Ne dhomen akull te bardhe mbizoteronte ftohtesia per te cilen ajo ngjyre ishte zgjedhur per ato 4 mure te cilet rrethonin ne brendesine e tyre 11 persona te veshur me te zeza. Veshja e tyre binte ne kontrast me ngjyren e bardhe qe i rrethonte.
E bardha simboliozon miresi, e zeza te keqen, po nese ishin bashke cfare simbolizonin?
Per ata njerez nuk kishte aspak rendesi simbolika e ngjyrave. Nese cdo gje shkonte mire ne punen e tyre atehere gjithcka ishte ne rregull. Nese dicka shkonte keq atehere cdo gje ishte keq. Keshtu funksiononte.
E vetmja orendi (nese mund te quhej e tille) ne ate dhome te bardhe ishte nje tryeza e rrumbullaket dhe rreth saj mbante 11 karrige qe te jepnin pershtypjen e nje nene rrethuar me 11 femijet e saj, por qe nje krahasim i tille nuk eshte aspak i bukur. Mbi te ishte shtruar nje mbulese po e bardhe dhe krah seciles karrige qendronte nje pjate porcelani dhe ana pjates nje pirun argjendi.
Duart e secilit prej atyre qe ishin ulur rreth tryezes ishin te vendosur mbi te dhe te rrethuara nga menget e zeza te xhaketes kete here i jepnin tryezes pamjen e nje qeni dalmat me njollat e zeza karakteristike per te, ama serish krahasimi i tille do ishte i gabuar pasi rendesia e kesaj tryeze eshte teper e madhe. Rreth asaj tryeze qendronin te ulur 11 kokat e mafias qe benin kerdine ne Europe dhe jashte saj.
-Atehere besoj se te gjithe jeni sadopak ne dijeni per shkakun e kesaj mbledhje te parakohshme dhe urgjente. - foli Franko, lideri i tryezes.
-Jemi, patjeter, por a nuk eshte kjo ceshtje familjare? -pyeti njeri nga pjesmarresit.
-Familjare?! Seriozisht?! Si mund te jete familjare. Nje anetari mga familja ime iu be atentat dhe te vetmit persona qe e dine se ajo vajze eshte ne familjen time jeni ju. Me thuaj pak tashme si mund te jete familjare kjo ceshtje?
- Ti po nenkupton se mes nesh eshte nje tradhetar.- foli serish i njejti person.
-Nuk po e nenkuptoj, po e them me siguri dhe ja tek jane provat zoterinj te nderuar. Nga nje kopje per secilin prej jush. Attikus shperndaji. - tha Franko autoritar dhe Attiksi u cua te shperndante dosjet. Te gjithe nisen t'i shfletonin dhe mbeten te habitur.
-Pra tradhetari qenkam une?!- foli sa ironik aq edhe i qete Alberto.
- Ate do te na e thuash ti. - iu pergjigj ne te njejten menyre Franko.
- Bashkeshortja e djalit tuaj se mohoj dot eshte e bukur. Ku i dihet ndoshta shoferit tim i ka mbetur ne mendje. Ndoshta ai e ka ngacmuar e te tjere e te tjere. -ai fliste qete-qete ndersa Attikusi ishte gati per ta vrare.
-Kjo tryeze ka rregulla. U themelua nga vellai im i ndjere, sot e kam une, neser do e kete im bir. Rregullat jane ato qe mbajne kete tryeze dhe sic e dini rregulli numer 6 i kesaj tryeze thot se kushdo qe ulet ne kete tryeze nuk ka te drejte te vrase apo te cenoje anetaret e tjere dhe familjaret e tyre. Ky rregull eshte thyer dhe nese nje rregull thyhet, thyesi denohet me vdekje. Te gjithe ju i keni pranuar keto rregulla kur jeni ulur ne kete tryeze per t'u bere ortake me njeri-tjetrit. Tani Alberto na thuaj cfare ke per te thene. Ishe apo nuk ishe ti ai qe e urdheroi ate atentat? -foli serish autoritar Franko.
-Nese do te isha une s'do te kisha derguar shoferin tim.
-Justifikim i bukur, por ai arsyeshem. - i tha Attikusi ndersa Alberto kishte nxjerre telefonin dhe i kishte telefonuar shoferit te tij.
-Rregulli thot se ai qe i thyen rregullat duhet vrare. - tha ai dhe sapo dera u hap nje krisme arme u degjua. Me nje levizje te rrufeshme dhe me nje shenjester fantastike ai qelloi shoferin e tij ne koke.
-Mendoj se ceshtja u zgjidh me kaq.- tha ai.
-Attikus me dergo ne shtepi te lutem meqe tani mbeta pa shofer. - i foli ai ironik. Franko u mat te kundershtonte, por Attikusi si la hapesire.-Patjeter Alberto!
Vashdon.....
YOU ARE READING
𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧
Short Story-Ti? Njerku im? Bruh! - shfryu e inatosur ajo. -Ta shohim sa do te shfrysh me vone. - i tha ai i besdisur _______ __________ Attikus, me i ftohte se akulli, me pervelues se ferri, me djall se djalli... Ador, dashuria e asaj dite te ftohte dimri, asa...