Kapitulli 1

5.8K 269 356
                                    

Gjumi m'u prish nga disa zhurma në dhomë. Nuk doja të shihja rrotull, më flihej shumë.
Zhurmat vazhdonin të shtoheshin.
Vendosa të zgjohesha. Shtriva krahët mirë e mirë dhe hapa sytë.

Dhe çfarë pashë?!
Një djalë! Një djalë në dhomën time!

-Aaaaaaa! Kush... Kush dreqin je ti? Pse je ne dhomën time?
Dhe më e rëndësishmja: Çfarë dreqin po ndodh?

-Unë jam truproja juaj. Besoj se kjo iu përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja,- tha ai më një zë të ftohtë akull.

-Më fal, në frigorifer të kanë futur që je kaq i ftohtë? Dhe prit prit... Çfarë the ti?!

Ngrita njërën vetull në formë pyetjeje. Ky nuk duhej të ishte duke folur seriozisht, apo jo?!

-Tallesh apo jo?

-Jo zonjushë, aspak.

Bëra një buzëqeshje ironike dhe i kërkova atij të largohej nga dhoma.

Pra baba, kishe arritur deri në atë pikë sa të më vendosje dhe truprojë mbrapa!

***

U vesha dhe po zbrisja nga shkallët. Te dhoma e ndenjies pashë babain i cili po bisedonte me truprojën tim.

-Çfarë eshte e gjithe kjo baba?

Të dy kthyen kokën nga unë.

-Besoj se e kuptove se që tani e tutje ky do të jetë truproja yt.

-Por unë nuk e dua një të tillë. Nuk kam nevojë për të. Di si të mbrohem vetë.

Nga inati, sa vinte dhe e shtoja zërin.

-Është për mbrojtjen tënde.

-Në qoftë se ti do mbrojtjen time, mund ta lësh punen tende te aktrimit dhe kendimit. Ajo dreq fame po e ben gjithe kete, po te vendos gjithe ata armiq nga mbrapa.

-Ato punë na kane sjellë ketu ku jemi tani.

-Më mirë të mos ishim ketu atëherë. Për ato që ben ti duhet të vuaj une. Pastaj më vendos dhe truprojë mbrapa! Sikur të ishte gjëja më normale që ekziston.

-Kujdes me gjërat që thua! Jam babai yt dhe kam cdo të drejtë mbi ty.

-Por nuk ke të drejtë të dalësh mbi dëshirat e mia! Në rregull? Kjo është jeta ime. Mund të bëj çfarë të dua me të.

-Nuk dua të të ndodhë dicka e keqe!

Sa do të flisja, por në atë moment një zile telefoni u dëgjua. Ishte telefoni i babit. Falenderoja atë që telefonoi, sepse përndryshe situata këtu do të bëhej shumë keq.

U largua për te zyra e tij. Si dukej ishte dicka e rëndësishme.

Aq e inatosur sa isha, mund të ktheja shtëpinë përmbys. Ktheva kokën nga truproja im i cili ishte duke më shikuar.

-Çfarë ke që sheh ti? - i thashë më një ton të lartë zëri dhe u ula për të ngrënë mëngjes duke turfulluar.

***

Për momentin ndodhesha te dhoma ime. Duke bërë çfarë?
Duke shikuar muret! Edhe kjo më kishte ngelur pa bërë.

U ngrita dhe fillova te bëja ecejake në dhomë, derisa dikush trokiti në derë.

-Hyr.

Dera u hap dhe brenda hyri truproja im.

-Çfarë ka? A të thashë se nuk dua të më shqetësosh?

-Babai juaj më tha se dëshironte të fliste me ju.

Mora frymë thellë dhe u nisa për te babai me truprojën nga mbrapa.

Nuk ishte nevoja të shqetësohesha duke menduar se çfarë do të më thoshte ai, sepse e dija shumë mirë se do kërkonte falje. Të ishte për mua, nuk i flisja për muaj me radhë, por kur më kërkonte falje, epo, sikur më ikte inati.

Hapa derën.
Ai kishte ulur kokën dhe po shikonte disa dokumenta qe kishte para.

-Për çfarë doje të flisnim? - i thashë unë me zë të ulët, por që ai e dëgjoi shumë qartë.

E hoqi vëmendjen nga ajo që ishte duke bërë dhe shikoi drejt meje.

-Më vjen keq Adea. Nuk doja të sillesha ashtu me ty, - tha ai dhe erdhi tek unë për të më përqafuar.

-Edhe une e teprova pak. Më fal baba.

-Të dua shumë bija ime.

-Edhe unë.

Babai ishte gjithmone personi me i dashur per mua. Ai kishte qenë idhulli im dhe do te vazhdonte te ishte.

Biseduam dhe pak dhe më pas dola të takohesha me shoqet e mia. Shoqe!

Truproja mbrapa! Më acaroi nervat.
Të paktën u ul larg tavolinës sonë kur shkova te lokali.

Edhe vajzave nuk iu rrinte goja rehat.

-Oh, Zot! Sa i bukur!

-Lëre bukurinë, po shikoja trupin moj vajzë! Wow... Mrekulli! - tha një vajzë tjetër.

-Kushedi si do ishte ta kishe në shtrat atë. Qoftë edhe për një natë!

Do cmendesha.
Me sakte keto më kishin cmendur mua. Nuk e kuptoja se si vazhdoja të shoqërohesha akoma me to!

-Merreni. Do isha shumë e lumtur.

Me të mbaruar fjalinë, sytë e tyre ishin mbi mua.

"Hejjjj... Kujdesni se do të më hani me sy", - doja t'iu thoja ashtu po e lashë fare.

-Vërtet?! - tha njëra me sy ëndërrimtarë.

-Sa mirë do të ishte të kaloje kohë me të!

-Më i bukuri që kam takuar!

Zura kokën me duar dhe nje psherëtimë lodhjeje më doli nga buzët.

-Vajza, nuk mendoni se e tepruat pak?

-Mos je gjë xheloze ti?

Rrotullova njëhere sytë dhe i thashë me tallje:

-Me shumë siguri 'po'. Për të lë edhe kokën.

Çfarë t'iu bëja atyre që ishin aq të trasha sa fjalët që i thosha ato i merrnin seriozisht?!

-Sikur ta dija!

-Por pse? Unë e doja atë për vete.

-Edhe unë.

-E dini çfarë? Unë po largohem.

U ngrita nga tavolina dhe shkova te makina.

-Ku do të shkoni tani zonjushë?

-Në shtëpi. Dhe mos më thuaj më zonjushë. Emri im është Adea. Po ta gërmëzoj: A-D-E-A. Kaq.

Ai nuk tha asgjë, thjesht vazhdoi të ngiste makinën.

Në mendje më kaluan disa mendime djallëzore.
Nuk më kishte njohur akoma truproja im.
Do ta shikonte se çfarë do t'i bëja.

Truproja  Where stories live. Discover now