Treguar nga këndvështrimi i autores
Makina ndaloi. Xhamat ishin thyer, makina pothuajse ishte deformuar nga goditjet e medha.
E me pas ishin ata. Te dy ishin plagosur si mos me keq. Dea ne qafe kishin te prera te vogla, por teper te thella. Krahu i saj ishte i mbuluar nga gjaku. Nje cope xhami qe i kishte hyre ne trup ia kishte shkaktuar gjithe ate.
E me pas Riani, ai ishte duke e vuajtur akoma me keq. Gjaku i rridhte si lume nga qafa. Kemba i ishte plagosur dhe kishte pesuar tronditje ne gjoks kur ishte perplasur te timoni.Fatkeqesisht, askush nga ata nuk kishte vendosur rrip sigurimi.
Per shkak te sekreteve perfunduan duke lenduar veten e tyre. Sikur te flisnin me njeri-tjetrin, sikur te mos kishin frike, asgje nga keto nuk do kishte ndodhur...
***
Doktoret vraponin me te shpejte drejt salles se operacionit. Duhej te nxitonin. Te dy kishin humbur shume gjak e jeten e kishin ne fije te perit. Nje gabim ose nje vonim i doktoreve dhe jeta e tyre mbaronte. Gjendja ishte shume kritike.
Gjakderdhja veshtire se u pushonte e per me teper pulsi i tyre behej cdo here e me i dobet.
Cdo minute qe kalonte tregonte se koha nuk premtonte aspak. Jeta e tyre po shuhej dalengadale...Kthim në të shkuarën
-Si dreqin guxove? - pyeti ai i inatosur teksa e kapi te jaka e kemishes burrin qe ndodhej para.
-Ajo e meritonte. I thashe te vinte me mua. Nuk pranoi. Ky madje ishte nje fund i embel per te, - tha ai duke ngritur zerin e u shkeput nga ai mashkull.
-Me vrave gruan! Nuk mendove aspak per vajzen time. Ajo tashme do te rritet pa nene.
U ul ne toke i lodhur e duke menduar per vajzen e tij te vogel.
Ngriti koken per te pare te ashtuquajturin shokun e tij. Pa u menduar dy here, u ngrit dhe nxorri armen nga brezi i xhinseve per ta goditur fiks ne zemer.U shtri ne toke i vdekur. Gjaku filloi te perhapej gjithandej. Te thoshte se u pendua qe e vrau, do ishte genjeshter. Mendoi se gjaku lahej me gjak. Por gjeja e vetme qe nuk mendoi, ishte se djali i personit qe vdiq, do te ngelej jetim e pa njeri kur e ema e tij te vdiste ne nje aksident rrugor per shkak te shpejtesise se madhe...
E tashmja
Infermieret filluan te nxitonin neper hollet e gjata e te ndricuara te spitalit te ftohte.
Te gjithe e kishin kuptuar per gjendjen e dy te rinjve.
Si te mos mjaftonte kjo, ngjarjen qe kishte ndodhur, e kishte kuptuar edhe shtypi.
Kudo qe hapje per te shikuar lajmet e fundit, thuhej per aksidentin e vajzes se miliarderit me te madh te vendit.
Mendimet e tyre ishin nga me te ndryshmet e pothuajse asgje nuk ishte e vertete.
'Adea Woodley ka pesuar nje aksident te tmerrshem me truprojen e saj. Mendojme se kjo gje ka ndodhur, pasi shoferi ishte i dehur. Makina e tyre humbi kontrollin dhe per pak sa nuk ra ne nje humnere. Te dy ata kane marre demtime serioze, madje njerezit kane filluar te thone se truproja ka vdekur. Ndoshta kjo eshte e verteta. Per me teper informacione do te bisedojme me Nik Woodley, te atin e saj.'
Babai i saj u shfaq ne spital dhe hyri brenda i alarmuar. Ishte kthyer menjehere sapo kishte mesuar se cfare kishte ndodhur. Po qendronte perballe deres se salles se operacionit duke dashur te dinte se si ishte vajza e tij e vetme.
Mallkonte ditet kur nuk ia kishte treguar Deas se verteten. Mallkonte diten kur e kishte pranuar Rianin si truprojen e saj edhe duke e ditur se gjerat do te nderlikoheshin. Por me se shumti, mallkonte diten kur beri gabimin me te madh te tij, kur vrau te ardhmen e sigurt per nje djale 12 vjecar, kur keputi shpresat e tij egersisht, kur e la ate jetim.
Nje veprim i nxituar shkaktoi gjithe ato fatkeqesi. Sikur ta kishte menduar dy here te gjithe ngjarjen, nuk do ndihej aq i pashprese sa ne ato momente.
Me cdo sekonde qe kalonte, tensioni rritej e shume gjera perkeqesoheshin.
Me ne fund doktori doli nga salla e mallkuar.
U afrua prane tij dhe menjehere e pyeti:-Si jane ata te dy?
Doktori hezitoi para se te pergjigjej.
-Jane te dy ne gjendje kritike. Nuk jemi te sigurt ne qofte se do t'ia dalin te jetojne. Me vjen keq.
U largua pa thene asnje fjale me teper.
Nderkohe ai u ul ne stolin e bardhe qe ndodhej prane tij.
Syte iu mbushen me lot. Do te donte qe gjithcka te ishte ndryshe.
Ndihej fajtor per te gjitha. Si fillim, vajza e tij kishte rene ne dashuri me Rianin, me personin qe nuk duhej te dashurohej kurre...Kthim në të shkuarën
Ne dhome degjoheshin vetem te bertitura. Ishte i inatosur, me teper se i inatosur. Nuk e kishte menduar kurre se gruaja e tij mund ta tradhtonte me shokun e tij te ngushte.
Nuk mundej ta besonte akoma.-Sa kohe ka qe shkoni bashke? - tha ai me ze te ulet duke u perpjekur te qetesonte veten.
Nuk donte qe vajza e tyre te degjonte ate bisede.
-14 vite, - tha ajo duke iu dridhur zeri.
E veshtroi drejt e ne sy. Pervec inatit ndiente e nje dhimbje te madhe ne shpirt.
-A nuk mendove per Dean? Per vajzen tone?
Ajo nuk fliste. Fshinte lotet e koken e mbante ulur.
-Ishte gabim...e di... Por une...kam menduar gjithmone per vajzen time...
E shikoi duke mos iu besuar vesheve.
-Ke menduar per vajzen tende?! Duke bere cfare? Duke shkuar ne shtrat me meshkuj te tjere?
-Mos Nik...Qetesohu.
-Ai...Ai ka nje djale. Mos ndoshta ti dhe ai...
Por nuk arriti te fliste me teper kur degjoi nje trokitje te lehte ne dere dhe brenda hyri vajza e tij duke qeshur embelsisht. E me pas as te nesermen nuk pati kohe te fliste. Ajo kishte vdekur...
Po sikur... Po sikur Riani te ishte vellai i Deas?
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...