•33•

1.3K 76 50
                                    

Ishte duke denesur ne dhomen e saj dhe akoma e kishte doren te lagur me gjakun e tij. Njejte si ai nisi te flakte tutje cdo gje qe i dilte para. Tashme ishte lodhur se tepermi. C'ishte ai njeri ashtu? A s'kishte zemer? A ishte robot? Ulet permbys ne krevat ashtu me doren e gjakosur dhe me dhomen e lene ashtu rremuje. Nuk mundej me, tashme cdo gje ishte ne dore te kohes....

***

Kishin kaluar 3 muaj dhe dukej sikur serish i ishte kthyer zymtesia asaj shtepie. Franko kishte ardhur disa here rralle dhe ishte larguar serish pasi e tille ishte puna e tij. Shkolla kishte mbaruar dhe pranvera ja kishte lene vendim veres. Nje vere e ngrohte dhe e merzitshme per te dy. Ndesheshin vetem ne dhomen e ngrenies, shiheshin ne sy, pershendeteshin dhe ai e pyeste nese i duhej dicka.... vetem kaq.... 3 muaj dhe kaq.... 3 muaj nga ajo puthje.

***

Tashme ishte ne muajin e shtate te shtatezanise dhe cdo gje po shkonte me se miri me shtatzanine e saj. Prej kohesh kishte menduar te vinte te Shqiperi. Kishte qene vetem nje here kur ishte e vogel dhe kurre me. Mendoi t'ia kerkonte Attikusin nje gje te tille dhe me kete rast bisedonte pak me gjate me te. Afrohet te zyra e tij dhe behet gati te trokase.

-Baba mos me thuaj qe e ke seriozisht. Une nuk vij ne ballo me nje njeri qe se shpejti do dali nga jeta ime. Nuk kam si te vij dhe t'ua prezantoj ate si gruan time......

Syte serish iu mbushen me lot dhe dora i kishte mbetur ne ajer ashtu sic ishte gati te trokiste.

-Arloo...-ishte ajo qe futet pa trokitur ne zyren e tij.
-A mund te ma presesh nje bilete per ne Shqiperi te lutem. Dua te nisem sonte nese eshte e mundur.

-C'po thua Ador? Eshte ne dijeni Attikusi per kete?- e pyeti ai i habitur.

-Po nga ai po vij. Ai me tha te te them ty sepse ai ishte shume i zene ngaqe tani se afermi ka nje ballo, por une nuk shkoj dot me te prej gjendjes se shtatzanise dhe mendova se pak plazh ne Shqiperi do me bente mire. -i foli ajo e qete dhe bindese duke e bere ate te bindej.

-Atehere jemi ne rregull!- i tha ai dhe hapi kompjuterin per te kontrolluar.
-Fluturimi i rradhes eshte pas 4 oresh. Nese arrin te behesh gati per dy ore mund ta kapesh.

-Ne rregull, prite bileten. Per nje ore nisemi.- i tha dhe u nis drejt dhomes se saj. Beri qe nje dush qetesues dhe mori nje valixhe te vogel. Pas nje ore zbriti poshte dhe u nis me nje nga shoferet pasi edhe Arlo ishte i zene me pune.

Ndodhej ne avion. Pamja qe i ofronte qielli i paster ishte fantastike pasi ishte nate, qielli i paster dhe yjet dukeshim shume qarte. Yjet qe kishin rrethuar Henen.

Nje qetesi e embel pushtoi shpirtin e saj. I dukej sikur ndodhej vetem ajo ke qiell mes yjeve dhe nen shoqerinene Henes.

A thua e ka marr vesh Attikusi qe une u largova, filloi te mendonte ajo me vete.

E nese e ka marre vesh pune e madhe, mendoi serish.

Une linda vetem, vetem ja dola tere keto kohe, tani te kam ty... fliste dhe me duar rrethonte barkun e saj.

C'rendesi kane te tjerat?- mendonte duke veshtuar qiellin i cili filloi te erresohej.

-Te nderuar pasagjere...-u degjua nje ze,- ju lutem te vini rripin e sigurimit. Jemi futur ne token shqiptare, por moti ketu eshte i paqendrueshem, here pas here do kemi turbulenca ajri, por situata eshte nen kontroll. Qendroni te jete dhe udhetim te kendshem.

Sapo piloti ndaloi se foluri u degjua nje tronditje. Filloi te shihte ne dritare dhe pa se sa i erret ishte qielli dhe se sa lart ishin. Filloi te trembej dhe zemra filloi te rrihte shpejt dhe fryna filloi te merrej. Kishte frike, por jo per vete, kishte frike per jeten qe ndodhej brenda saj. Donte te qetesohej, por tronditjet filluan te beheshin me te shpeshta...

***

Ndjeu nje lumturi te papershkueshme kur kembet i preken token dhe falenderoi Zotin qe arriti te vinte shendosh e mire ne atdheut e saj. Ashtu sic i kishte thene Arlo nje shofer po priste aty per ta derguar tek Franko pasi edhe ai ishte ne Shqiperi aty ku po qendronte me se shumti tani.

Edhe pse korrik moti ne Shqiperi ishte skandaloz. Shiu binte me gjyma gje qe ne disa qytete te Shqiperise teka te tilla te motit ishin te herpashershme. Shoferi e pershendeti me miresjellje dhe mori valixhen e saj.

-Zonjushe vila ku qendron zoti Franko ndodhet ne Durres. Normalisht eshte rreth nje ore larg qe ketu, por me kete mot duhet te ecim ngadale shume ngadale qe te mberrijme shendoshe e mire.

-Mjafton qe te mberrijme.- i tha Adori dhe u nisen te ne kete nate te pushtuar nga zymtesia e qiellit... ne kete nate plot mistere.


𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now