Ne mendje m'u kujtuan kohet kur pija droge. Ishte koha kur kuptova se mami dhe babi nuk i kishin marredheniet mire dhe mendoja se mami ishte vetevrare per kete arsye. Nuk mund te arsyetoja mire. Droga me dukej si shpetim. Ato ore kur nuk isha e vetedijshme, me dukeshin te cmuara. Derisa erdhi nje kohe kur doktori tha se mund te vdisja ne qofte drogohesha serish dhe se duhej te me nderrohej gjaku.
Qe atehere nuk kam perdorur droge. Jo se nuk do doja te vdisja, por sepse i premtova babit se do jetoja per te. Do jetonim per njeri-tjetrin.
Me pas fillova te dilja shpesh. Kisha nevoje te shryhesha diku, te gjeja nje ngushellim. Dhe alkooli ishte zgjidhja me e mire. Ndonese nuk me pelqente fakti se kur babi gjendej ne shtepi me gjente ne ate gjendje, perseri vazhdoja ne timen.
Pastaj fillova te mos e konsumoja shume. Per t'u dehur, dehesha, por jo shume here.
Dhe ja tani. Nuk me le truproja te bej qejf! Eshte e sigurt se babai i ka thene te mos me lejoje te bej gjera te tilla. E sigurt.
Ktheva koken nga Riani. Ndodhej pak me larg meje dhe po bisedonte me dike ne telefon.
-Po zoteri. Mos u shqetesoni. Ajo eshte mire.
Nuk e kuptoj se pse shqetesohet kaq shume babi per mua aq sa te marri dite per dite ne telefon!
Telefonata mbaroi dhe ai u kthye nga une.
-Cfare tha?
-Pyeti per ty.
-Kaq?
-Duhet te kete ndonje gje tjeter?
Shkunda supet. Piva pijen qe kishte ngelur ne gote dhe u ngrita ne kembe.
-Eja tani, le te kercejme, nuk kam ardhur ketu per te ndenjur ulur. Mos fol. E di qe do thuash jo. Por ne qofte se ti nuk kercen me mua, do kercej me ke te me dali para. Eshte edhe vallezim, nuk eshte aq keq.
Ai deshironte te fliste, por nuk tha asgje. Hodhi syte nga turma e njerezve dhe me pas shikoi nga une.
-Ne rregull.
-Djale i mbare! Sikur nuk po me kundershton shpesh tani. Cfare ndodhi? Cfare te kthej permbys?
-Cfare te duash, rendesi ka te mos merresh me mua.
-E kisha fjalen se cfare te kthej permbys ne jeten tende!
-Pse nuk mund te jesh ndonjehere serioze?
-Pse, mos jemi gje ne ndonje varrim?
Mori fryme thelle.
-Do kercejme sa nuk kam ndryshuar mendje?
-Mire mire, ti nuk te le te besh fare shaka.
E kapa nga dora dhe dolem ne turmen e njerezve te tjere qe ishin duke kercyer.
Vendosa duart ne qafen e tij, ndersa ai i vendosi ngadale ne belin tim.
E pashe ne sy, por shikimi i tij ishte diku tjeter.
Ktheva koken per te shikuar se ku ishte fokusuar.Ishte nje djale qe dukej i dehur. Mbante nje shishe birre ne dore dhe here pas here e kthente ate duke shikuar nga ne.
-Kush eshte ai?
Hoqem shikimin prej tij dhe kryqezuam shikimin tone.
-Nuk e di, por kushdo qofte, nuk duket se ka qellime te mira. Duhet te largohemi.
-Jo, jam mire ketu. Nuk dua te largohem. Ne qofte se do te ndodhe dicka e keqe, atehere le te ndodhe. Nuk me intereson.
-Dea, ketu po flasim per sigurine tende. Une jam...
-Po, e di. Ti je truproja im dhe detyra jote eshte te me mbrosh mua. Nuk dua te mbrohem nga askush. Ne rregull? Me ka ardhur ne maje te hundes kjo gje.
-Cdo gje behet per ty. A nuk shqetesohesh se mund te te ndodhe dicka e keqe?
-Nuk kam pse shqetesohem. Deri tani nuk me ka ndodhur gje, nuk do me ndodhe as ne vazhdim.
-Po sikur te te ndodhe?
-Atehere...Do jesh ti per te me mbrojtur...
Kenga mbaroi dhe u shkeputem nga njeri-tjetri. Kerkova me sy per ate djalin, por nuk e pashe.
-Me duhet te shplaj pak fytyren, do shkoj ne tualet.
-Ne rregull, do te te pres aty prane.
-Nuk eshte nevoja. Mund te presesh ketu.
-Duhet te jem prane teje ne cdo cast.
Nuk fola me teper, e dija se do ishte e kote.
Hyra atje dhe mbylla deren me celes. I hodha uje fytyres dhe me pas lava duart.Kur hapa deren, u ndesha me djalin e njejte qe pak me pare me ishte dukur si i dehur nderkohe qe ai nuk ishte fare.
Me kapi nga dora, por arrita te shkeputesha prej tij.
-Mos e zgjat ne teper. Ose do vish me deshiren tende, ose me menyra te tjera.
Nxorri nje thike te vogel nga brezi i xhinseve dhe e drejtoi ate nga une. U shmanga mbrapa, ndersa ai arriti te me kapte krahun.
-Me lesho!
-Shhhh...
Ndaloi dhe e drejtoi perseri thiken nga une.
-Mos fol nese nuk deshiron te te lendoj.
Perfitova nga rasti dhe e godita ne mes te kembeve. U perkul pak nga dhimbja dhe nje psheretime i doli nga buzet.
Bera te ikja, por me ndaloi me fjalet qe tha.
-Qendro dhe do te te tregoj se kush e vrau nenen tende.
Ndalova menjehere e mpire.
-Thuaje.
-Jo kaq shpejt.
Rimori veten e tij nga dhimbja qe i ishte shkaktuar dhe arriti te qendronte ne kembe.
-Eja ketu.
-Largoje thiken.
E leshoi thiken nga dora duke bere qe ajo te binte fare prane kembeve te tij.
-Tani shtyje drejt meje.
Pohoi me koke dhe beri ate qe i thashe, ndersa une iu afrova prane.
-Mashtrohesh shume lehte.
Qeshi dhe me kapi nga krahet duke bere qe te mos e godisja dot.
Filloi te ecte, por ndaloi kur degjoi nje ze te eger mbrapa.
-Leshoje menjehere ne qofte se nuk do probleme.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...