-Cfare dreqin... Me fal Rian. Nuk doja.
-Nuk ka problem.
Veshtrova poshte dhe ne ate moment kuptova se ishim ne maje te karuselit.
U ktheva menjehere nga Riani dhe e shtrengova fort.
-Cfare ndodhi?
-Te kam thene se i kam pak frike lartesite?
-Atehere pse doje te hipje ketu?
-Per qejf.
Beri nje psheretime te thelle dhe nuk tha asgje.
-Nejse, meqe jemi ketu, flasim pak.
-Ke nje ore qe me thua te flasim dhe nuk po me thua asgje! - tha ai duke pare nga une.
I nxorra gjuhen dhe fillova te flisja:
-Mire pra. Tani dua te te bej nje pyetje. M'u pergjigj sinqerisht!
-Ne rregull.
Ishte teper serioz kur fliste. Te thuash se ajo qe une do t'i thosha ishte serioze!
-Pse je kaq i merzitshem ti?
Shikoi drejt meje i habitur.
-Po ti pse je kaq acaruese?
-Te lutem shume tani. Jam tip shume terheqes keshtu si jam! Jam acaruese, e di. Por me pelqen te jem e tille. Pastaj, te jesh i merzitshem nuk te hyn ne pune fare!
-Se ne fakt ty po te ben shume pune tipi acarues.
-Me shume te se jesh i merzitshem, po.
-Nuk jam i merzitshem!
-Je, por nuk do ta pranosh. Ja, me shiko mua, une e them se jam acaruese. Thuaje dhe ti se je i merzitshem.
-Nuk jam.
-Je.
-Nuk jam.
-Je.
-Nuk jam.
-Mjaft tani! Thuaj 'po' dhe mbaron puna, se perndryshe te hodha nga karuseli.
-Mendo dhe per veten. Me je ngjitur si shushunje. Nuk do te doje te bije bashke me mua, apo jo?
-Lepur!
-Mace!
-Arush!
-Ketrush!
-Miush!
-Majmunke!
-Majmunke?! Une majmunke?!
-Po, - tha ai duke qeshur me fytyren qe kisha bere.
-I poshter! Papagall! Derr! Kale! Shimpaze! Gorille!
-Kujdes, e solle gjithe kopshtin zoologjik ketu.
Shfryva e inatosur dhe kryqezova duart.
Ne ate moment degjuam nje ze nga poshte:
-Na vjen keq per incidentin qe pesoi karuseli. Tani do filloje perseri levizjen.
Pasi zbritem prej tij, u drejtuam te gjuajtesja me pistoleta. Mendoja se do ishte kendshem, por me teper po me shkaterronte nervat nje nga nje.
-Edhe nje here tjeter!
-Dea, a nuk u merzite? E ke bere 5 here deri me tani dhe nuk ke gjuajtur dot asnjehere! - tha ai i bezdisur.
-Nuk te pyet njeri ty! Pastaj, une ose do gjuaj qe te fitoj nje arush, ose nuk kemi per te ikur qe ketu.
-Ma jep te gjuaj une.
-Nuk dua. Do gjuaj vete.
Mora pistoleten dhe me ne fund, qellova ne shenje.
-Juhuu! Tani do te fitoj nje arush! - thashe e entuziasmuar.
Perpara me nxorren nje arush te madh me lekure te bardhe dhe ne disa vende ishte me ngjyre roze.
-Sa i bukur, apo jo Rian? Nuk mendon se ky eshte binjaku yt? Ngjani tmerresisht shume!
-Pyes veten pse nuk te dhane ndonje majmun, do ishit kopje te njeri-tjetrit! - tha ai duke qeshur ironikisht.
Shtrengova nofullat nga inati, por nuk thashe asgje. Fillova te ecja dhe afer pashe dike qe shiste akullore.
-Akullore! Eja ikim atje Rian!
Kapa doren e tij dhe po e terhiqja.
-Pershendetje! Nje akullore me luleshtrydhe, ju lutem! - thashe une duke buzeqeshur.
-Sigurisht!
Kur mbaroi, ma drejtoi akulloren. I dhashe leket, e pershendeta perseri dhe u largova.
-Rian, kur te mbaroj akulloren, dua te shkoj te nje lokal qe ndodhet buze detit. Nuk dua qe ushqimin e darkes ta konsumoj ne shtepi.
Ai pohoi serish, ashtu sic kishte bere gjate gjithe atyre oreve.
***
-Ky eshte vendi i perkryer. Nuk eshte ne ambient te mbyllur, eshte jashte, fare prane detit, - thashe duke bere me shenje te vendi ne te cilin do shkonim.
Shkuam atje dhe porositem ushqimin. Duke ngrene, nje vajze e vogel qe mbante disa trendafila ne dore, afrohet prane nesh.
-Pershendetje, - tha ajo.
Ngrita koken dhe e pershendeta edhe une.
Ajo ktheu koken nga Riani dhe i tha:
-Te dashures sate do t'i shkonte shume ky trendafil i kuq. Merre per te.
I drejtoi nje nga trendafilat qe mbante dhe i buzeqeshi embel.
-E ke keqkuptuar vogelushe. Ajo nuk eshte e dashura ime, - tha ai duke buzeqeshur gjithashtu.
-Vertet? Por ju shkoni shume bashke!
Pashe drejt tij dhe mendova se si do te ishte ne qofte se ai do te ishte i dashuri im. Por kjo gje nuk do te ndodhe kurre. Une dhe ai...Dea dhe Rian. Nuk shkon fare. Ne nuk durojme dot njeri-tjetrin, jo me te jemi te dashur.
-Gjithsesi, une po e vendos trendafilin ne tavoline. Mirupafshim!
Shikova vajzen e vogel teksa largohej dhe me pas pashe drejt trendafilit. Riani e mori, e shikoi per disa sekonda dhe e drejtoi nga une.
Qesha, pa e kuptuar se pse. Edhe ne buzet e tij u vendos nje buzeqeshje.
-Mire, mjaft tani, mos qesh! - thashe pas pak disi e turperuar.
-Pse? Pastaj, a nuk the vete se nuk do qe une te jem serioz?
-Me kete situate mund te jesh.
-Hmmm...Une dhe ti, do te shkonim si cift,- tha ai duke me pare drejt e ne sy.
-Mos flirto me mua Rian.
-Te lajmerova se do ta bej, por ti mos mendo asgje, m'i ler mua te gjitha ne dore.
Qeshi serish dhe me shkeli syrin.
Psheretiva e fillova te haja ushqimin qe me ndodhej para.
Ai po me kthen cdo gje, po luan me mua. Shpresoj qe te mos shkoje me larg kjo gje. Nuk jam shume e pergatitur per situata te reja.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...