Shkova ne dhome, si gjithmone me Rianin nga pas. Kur ai mbylli deren pas vetes dhe deshi te qendronte ne vendin e tij te perhershem ne pozicion gatishmerie per gjithcka, i shkova pa i thene asnje fjale dhe ia rrethova qafen me duar.
Me veshtroi ne sy serioz, pa shfaqur ndonje shenje habie.
-Nuk lejohet afrimiteti i tepert midis nesh.
Por edhe pas fjaleve qe tha, nuk beri asnje perpjekje per te me larguar.
-Pse?
I lashe nje puthje ne faqe.
-Je e vetedijshme per çka je duke bere?
Vazhdonte te me fliste ftohte, jo ashtu sic une do te doja.
-Shume e vetedijshme madje. Perse habitesh? A nuk duhet t'i plotesosh deshirat e mia?
-Me jep nje deshire konkrete.
-Te kaloj kohe me ty.
-Dhe nuk te mjafton fakti se 24 ore ne dite jam prane teje?
Bera nje psheretime te thelle qe te mbaja larg vetes acarimin. A nuk mundej thjesht te heshtte dhe te beja ate qe doja?
-Shume e thjeshte, jo.
-Deshiron te luash.
Pa me lene kohe t'i ktheja pergjigje, me afroi prane vetes akoma me teper duke bere qe te perplasesha te kraharori i tij.
Ne rregull, kjo nuk ishte pjese e planit.
-Kjo ishte deshira jote, apo jo?
Megjithese nuk e shikoja, arrija ta imagjinoja qeshjen e tij ironike.
Po te largohesha, ai do ta kuptonte. Per te mos thene se ai e kishte kuptuar tashme.
-Ndoshta jo. Tani me lesho.
Bera nje qeshje te shtirur dhe i rashe pak ne krahe per ta levizur.
Nuk me ktheu pergjigje.
-Rian. Me lesho! Je duke me marre frymen.
E vertete ishte. Koka me gjendej te kraharori i tij dhe nga shtrengimi i forte nuk mund te levizja.
Me leshoi. Mora fryme thelle. Ngrita koken per te pare ate, e pavetedijshme per afersine qe kishim. Ishim aq afer sa mund te ndienim frymemarrjen e njeri-tjetrit.
Bera nje hap mbrapa, ndersa ai nje hap para.
-A mund te largohesh?
-A nuk ishe ti qe the se doje te me kishe afer?
-Nuk mund t'i pergjigjesh pyetjes me pyetje Rian!
Beri nje qeshje te vogel dhe u largua.
Ja dhe 'tortura' qe i bera! Me shume po me duket sikur i bera torture vetes!
Shryva e inatosur, ndersa ai me veshtroi cuditshem.
Nuk do ta le me kaq, jo. Ka dhe menyra te tjera hakmarrjeje.Dhe njera prej tyre eshte heqja nga puna.
Ne qofte se ai nuk kujdeset dot per mua, do te hiqet nga puna. Shume mire atehere!
***
Hapa deren e pasme te tualetit dhe dola pa bere zhurme.
Ne shtepi ishte nje qetesi e madhe. Ktheva koken per te pare mos ishte dikush, pa e ditur se para kisha rreth shtate shkalle.Kemba me rreshqiti dhe perfundova ne fund te shkalleve. Isha shtrire, por syte i kisha te hapur.
-Ahhh.... Shkofsh ne djall!
Bera te ngrihesha pa e ditur qe kemba me kishte dale gjak, pasi nje vazo i kishte rene siper.
-Gjak. Zot i madh! Gjak. Do me bjere te fiket!
Ndoshta kam harruar te them se me ze gjaku, gjeja qe e urrej me shume.
-Dea?
Degjova zerin e Rianit. Nuk me kishte pare akoma, por si duket kishte degjuar zhurmen.
-Dreq!
Bera te levizja zvarre. U shtriva ne toke pasi nuk mundesha as te zvarritesha dhe psheretiva nga dhimbja.
-Dea?!
-E pra e, Dea jam! Nuk me sheh? Tani hajde me ndihmo te ngrihem qe ketu!
-Cfare ndodhi? - tha ai duke u afruar prane meje dhe me mori ne krahe.
-Rreshqita.
Hapi deren e dhomes dhe me shtriu ne shtrat.
-Po shkoj te therras doktorin. Qendro ketu.
-Sikur mund te ngrihem!
***
-Rian.
-Po?
-Me sill ushqim. Jam e uritur.
-Sigurisht. Mos ndoshta do qe edhe te te ushqej? - tha ai duke bere ate te qeshuren e tij karakteristike.
-Po deshe, keq qe s'do ishte, - ia ktheva duke rrotulluar syte.
Ai u ngrit dhe dhjete minuta me vone u kthye me nje tabaka ne dore te mbushur me ushqime.
-Faleminderit.
-Ditke te falenderosh?
-Mos me bej te pendohem per ate qe thashe.
U afrua prane meje dhe me ofroi ushqimin.
Duke ngrene po bisedoja dhe me te. I lame anash ato ironite dhe fjalet me kunja. Folem si dy njerez normale.
Por kjo nuk do te thoshte se une do te ndaloja perpjekjet per ta hequr ate nga puna dhe torturat qe do t'i beja.
***
Hodha syte nga ai. Ishte duke fjetur.
Nuk ka faj, ora eshte 4. Nderkohe une po qendroj zgjuar si buf vetem qe te mendoj per rrengjet qe do t'i bej.
-Me vjen keq per ty Rian, ndonjehere behem vertet e keqe.
Kapa kemben me njeren dore per ta levizur, pasi ndieja akoma dhimbje.
-Nje, dy, tre. Ne rregull, jam gati. Aaaaaaaaaaa!
Bertita aq shume sa nuk do te habitesha ne qofte se do te zgjoja dhe ndokend tjeter pervec Rianit.
Pashe ate qe u ngrit menjehere dhe pa drejt meje i shqetesuar duke marre fryme shpejt.
-Cfare ka? Cfare ndodhi?
-Asgje. Thjesht kisha nevoje per te pire pak uje. A mund te me japesh?
-Cfare?!
-Cfare?
-E bere gjithe kete vetem per nje gote uje?!
-Po, po me thahet goja. Leviz tani, shpejt.
Pershkroi floket me duart e tij, mori fryme thelle dhe u ngrit.
-Merre.
-Faleminderit, je shume i sjellshem.
Piva ujin dhe ia dhashe Rianit goten.
U shtriva ne krevat dhe u rehatova mire e mire.
-Tani Rian, naten e mire dhe gjume te embel.
Psheretiu i lodhur dhe u shtri ne krevatin e tij.
Nuk ke pare asgje Rian. Ky eshte vetem fillimi.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...