Te dy dukeshin te shokuar.
Shikova drejt Rianit dhe i buzeqesha embel. Te njejten gje beri edhe ai.
-Ju te dy te dashur?
Kete here ishte Erik, ish i dashuri im.
-Po Erik. Une dhe Riani jemi te lidhur.
Sic dukej asnjerit nga ata te dyve nuk u pelqeu kjo gje.
-Sa kohe ka?
-Rreth dy jave.
Ishim ulur ne tryeze dhe here pas here dikush nga ata pyeste per lidhjen tone.
Sikur ta dinin ata qe ne as nuk duhemi!Riani nuk fliste fare. Me erdhi keq per të, të them te verteten.
Ai meritonte me shume sesa nje vajze si Sara. Ajo nuk ia ka ditur vleren ashtu sic duhet.Te pakten une e vleresoj per ate qe eshte. Epo, rralle here ndodh dhe ajo gje. Rendesi ka qe ndodh.
Pas disa minutash, foli Eriku.
-Mos ma merrni per keq, po ju te dy nuk shkoni bashke. Dua te them, ti Dea ke jeten tende, shoqerine tende, nje menyre jetese krejt te ndryshme prej Rianit. Ai eshte thjesht nje truproje, si mund te rrish me te?
-Pse, mos kujton se kam falenderuar Zotin per kohen qe kam kaluar me ty? Te eshte dukur ndonjehere sikur kemi shkuar shume bashke? Ti nuk e di se c'marredhenie kam une me Rianin. Madje guxoj te them se as aq krahasohet me marredhenien tende dhe te Sares. Tradhtove nje here, mund te tradhtosh serish, ndersa Riani s'ka per te me zhgenjyer kurre.
Doja te qeshja kur pashe fytyren e Erikut, por e mbajta veten.
Riani me veshtroi, me buzeqeshi duke me dhene nje shikim te bute dhe doren ma shtrengoi lehte.Mora fryme thelle dhe vemendja me shkoi te duart e kapura.
Sikur te ishin te kapura per nje arsye te vertete...
Shkunda koken per te hequr nga mendja ate qe mendova dhe psheretiva.
Sara nuk kishte ndermend te qendronte pa folur. Xhelozia e saj po arrinte kulmin.
-Dashurite e medha nuk zgjasin pergjithmone. E dini kete, apo jo?
Riani qeshi ironikisht.
-Me fal, di gje per dashurine ti? Se kam krijuar pershtypjen qe jo.
Qesha nen hunde. Sara me veshtroi me inat, pastaj uli koken ne shenje turpi dhe me nuk iu degjua zeri.
Ndersa Eriku here pas here me hidhte shikime djallezore, por nuk fliste.Sa per Rianin pastaj, as qe kishte ndermend te me leshonte doren.
Eshte e qarte se ai e vuan akoma ndarjen me Saren. Dreqin! Me vjen inat kur mendoj se ai vuan per nje injorante si ajo.
Po ta dija me pare....E gjora Sara.Ju afrova afer Rianit dhe i thashe me ze te ulet:
-Ne qofte se deshiron, mund te ikim, s'kemi pse qendrojme me teper.
-Jo, nuk ka problem, qendrojme.
Pas nje pauze qetesie, Eriku filloi te hapte biseden:
-Rian, apo jo?
-Po.
-Besoj se ti e di se Dea ka qene e dashura ime.
-Po ti e di se Sara ka qene imja?
Fjalet e papritura te Rianit e lane Erikun pa fjale. Ai veshtroi ne mosbesim Saren, pastaj serish syte nga ne e pastaj serish nga Sara, e cila ia kishte ngulur veshtrimin Rianit si t'i thoshte "bravo, s'kishte ku shkonte me mire."
-E vertete eshte kjo, Sara?
Ajo pohoi ngadale me koke dhe syte iu mbushen me lot.
Mosss! Keta dreq lot krokodilesh!
-Pse nuk me ke treguar me pare? - i tha ai me ze te ulet, por dukej shume qarte se ishte i inatosur ne kulm.
Dhe lotet filluan te rridhnin ne faqet e saj. Ne rregull, kaq ishte mjaft. Nuk mund te rri me ketu, perndryshe do tundohem nga mendimi qe t'i bie Sares me grusht ne fytyre.
-Une do shkoj pak ne tualet. Me duhet te qetesohem pak nga gjithe kjo situate e tensionuar.
Riani pohoi ngadale me koke dhe une u ngrita prej karriges.
***
Pashe deren e tualetit qe u hap dhe brenda hyri Eriku.
-Tualeti i meshkujve eshte ne deren tjeter Erik.
Ai me shperfilli fare dhe mbylli deren me celes.
Fshiva duart me nje peshqir te vogel qe gjendej aty afer.
-Mund ta hapesh deren 'te lutem'?
-Po sikur te mos dua?
-Atehere po e ndryshoj ate qe thashe. Hape deren!
-Nuk dua.
-Erik... Mos luaj me mua.
Ai u afrua prane meje dhe me kapi nga beli.
-Mos i kalo limitet. Me lesho menjehere.
Doja ta godisja atje ku nuk shkelqen dielli, por ai u tregua me i shpejte dhe kryqezoi kembet e tij me te miat ne menyre qe te mos levizja.
Filloi te me puthte pergjate qafes, nderkohe qe une perpiqesha ta shtyja.
-Me lesho po te them!
Me shtyu te muri dhe me njeren dore kapi dy duart e mia duke m'i vendosur ato siper kokes, ndersa doren tjeter ma vendosi poshte bluzes.
-Me ka marre malli per ty, Adea. Dua te te ndiej serish.
-Ti ma shpif! Hiqmu qafe!
Doja te levizja duart, por ishte thuajse e pamundur. M'i kishte shtrenguar aq fort, sa filluan te me dhimbnin.
Perpjekjet qe beja ishin te kota.
Mbylla syte e lodhur. Nuk ishte dhe aq e veshtire per te kuptuar se cfare donte te bente.
Lotet filluan te me lagnin faqet dhe me ze te ngjirur fillova t'i lutesha, veprim qe kurre s'kisha menduar se do ta beja.
Cdo lutjeje times, ai i pergjigjej me nje puthje. Po qaja pa ze, ndersa ai qeshte paturpersisht, si te ishte dicka e bukur ajo qe bente.
-Me lesho! Te lu...tem. Me... lesho!
Qeshte teksa me puthte pergjate qafes e deri ne supin tim te zbuluar, qeshte teksa griste bluzen time per ta hedhur ne nje cep te dhomes.
Eriku vazhdonte te me puthte, por ndaloi kur degjoi nje trokitje ne dere dhe me pas zerin e Rianit.
-Dea, je mire?
-Rian, me nd...
Nuk vazhdova te flisja, pasi Eriku me puthi.
Sic dukej Riani e kishte degjuar te bertituren time dhe filloi te shkelmonte deren per te hyre brenda.
Nuk vonoi shume kur dera u hap. Riani hyri brenda si furtune dhe me shpejtesi shkeputi Erikun nga une.
-Si guxon ta prekesh? Si dreqin guxon ta prekesh?! - bertiti i xhindosur per te dyten here.
E shtriu pertoke dhe po grushtonte fytyren e tij. E goditi ne stomak, gje qe beri qe Eriku te leshonte pasthirrma dhimbjeje. Me pas perseri ne fytyre. Buza i doli gjak dhe nje gervishtje iu formua ne fytyre.
Me ze te ulet, Eriku i tha:
-Mos...Te lutem!
Por Riani as qe mori mundimin te ndalonte.
-Keshtu te lutej edhe ajo.
Ne zerin e Rianit dalloheshin shume qarte notat e zemerimit. Vertet qe mund ta vriste ne ate gjendje qe ishte.
U afrova prane tij dhe i thashe akoma duke qare:
-Mjaft Rian, nuk ia vlen te ndysh duart per te.
Ai ndaloi, pa drejt meje dhe u ngrit per te me perqafuar fort.
Per nje moment u ndjeva e sigurt. E sigurt ne krahet e tij.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...