•4•

1.1K 64 21
                                    

Ishte zgjuar me dhimbje te tmerrshme trupi dhe koke. E kishte kaluar naten ulur ne karrige prane dritares dhe nuk i kujtohej asgje nga mbreme. As monologu qe kishte bere me henen. E kuptoi qe kishte qene i pire nga shihja e derdhur e alkoolit e cila ndodhej ne dysheme dhe e kishte mbushur dhomen me nje ere sa te padurueshme aq edhe dehese. Attikus detyrohet te hape dritaren sepse ajo arome po i shkaktonte perzierje. Hap dritaren dhe nxjerr koken jashte saj per te mbushur mushkerite me ajer te paster. Edhe sot moti ishte i ftohte. Fatkeqesisht rrezet e diellit nuk mund t'i depertonin rete e dendura shtellungore qe paralajmeronin shi pas disa oresh. Ajri i ftohte qe i perplasej ne fytyre dhe i ftohte mushkerite e kthjelloi dhe e solli ne vete.

Tashme kishin kaluar disa minuta qe kur ai  kishte nxjerre koken ne dritare dhe i ftohti po ia ngrinte muskujt e fytyres, por kjo gje s'po i bente aspak pershtypje. Donte te rrinte sa me shume ashtu. Madje s'donte te levizte fare sot qe aty. Po habitej me veten dhe kete deshire te tij. Sot ndihej ndryshe. Ndihej i cudithem ama as vete nuk po arrinte ta kuptonte pse. Pse ndihej ashtu sot? Cila ishte arsyeja? Nje dush ndoshta do ta kthjellonte....

Rrubineti i ujit ishte i kthyer ne anen e ujit te ftohte. Zhurma qe bente uji i cili rridhte dhe pershkonte trupin e tij duke perfunduar ne dysheme... me pas kalonte  duke marre rrugen e tij per te shkuar neper tuba, kanalet kulluese e me pas perfundonte ne lume nese jo direkt ne  det, me pas ne oqean e ndoshta do te distilohej per t'u bere serish steril dhe per te lagur serish nje tjeter trup e per ta marre rrugen  e tij nga fillimi. Nese jo se shpejti, por me vone ai do te kthehej serish aty ku ishte nisur sepse Bota eshte e Rrumbullaket

____________________________________
________________

Ndodhej serish perballe asaj ndertese qe i ngjallte neveri. Ne oborr ndodheshin vetem disa femije te vegjel. Ishte dite e marte mendoi, te tjeret do jene ne shkolle.

-Ku ndodhet zyra e drejtoreshes?-iu drejtua ai pastrueses me ton percmues.

-Drejtoresha nuk pret njerez sot.- ja ktheu me ze teper te ulet ajo.

-Mos te pyeta gje. - dhe nuk priti pergjigje, por mori shkallet gjysme te thyera per t'u futur brenda.

Kushtet e asaj ndertese ishin skandaloze. Ngrohje nuk kishte, edhe orendite ishin teper te pakta. Korridoret ishin shume te zbrazeta me nje te bardhe te piset. Kthen koken nga e djathta edhe sheh nje dhome me dy tavolina te gjata ne mes te pas tyre nje bufe gjysme e shkaterruar dhe disa produkte ne te. Pamja e dhomes te jepte pershtypjen thua se ishe ne mort sepse tavolinat te tilla ishin.

Po vashdonte rrugen e tij ne korridoret e asaj jetimoreje derisa arriti perballe nje dere ku thuhej drejtori. Troket dhe pas saj degjon zerin e mekur dhe njekoheshisht te cjerre te nje gruaje te moshuar qe i thote hyr.

-Djale i dashur, nuk kemi me vend per jetime te tjere, mund te dlini ju lutem?- iu drejtua drejtoresha sapo e pa.

-Mendoj se duhet t'i nderroni syzet, apo s'te  japin para mjaftueshem per nderrimin e tyre ne drejtimin e kesaj mbeturine qe ju e pandehni jetimore? - iu drejtua ironikisht Attikusi asaj.

-Kush dreqin jeni ju qe..... -por heshti menjehere sepse Attikusi me nje levizje te lehte te dores beri t'i shfaqej arma qe mbante ne brez.

-Kam ardhur per te biresuar. -vashdoi qetesisht ai.

-Ju s'mund te biresoni.

-Te pyeta gje?

-Te dukem gje njeri qe trembem nga armet. -ia ktheu ajo.

-Sa para do?

-S'mund te me blesh.

-Me thuaj shifren! - iu drejtua me ton urdhesues.

-Aq sa mos te kem nevoj te punoj nese  zbulohet kjo gje.

-Me sill vajzen.

-Cilen?

-Adoren.

-Eshte ne shkolle. Mund ta marrni vetem neser pasdite.- i tha thate ajo.

-Ne rregull! - dhe u cua te dilte, por zeri i drejtoreshes e ndali.

-C'do te beni me te?- e pyeti.

-Me te me kishit pyetur para se te pranonit parate!-ia ktheu i neveritur ai nga veprimi i saj.

Attikusi del, por ndalet nje hop pasi drejtoresha  filloi te fliste me vete.

-S'po bej keq apo jo? Sigurisht qe jo. Ne fund te fundit ndoshta ai eshte dashuruar dhe e do. Po,po keshtu eshte. Ate e pret nje jete me e mire.

Attikusi hap deren serish per t'i kthyer nje pergjigje:

-Askend i cili blehet me para nuk e pret nje jete me e mire!- thote dhe mbyll deren pas vetes dhe largohet.





𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now