisjen neper barkun e saj dhe e bere ate te qeshtte pasi e gudiliste.

-Me duket se do te beheni me nje femije te prape.-iu tha ajo duke qeshur.- po leviz kaq shume saqe s'po na le te zbulojme gjinine.

-Si e ema / si i ati.- tha te dy njeherazi duke e bere doktoreshen te qeshtte akoma me shume dhe ata te dy vashduan te shiheshin ne sy.

-Urime do te beheni me vajze!- iu tha ajo dhe ata te dy buzeqeshen te lumtur.

-Doni te degjoni rrahjet e zemres?- i pyeti ajo dhe ata pohuan me koke pa qene te zote te flisnin pasi shikimit e kishin te fiksur te ekrani qe tregonte femijen e tyre.

Per here te pare ata te dy po mendonin te njejten gje dhe po kuptoheshin me sy pa qene nevoja per fjale.

Thone qe njeriu per femijen ben cdo gje. Mijera nena kane duruar dhune fizike e psikologjike, tortura cnjerzore vetem qe femija i tyre te rritet me nene dhe baba, qe te mos e quajne jetim pa qene i tille. Mijera baballare kane sakrifikuar cdo gje, edhe veten e tyre vetem qe femijet e tyre te jene te lumtur dhe te mos u mungoje asgje. Kane punuar dite e  nate, ne bardhe e ne te zeze, vetem qe femija i tyre te kete cdo gje dhe te mos e tallin ne shkolle. E pse? Pse e gjithe kjo?  Sepse keta jane prinderit, dhe per prinderit ne jemi gjeja me rendesishme ne jete. Ndoshta s'jane gjithmone perfekt. Kemi pare baballare qe dhunojne nenen, kemi pare nena qe s'jane te denja per emrin ''nene'' dhe ndoshta i urrejme, por thjeshte fakti, thjesht mendoni faktin qe ata na dhane jeten, na sollen ne jete, na dhane nje jete. A nuk eshte ky mjaftueshem nje fakt  qe ne te perpiqemi t'i sjellin ne rrugen e drejte nese e kane lene ate dhe jo t'u kthejme shpinen nga turpi. Nuk ka prind qe se do femijen, madje ndoshta e do, por se di sepse jeta e ka detyruar qe ate dashuri ta fshehi thelle brenda zemres se tij dhe ne duhet ta rishfaqim patjeter serish ate. Duhet menduar cdo alternative perpara se te veprojme.

.....

Rrahjet e zemres se femijes se tyre ishin muzika me e mire, me e embel, me qetesuese dhe me e vecanta per veshet e tyre. Syte e te dyve ishin me lot, me lot gezimi...

Nga shkaterrimi, kishte lindur nje mrekulli....

Vashdon...

Vashdon

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now