Pas nje muaji
Tashme ishte thuajse dy mushje shtazene dhe po ta vije re me kujdes mund t'i dukej barku i rrumbullakosur edhe pse ajo perpiqej ta fshihte duke veshur rroba te gjera. Ajo e kishte marre veten. Ne syte e saj tashme mund te gjeje grimca lumturie. Ne shkolle shkonte per bukuri, dhe puna ne seren e mbushur me lule i dhuronte lumturi dhe qetesi. Nuk kishte pranuar kurrsesi ta linte punen aty. Edhe Attikusi tashme nuk i ngjallte frike dhe ishte mesuar me pranine e tij ne shtepi dhe me bisedat e tyre te shkurtra kur ai e pyeste nese kishte nevoje per ndonje gje. Fale hormoneve ne bashkepunim me nje teke te sajen edhe Lida nuk punonte me aty, por qendronte ne ate shtepi si shoqja e saj me e mire dhe kishte rinisur shkollen, por edhe pse padijeni e saj Lida kishte nisur pune tjeter se i duhej ne fund te fundit.
Jo veten Adorin, por ajo shtatzani kishte ndryshuar edhe Attikusin. Dukej se ne shpirtin e tij kishte nisur pranvera. Nje pranvere e bukur qe kishte ardhur fuqishem, por ngadale duke i leshuar rrenjen sa me thelle te ishte e mundur pasi donte te qendronte per nje kohe te gjate.
Ai ishte bere me i buzeqeshur. Thuajse cdo mengjes zgjohej nga zeri i Adorit me teken e saj te rradhe. Edhe pse ''pavetedije'' i kishte bekuar ato hormone pasi hareja qe kishte pushtuar ate shtepi i dukej dicka teper e bukur dhe s'donte qe te largohej me kurre. Nuk eshte se i interesonte me ajo qe babai i tij i kishte thene. Tani donte vete te kujdesej per te dhe ta shoqeronte kudo.
________________
______________________Isha lodhur teper ne shkolle sot pasi kisha nje ore te veshtire edukimi fizik dhe dukeqenese askush ne shkolle nuk e di per shtatezanine time, nuk mund ta lija ate ore. U shtriva ne krevat teper e lodhur dhe hapa telefonin te shihja ndonje gje. Futem ne instagram dhe shoh story-n e nje shoqeje e cila kishte hedhur nje pjate te shijshme me ananas. Menjehere nisem drej kuzhines pasi nuk mund t'i rezistoja atij nepsi qe me kaploi.
_______
___________Pas nje ore stervitje ne palester isha teper i etur dhe u nisa drejt kuzhines, por per habine time degjoj nje te qare. Shoh qe Adori e veshur me nje bluze te bardhe te gjate dhe te gjere, por pak te tejdukshme gje qe bente te dukej ngjyra e re brenshmeve te saj, ishte ulur mbi tavoline dhe po qante.
-Ador!- e therrita duke mbajtur nje distance fizike me te.
-Ik me ler te qete.- me tha ajo pa e ngritur koken.
-Ndonje gje qe nuk shkon?- e pyeta serish une.
-Dua ananas!- tha si femije dhe u largua.
Pashe qe ne frigorifer nuk kishte ananas dhe u nisa me shpresen se mos gjeja ndonje supermarket hapur. Per fatin tim te mire rreth 500 metra larg shtepise sone gjeta nje supermarket akoma te hapur. Mora ananas dhe pas 30 minutash u nisa drejt dhomes se saj me nje pjate qe mbante ananas te prere ne copa te vogla. Trokita ne deren e saj dhe ajo me tha hyr, por i fola pa u futur brenda sepse s'doja qe ajo te me hidhte serish c'te gjente ne koke.
-Jam Attikusi, a mund te futem?- fola me deren gjysme te hapur.
-Mundesh!- degjova ate dhe u futa brenda.
-Te solla ananas. - i tha dhe fytyra e saj mori nje rreze lumturie.
-Me verte?!- pyeti dhe u nis drejt meje per te marre pjaten e lumtur ndersa une vetem i buzeqesha. Te njejten gje beri edhe ajo. Me buzeqeshi dhe kete here çiltersisht, jo buzeqeshje te shtirur.
Dola nga dhoma e saj dhe u mbeshteta ne dere. Ajo buzeqeshje me kishte ngrohur tere qelizat e mia. C'po ndodhte me mua? Pse nxitoja te beja cdo gje qe donte ajo qe ajo te ndihej e lumtur? Nuk mund ta genjeja veten me per te thene qe po e beja per femijen apo se me mundonte pendimi. Ishte nje ndjenje tjeter dhe une lutesha qe te mos ishte dashuri sepse une s'mund te dashuroja. S'mund ta beja pjese timen nje njeri aq te pafajshem... kaq te embel.... kaq te mire.....
Ishte perhumbur i teri mendime.... ishte.... ishte.... si nje i dashuruar....
Ashtu sic ishte ne dere i mbeshtetur ndjen deren tek hapet dhe po te mks ishte per Adorin qe i vendosi duart tek shpatullat e tij do te kishte rene.
-Ore akoma ketu ti? Cfare ben ketu?-e pyeti ajo dyshuese.
-Emmmm.....mmmm .... asgje.. po kaloja. - tha ai duke u perpjekur te gjente nje justifikim bindes.
-Ehe te besova!- tha ajo ironikisht.
-Emmm ca si teper ke filluar te kujdesesh per mua ti. - i tha serish ajo.
-Sepse ne bark ke femijen tim.- i tha pasi e kishte marre veten.
-Normal, ca mendoj dhe une se mos ka arsye tjeter.- tha kete here neper dhembe dhe u nis drejt kuzhines me pjaten ne duar.
-Ka arsye tjeter engjell. Arsye shume te forte, por qe kurre s'do mund ta marresh vesh.- tha pasi pa qe ajo kishte ikur.
YOU ARE READING
𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧
Short Story-Ti? Njerku im? Bruh! - shfryu e inatosur ajo. -Ta shohim sa do te shfrysh me vone. - i tha ai i besdisur _______ __________ Attikus, me i ftohte se akulli, me pervelues se ferri, me djall se djalli... Ador, dashuria e asaj dite te ftohte dimri, asa...