-Rian, ke fjetur?
Asnje pergjigje.
-E ka zene gjumi derrin! I poshtri! Edhe me tha se do rrinte zgjuar! - thashe me ze te ulet, por nese Riani do te ishte zgjuar, do me kishte degjuar, pasi jemi ne nje shtrat bashke.
Epo, fatkeqesisht ishte vetem nje dhome gjumi. Bera pak lufte me Rianin, sepse nuk vendosnim dot se kush do rrinte ne dhome dhe si perfundim ndenjem te dy.
-Ahh Rian! Si ka mundesi qe iu ke shpetuar ekzekutimeve te mia? Te them te verteten, edhe babi nuk ka arritur t'iu mbijetonte dot atyre. Po gjithsesi, nuk eshte se atij i kam bere ndonje gje te madhe, jo. Vetem njehere per pak sa nuk e rrezova perpara kamerave. Ah, po, edhe atehere kur i thashe te dilte jashte menjehere se po sulmonin shtepine, kur ne te vertete tek oborri po prisnin gazetaret. Mire, kjo ishte qejf, edhe...
Do vazhdoja te flisja me teper po te mos ishte per Rianin qe filloi te qeshte.
U ngrita e trembur, pasi mendoja se ai flinte.
-Dea, je vertete gallate, betohem! - tha ai duke vazhduar te qeshte.
-Mos qesh!
U shtriva perseri ne krevat.
-Pse nuk me ktheve pergjigje kur te fola? Shimpaze dreqi! Edhe fillove te qeshje, ti e di qe trembem kollaj! Po sikur te kisha vdekur une?! Je kaq...gorille ndonjehere!
-A nuk lodhesh duke folur kaq shume?
-Jo. Pse nuk ke fjetur njehere? Pak me pare po me thoshe se ishe duke vdekur per pak gjume!
-E si te flija une kur ti vetem flisje?!
-Ke ndenjur zgjuar per mua? Per te me degjuar? Sa djale i mire qe je! - thashe duke e perqafuar.
-Cfare them une e cfare thua ti!
-Qepe majmun! Me flihet tani.
-Pse nuk e respekton askush gjumin tim, ndersa kur...
-Naten!
-Naten, naten! - tha ai i bezdisur.
Ne fakt nuk me flihej, por isha rehat ne perqafimin e tij. Cuditerisht.
***
-Dea, zgjohu!-Hhhhh...Ik Rian, me ler te fle.
-Dea, zgjohu po te them!
Hapa syte dhe pashe nga ai.
-Cfare ka tani Rian? Cfare do?
-Do te te pyesja se cfare do per dreke.
-Per kete me zgjove?! - thashe une e bezdisur.
-Thuaj fale Zotit qe po te gatuaj!
Tani fol.-Bej cfare te duash.
Hapa krahet mire e mire dhe me pas u ngrita.
Dhe fatkeqesisht u perplasa me deren.
-Cfare dreqin! Aha, dera! Kur ta prish fare edhe kete!
-Po pra, eshte faji i deres qe ti po ecje me sy mbyllur.
I nxorra gjuhen dhe u largova.
***
-Atehere?
-Atehere cfare?
-Asnje kompliment per ushqimin?
-Uaaa Rian, fiks si kuzhinier ke gatuar, bravo, je shume i zoti!
-Ti e di se edhe mund te te kisha helmuar me ushqim, apo jo?
-Por ja qe nuk e bere.
-Atehere une mund te bej dicka tjeter.
***
-Rian, hape deren ose do te te vras!
-E si do me vrasesh qe aty brenda? -tha ai duke ngritur zerin ne menyre qe ta degjoja.
Po, me mbylli ne dhome! Fatkeqesisht nuk kam as celesa per te hapur deren!
Hodha syte perreth dhomes dhe vetem atehere kuptova se aty ishte nje dritare.
-Ahhh, sa bukur!
Hapa dritaren dhe pa veshtiresi zbrita poshte. Ishte kati i pare, prandaj.
Mora nje shkop qe gjendej aty jashte dhe trokita te dera. Do ta shohesh Rian!
Ai hapi deren dhe pa nga une i cuditur.
-Si dole prej dhomes?
Por nuk priti t'i ktheja pergjigje. Menjehere i shkuan syte te shkopi qe kisha ne dore.
-As mos guxo te besh gje me ate shkop Dea!
Ai hyri ne shtepi, nderkohe une po e ndiqja nga mbrapa duke vrapuar.
-Nuk ke nga shkon Rian! Nuk i shpeton dot dores sime! Madje kam edhe dore te rende.
-Dea, mos u sill si femije!
Nuk i ktheva pergjigje, thjesht vazhdova ta ndiqja.
Papritur ai ndaloi. Dhe une cuditerisht.
-Pse ndalove? - thashe une e habitur dhe pothuajse harrova fare ta godisja.
Ai mori fryme thelle dhe psheretiu.
-Po ti pse ndalove?
Pashe drejt tij e inatosur dhe ne momentin qe do ta godisja, ai e mori shkopin prej duarve te mia dhe me afroi prane vetes duke bere qe te perplasesha te kraharori i tij.
E hodhi shkopin tutje dhe vendosi duart ne belin tim.
-Cfare do besh tani?
Buzeqeshi lehte, ndersa une ula koken. Nuk me pelqen kjo afersi.
E kuptoi se u vendosa ne siklet, ndaj me leshoi. Ika menjehere te dhoma e gjumit, mora celesin dhe e mbylla deren kur hyra brenda.U shtriva ne shtrat e tensionuar dhe vendosa duart ne fytyre.
Uffff Rian. Cfare je duke me bere keshtu?!
***
Shkova te dhoma e ndenjies dhe atje gjeta Rianin qe ishte ulur te nje kolltuk.
U afrova prane tij. Ai kishte ulur koken dhe njeren dore e kishte vendosur te floket e tij. Dukej i merzitur.
U ula ne kolltuk, e shqetesuar per te.-Cfare ndodhi? Pse je merzitur?
Ngriti koken dhe buzeqeshi lehte.
-Nuk eshte asgje per t'u shqetesuar. Thjesht jam pak i lodhur.
-Mos ndoshta je semure?
Ia vendosa doren te balli per te pare ne qofte se kishte te nxehte.
-Jo, jam mire.
-Atehere cfare ka ndodhur?
-Sapo u kujtova se sot behen tre vite qe nga ndarja ime me Saren. Por...
Nuk e lashe te vazhdonte te fliste.
Psheretiva e inatosur.
-Mjaft më me Saren. Ajo ishte vertet nje injorante dhe vazhdon te jete akoma. Nuk je ti ai qe ke humbur, eshte ajo. Le qe njehere ajo nuk te meritonte fare ty. Cuditem se si jeni lidhur. Ajo eshte shume e hedhur, ndersa ti je kaq... kaq...
Nuk po gjeja dot nje fjale te pershtatshme kur u takova me syte e tij.
-Ummm... Lere fare. Cfare doje te thoshe ti pak me pare?
Buzeqeshi dhe tha duke me shikuar ne sy:
-Doja te thosha se bera mire qe u ndava me Saren. Me shqeteson fakti se kam humbur kohe me te kur ne fakt eshte dikush tjeter per te cilin ia vlen te humbasesh gjithcka.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...