Kapitulli 37

2.6K 210 233
                                    

Hapa syte akoma e pergjumur. Psheretiva nga dhimbja e kokes.

Pashe perreth dhomes. Mesa mbaj mend, me zuri gjumi te makina e Rianit. Sic dukej ai me kishte sjelle ketu.

Bera te ngrihesha, pa vene re se rreth belit kisha krahun e tij.
U ktheva nga ai per ta pare ate duke fjetur.

Vendosa doren ne floket e tij e po e perkedhelja. Me kishte munguar kjo ndjesi.

Mora fryme thelle. U afrova prane tij dhe iu struka ne kraharor. Mbante arome kaq te mire!
Me shtrengoi fort pas vetes dhe me la nje puthje ne qafe.

Buzeqesha lehte.

***

U ula ne kolltuk dhe degjova zilen e telefonit. Ishte babi. Nuk ndihesha mire per t'iu pergjigjur ne ato momente. E fika telefonin fare dhe mora fryme thelle per te qetesuar veten.

-Si ndihesh sot?

Ktheva koken nga zeri qe degjova.
Ishte Riani.

-Me mire.

M'u afrua ngadale dhe u ul prane meje. Me mori ne perqafim dhe me puthi lehte.

-Do me tregosh se cfare ndodhi?

E pashe ne sy dhe mohova e pasigurt.

-Nuk merzitesh me mua, apo jo?

Buzeqeshi lehte dhe mohoi.

-Je e vetmja me te cilen nuk do te merzitem kurre.

Te degjoja ate teksa thoshte ato fjale, ishte mrekulli. Por me pas, kur mendoja se sa do merzitej kur t'i thosha te verteten, se sa do inatosej, ishte thjesht therese per mua.

Ula koken dhe e perqafova fort.

-Me fal.

Vendosi doren ne floket e mi duke me perkedhelur.

-Nuk ke bere asgje per te kerkuar falje, - tha ai me ze te bute.

Vetem sikur ta dije Rian... Nuk do thoje ashtu.

Psheretiva thelle dhe fillova te qaja pa ze duke i lene lotet te rridhnin ne kemishen e tij te paster.

Me shtrengoi me shume prane trupit te tij per te me qetesuar.

***

Hapa deren e dhomes se Rianit, por ai nuk ishte brenda. Kontrollova edhe ne shtepi. Perseri asgje.

-E ke pare Rianin? -pyeta nje sherbetore qe ishte duke ecur ne korridor.

-Ai doli jashte pak me pare zonjushe.

-Tha gje se ku do shkonte?

-Jo.

Mora telefonin per ta pyetur se ku ishte.
Telefoni i dilte i fikur.

U shtriva ne shtrat e nervozuar. Kisha nevoje per te. Mendova se mund te flisnim. Mund t'ia tregoja gjerat vete, perpara se t'i mesonte nga te tjeret.

***

Degjova zhurmen e nje makine dhe dola jashte.

Ishte Riani.

-Rian, ku ishe? Nuk e ke idene se sa u shqetesova per ty.

U afrova prane tij per ta perqafuar.
Ai nuk tha gje, as nuk levizi as nje centimeter te trupit te tij, te pakten aq sa te me kthente perqafimin, por jo.

U largova nga ai ngadale dhe e pashe ne sy e cuditur.

-Cfare ka ndodhur?

Me shikoi ftohte.

-Hip ne makine.

-Pse?

-Thjesht hip. Kaq.

Hapa deren e makines e cuditur dhe hyra brenda.
Ai hyri ne makine gjithashtu dhe nisi makinen.

Mori fryme thelle per te qetesuar veten.

-Pse Dea? - tha ai duke u perpjekur te qetesohej.

Ktheva koken nga ai.

-Pse per cfare?

I ra timonit fort me dore dhe me shikoi drejt e ne sy.
Kishte nje shprehi vertet te ftohte, por inati i dallohej shume qarte.

-Mos u hiq sikur nuk di gje.

Mora fryme e frikesuar dhe e hoqa shikimin nga ai.

-Te besoja. Te besoja vertet. Ishe personi i vetem qe i besoja me shume se vetes sime, dreqin! Dhe si shperblim cfare marr? Vetem genjeshtra e sekrete nga ti, - tha ai duke ngritur zerin, e me zerin edhe shpejtesine e makines.

-Rian, qetesohu...

Nuk me la te vazhdoja te flisja.

-Si dreqin te qetesohem, si?!

Psheretiva e frikesuar.

-Ndihem i tradhetuar prej teje. Nuk e mendoja kurre se do me mbaje te fshehte pergjigjen qe e kam kerkuar prej vitesh.

-Me fal, - thashe me lotet ne sy.

-Si dreqin pret te te fal kur ti nuk me tregove se prinderit e mi kane vdekur per shkak te babait tend?

Mora fryme thelle dhe fillova te qaja.

-Rian, te lutem!

Ai nuk ma vuri veshin fare. Filloi te ecte akoma me shpejt, gje qe me shkaktoi te dridhura ne trup.

Kapa doren e tij dhe e pashe me sy lutes.

-Rian, ngadalesoje makinen.

Nuk tha asgje.

-Rian...

Vendosa njeren dore ne fytyre per te fshire lotet.

-Mendova se me doje vertet.

-Sigurisht qe te dua! Por... Ngadesoje makinen te lutem! Nuk mund te debatojme ketu, jo ne keto momente.

I shperfilli fjalet qe i thashe.

-Ishe personi i vetem qe kisha Dea.

Ne zerin e tij mund te dalloheshin shume qarte notat e lendimit.
Kjo gje aq me shume me bente qe te ndihesha keq.

Qendrova drejt, pa dashur qe ta shihja ne sy.
Me dukej sikur trupi me kishte ngrire e njekohesisht sikur po plasja nga i nxehti.

Mendte filluan te me merreshin kur shikoja se sa shpejt po leviznim.

-Rian, ngadaleso. Nuk ndihem mire. Te lutem.

Nuk me ktheu pergjigje.

Ktheva koken nga ai dhe iu afrova duke dashur qe te ngadalesoja makinen.

-Dea, largohu, - tha ai duke bertitur.

Por ishte vone.

Cdo gje ndodhi shume shpejt. Nje rreshqitje gomash, humbja e kontrollit te makines dhe me pas asgje. Vetem erresire.

Truproja  Where stories live. Discover now