U zgjua nje mengjes paksa e hutuar dhe filloi te sillte ne mendje ato qe kishin ndodhur nje nate me pare. Mengjesi i pare si e martuar mendoi me vete dhe buzeqeshi ironikisht me veten e saj. Martesa me e cuditshme ne bote mendoi serish. As e dua, as me do!-mendoi dhe pas ketij mendimi ndjeu nje shterngim ne anen e majte aty ku ndodhej zemra. Nderpreu fillin e mendimeve pasi s'donte ta niste ne menyre te tille diten dhe u cua te shihte per rroba pasi do te bente nje dush. Po kerkonte rroba te gjera pasi qe kur kishte marre vesh se eshte shtatzene nuk ndihej rehat me rrobat e ngushta qe kishte. I donte masen me te madhe mundesisht. Pa qe s'kishte asgje nga ato qe po kerkonte dhe ashtu me rroba gjumi u nis drejt kuzhines duke shpresuar te gjente Liden aty per t'i kerkuar ndonje gje.
-Lidaaaaaaaa!-therriti ajo qe nga dhoma e saj.
-He moj pse bertet ne pike te mengjesit apo serish nepsi?- e pyeti ajo duke qeshur pasi degjoi zerin e saj te larte tek e therriste qe nga kati i dyte.
-Nepsi varet nga cfare ke gatuar ti, por desha te pyes nese ke rroba te gjera sepse nuk ndihem me rehat me te ngushtat.- i tha ajo duke iu referuar pizhama qe kishte veshur.
-Hmmmm.... ti e di besoj se une vesh vetem rroba te ngushta dhe une jam pakez me e holle se ti.- i tha ajo pafajsisht.
-Ti po me thua se jam e shendoshe?- pyeti ajo dhe syte ju mbushen me lot sepse tashme hormonet e shtatzanise kishin filluar te benin te veten.
-Pse tere kjo zhurme qe ne mengjes?- pyeti Attikusi duke zbritur poshte i pergjumur teksa ferkonte syte.
-Une dua rroba te gjera, por Lida me thote se jam e shendoshe.- foli Adori pa e pare se kush ishte, dhe menjehere u ngjit serish ne dhomen e saj.
-Po c'dreqin?-pyeti Attikusi serish pa marre kuptuar asgje.
-Hormonet kane filluar punen e tyre.-iu pergjigj Lida.
-Hormonet?!-pyeti me i habitur ai.
-Hormonet e shtatzanise zoteri. Mund te qaje per gjera teper te vogla dhe te behet e lumtur po ashtu. Ajo donte rroba te gjera pasi nuk ndihej rehat me ato qe kishte dhe une i thashe se s'kam dhe se jam pak me e holle se ajo e keshtu filloi te qante. Gjate shtatzanise nje femer behet teper e ndjeshme kundrejt gjithckaje dhe ka neps per gjera shume shume te cuditshme, perzierje ushqimore te cudithshme. Te keshilloj si shoqja e saj te sillesh mire me te, meqe ai eshte edhe femija yt. Sa me mire te jete nena aq me mire eshte edhe femija.- ajo fliste ndersa Attikusi shihte i habitur.
-Dhe si i di ti te gjitha keto?- e pyeti pasi ajo perfundoi.
-I kam mesuar ne shkolle.- u pergjigj ajo.
-Pse keto gjera mesoni ne shkolle ju?- pyeti serish ai.
-Pse s'keni qene ne shkolle ju?- pyeti kete here e habitur Lida.
-Po kam qene dhe kam mbaruar per artitekture, por s'kam degjuar gjera qe s'me interesojne.
-Ne rregull zoteri! Dite te kendshme! Me duhet t'i kthehem punes. -i tha Lida dhe u kthye te merrej me punet e saj.
Attikusi shkoi ne dhome per te marre ca nga veshjet e tij te cilat Adorit mund t'i binin goxha te gjera. Po e bej per femijen mendoi pasi u nis drejt dhomes se saj.
Trokiti ne dere dhe priti te degjonte 'hyr' nga ana e saj.
-Hyr!- tha Adori pasi degjoi deren tek trokiste, por qe sapo pa se kush ishte filloi t'i hidhte cdo gje qe kishte aty afer.
-Prit moj se te solla rroba.- i tha ai.
-Dil nuk i dua.- u pergjigj ajo e inatosur.
-Po e bej per femijen, jo per ty. Sa me mire te jete nena aq me mire eshte femija, te pakten keshtu tha Lida a si quhet ajo aty poshte.
-Mire m'i jep. -tha ajo pak me e qete.
-Ne rregull, po afrohem, ama mos me hidh gje kokes, dhe behu gati se do dalim te marresh rroba te reja dhe para se te thuash 'jo do dal me ndonje nga rojet' po te them se as une s'dua te dal me ty, por me ka urdheruar babi qe te dal me ty dhe te shoqeroj ngado qe te shkosh keshtu qe te lutem mos me prish pune me teper se c'e kam te prishur.
Ajo e pa si fillim dyshuese dhe pastaj pranoi te dilte me te.
Pervecse ajo e sorollati dy ore neper qendra tregtare, e la edhe 4 ore ne librari duke blere libra te ndryshem. Vetem ne darke u kthyen ne shtepi, ajo e lumtur ndersa ai i acaruar dhe me me dhimbje koke, por se shfaqi se ne fund te fundit varej nga ajo femer.
Arlo
Lida
ESTÁS LEYENDO
𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧
Historia Corta-Ti? Njerku im? Bruh! - shfryu e inatosur ajo. -Ta shohim sa do te shfrysh me vone. - i tha ai i besdisur _______ __________ Attikus, me i ftohte se akulli, me pervelues se ferri, me djall se djalli... Ador, dashuria e asaj dite te ftohte dimri, asa...