•51•

885 62 2
                                    

Ndodhej ne dhomen e mbledhjeve i ulur ne ate tryeze ku sa e sa vendime te kobshme kishte marre per njerez te tjere. Sa e sa vrasje kishte bere. Sa e sa here ishte lare me gjak ajo dysheme. Sa e sa here...

Nese do te kishin mundesi te flisnin ato pak orendi qe ndodheshin aty, ose muret me siguri qe do numri i jeteve te humbura qe kishin dhene frymen e tyre te fundit me fytyre te ngjeshur ne pllaka, do te ishte bilanc lufte.

Edhe muret kane veshe thone, ndersa une them shyqyr qe s'kane goje.

*****

Arsyeja e asaj mbledhjeje po ja merrte shpirtin. Pse dreqin ekzistonin ato rregulla? Nuk ishte e drejte kurrsesi , por rregullat jane rregulla. Nuk ishte as i pari as i fundit qe detyrohej te merrte vendim per nje familjar te tij, por ishte i pari qe detyrohej te merrte vendim per birin e tij.

Mbledhja e sotme do te behej per te vendosur se cdo te behej me ate shkelje rregulli qe kishte bere Attikusi. Jo veten tryeza tashme, por edhe policia pasi Attikusi e kishte vrare lene ne makine dhe larguar. E vetmja prove qe fajosonte Attikusin ishte fakti qe i vrari ishte gjetur ne makinen e tij, dhe policia s'bente dot asgje, por tryeza mundej.

Po mendonte c'te bente. Mendonte... mendonte... por asnje mendim i dobishem nuk vinte ne mendjen e tij, derisa ato mendime u nderprene nga hapja e deres. Trupat e anetareve qe po leviznin drejt vendeve te tyre dukeshin si silueta te zeza nen ndricimin e vaket qe kishte ajo dhome sot.

U plotesuan te tera vendet dhe vetem vendi i Attikusit ishte bosh. Ai sot nuk duhej te ishte.

Heshtja kishte pllakosur. Askush s'po merrte guximin ta thyente, por dikush duhet ta bente.

-Te gjithe e dime fundin Franko. E di qe eshte e veshtire, por s'je as i pari as i fundit. Ishe vete ti qe the ne mbledhjen para kesaj se rregullat e mbajne kete tryeze. Jane rregullat qe na kane mbajtur bashke dhe jemi te vetmit 11 ortake mafiash qe jemi bashke. Ne tere grupimet mafioze nuk jane me shume se 2 ose 3 ndersa ne jemi 11. Attikusi theu rregullat dhe vetem ai incizim qe ti na dergove nuk zgjidh gje. Nga ceshtje tryeze ai e ktheu ne ceshtje private. Kjo eshte e patolerueshme. -foli serioz nje nga anetaret e tryezes.

Fjalet e tij po u binin si thika. Si mund te merrte ai vendim per djalin e tij. Ishte bere qefin dhe dukej si nje i vdekur qe qendron i balcamosur ne karrige.

-Une erdha te jap doreheqjen. - foli ai me nje ze jo te zakonshem. Nuk ishte me ai Franko gjakftohte qe ata ishin mesuar te shihnin. Nuk ishte me ai i pameshirshmi. Sot para tyre ishte nje Franko tjeter.

-Po ua dorezoj juve tryezen zoterinj. - tha dhe u cua te largohej nga tryeza.

******

Te gjithe anetaret e ulur rreth tryezes kishin mbetur te shtangur dhe te habitur.

-C'do te bejme tani? -pyeti ai qe kishte mbajtur fjalimin lendues kundrejt Frankos.

-C'mund te bejme Uillson? Nese nje rregull thyhet ose anashkalohet per dike sot do behet rruge dhe te thyhet dhe anashkalohet per diket tjeter mot. Asnjeri nga ne nuk zgjidhet dot lider sepse kryesia e kesaj tryeze trashegohet. I bie qe lideri jon te jete Attikusi dhe i bie qe denimin ta marri lideri. E vetmja gje qe mbetet per t'u bere eshte te mbyllim mbledhjen per sot dhe  javen qe vjen te bejme mbledhjen e rradhes me Attikusin. Jam i sugurt se do te na kuptoje dhe do beje zgjedhjen e duhur. Ortakeria jone duhet te vashdoje dhe mireqenia e punes sone ka teper rendesi sepse nga kjo varen shume gjera dhe kete ai e di mire. - dhe me kaq e mbylli.

Ashtu sic erdhen ashtu u larguan, si silueta te zeza mes bardhesise se mureve te ndricuara nga drita e vaket e ambazhurit.

𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now