Dhe eshte pikerisht ky momenti kur kupton per ndjenjat e tua kundrejt dikujt tjeter.
Eshte si te shkrihesh kur ndien kontakt me ate person.
Ndjeva duart e tij qe me shtrenguan akoma me shume prane vetes.
Ia vendosa duart perreth qafes duke bere kujdes qe te mos e prekja te prerja qe i shkaktova dhe ia ktheva puthjen.
Ishte dicka e magjishme te ndieja ate te me puthte ngadale.
U shkeputa prej tij dhe mora fryme thelle.
Nje buzeqeshje e vogel i ishte krijuar ne buze.
Vendosi njeren doren ne faqen time dhe duke me perkedhelur lehte, tha me ze te ulet:
-Ti flet shume. Mundeshe thjesht te me puthje.
Buzeqesha lehte.
-Te ngelet vetem qe t'i vendosesh nje emer kesaj qe ndodhi, - tha ai duke me peshperitur prane veshit dhe u largua ngadale per te dale nga dhoma.
Nuk eshte nevoja te mendohem. Cdo gje bertet me te madhe fjalen 'dashuri'. Ne mendjen time vertitet kjo fjale dhe Riani. Dashuria dhe ai.
Dreqin! Une, Dea, me ne fund rashe ne dashuri. Duket e pabesueshme! Per me teper, rashe ne dashuri me Rianin. Eshte thjesht... Si nje enderr.
Shkunda koken per tu kthyer ne realitet, ndonese cdo gje qe ndodhi ishte vete realiteti.
Qesha e lumtur dhe fillova te ecja per te shkuar te dhoma e gjumit, atje ku gjendej Riani.
Hapa deren ngadale dhe pashe ate qe ishte shtrire ne shtrat.
Shkova dhe u shtriva prane tij.
Me mbertheu ne nje perqafim te ngrohte dhe me la nje puthje ne qafe.Buzeqesha dhe u rehatova ne krahet e tij.
Iu afrova prane veshit dhe i peshperita me ze te ulet:
-Dashuri. Kjo eshte dashuri...
***
Hapa syte ngadale dhe buzeqesha kur pashe Rianin prane meje. Vendosa doren ne faqen e tij dhe po ia studioja me vemendje fytyren.Ai levizi pak dhe nuk vonoi shume kur hapi syte.
Shikoi nga une dhe me buzeqeshi lehte.
-Miremengjes Dea.
-Miremengjes.
Me mori ne perqafim dhe mori fryme thelle. Mbylla syte per ta lene veten te lire ne krahet e tij.
Ndjeva ate qe vendosi njeren dore te tijen ne floket e mi dhe po luante me to.
Qesha lehte. Me pelqen kjo ndjenje. Eshte me e bukur sec e kam imagjinuar.
***
Po qendronim te dhoma e ndenjjes. Askush nga ne nuk po fliste. Shkembenim ndonjehere shikime, por pa thene ndonje fjale. Kjo eshte situata e vetme ne te cilen nuk di si te reagoj! Kesaj i druhesha me se tepermi.
Psheretiva dhe ktheva koken nga ai.
-Hhhh....Rian?
-Po? - tha ai kur ktheu koken nga une.
-Lere fare.
Nuk e kuptoj se pse i fola kur nuk dija se cfare dreqin t'i thosha.
Hoqa shikimin nga ai dhe kryqezova duart nervoze.
Cudi! Une qe nuk pushoja se foluri, tani nuk di se cfare te them!
Por sigurisht qe kjo gje nuk mund te zgjase pergjithmone.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...