Kapitulli 6

3K 242 276
                                    

Filloi te ecte drejt zyres se tij, ndersa une e ndiqja nga mbrapa.

Hapi deren dhe me beri me shenje te ulesha te nje nga kolltuket qe ndodheshin atje.

-Ma shpjego mire tani cfare ndodhi.

-Nuk me pelqen te qendroj ne shtepi per nje kohe te gjate, ti e di kete!

-Pra per ty dy dite jane shume.

Pohova me koke dhe ai buzeqeshi lehte.

-Dea, ti e sheh dhe vete se po na hapen probleme. Nuk mendon se eshte cmenduri te besh teka kur behet fjale per jeten tende?

Shfryva serish dhe perplasa kembet sic beja kur isha femije. E dija se po e teproja, por pse me pelqente te beja gjera qe supozohej te mos i beja?

-Neser duhet te largohem.

-Filmi tjeter, apo jo?

Ai pohoi, ndersa une psheretiva e merzitur.

Asnjehere nuk i kam pare filmat ku im ate merr pjese. E kam te veshtire ta shoh me femra qe nuk jane ime më.

-Kur do nisesh? Kam kohe te te shoh?

-Jo, do nisem heret. E di se do jesh duke fjetur.

-Uroj qe provat te te shkojne mire. Dhe mos u vono shume, do te te pres.

Iu afrova dhe i lashe nje puthje ne faqe, me pas u largova per te dhoma ime.

***

-As edhe nje falenderim?!

-Per cfare?

-Si per cfare? Te mbrojta pak me pare! Nuk e quan gje te mire kete ti?

-Jo, thjesht tregove te verteten.

E pashe vengert. Pse nuk mund te ma bente njeri qejfin duke thene ate qe une doja?

-Do te doja te kisha genjyer. Ti nuk e meriton miresine time.

E indinjuar, fillova te kuptoja se me mire ishin truprojat e tjerë qe nuk flisnin fare sesa Riani, i cili me acaronte me cdo fjale te mundshme.

-E rendesishme eshte qe tani gjendesh ketu. S'do ishte gje e kendshme sikur te kuptoje se pija qe more kishte droge brenda. E mendon se cfare mund te ishe duke bere tani?

Mora fryme thelle duke u perpjekur te mos e shfaqja inatin, por goja e tij nuk donte te pushonte se foluri.

-T'u skuqen faqet.

-Mos fol me, ose ne te kundert do perfundosh keq, - thashe me ze te ulet duke theksuar cdo fjale.

I ndieja faqet e skuqura. Gjithmone keshtu me behen kur jam e inatosur. E urrej kete fakt, fytyra me ngjan si spec.

U shtriva ne shtrat dhe mbulova fytyren me duar duke marre fryme shpejt. Si ta dija se ai serish do thoshte dicka, i parapriva me nxitim.

-Mos guxo te flasesh, perndryshe do t'i them babit te te heqe nga puna!

-Per tekat e tua?

Nuk thashe asgje. Ndoshta dhe ai nuk fliste po te mos i flisja une. Dhe ashtu rezultoi.

Qetesova veten dhe atehere kuptova se po mbaja akoma veshur fustanin.

Ktheva koken nga Riani, i cili po qendronte i mbeshtetur te dera dhe kushedi se ne cilat vise udhetonte mendja e tij.

Hyra ne tualet dhe ne duar mbaja veshjet e gjumit. Me ate rast bera edhe nje dush te ngrohte qe e lashe te vazhdonte per dy ore.

Kur dola nga tualeti, dhomen e gjeta bosh. Ndoshta Riani ishte larguar per te folur me ndokend. Perfitova prej asaj qetesie. U shtriva ne krevat dhe hyra ne nje gjume te thelle.

***

Sa shume po me pelqente endrra qe po shikoja. Me te bukur nuk kisha pare ndonjehere! Isha duke e grushtuar fytyren e Rianit pa ndaluar, ndonese ai me lutej qe te largohesha. Dhe ato lutje ishin kenaqesi per mua. E pavetedijshme sic isha, nuk e kisha kuptuar se isha duke qeshur dhe ne te vertete.

Po te mos ishte per zhurmat qe bente Riani, endrra do kishte vazhduar dhe une do isha akoma duke qeshur.

U ngrita duke ferkuar syte dhe me pas pashe ate me inat. Ishte duke bere zhurme vetem qe te me zgjonte.

-U zgjove. Fillova te shqetesohesha mos ndoshta po pesoje ndonje crregullim mendor.

-E di cfare? Po shihja nje enderr aq te bukur, sa nuk e ke idene sa do doja ta beja realitet tani. Ndaj mos me ngacmo me teper, nuk e di ti se cfare jam e afte te bej.

I bera me shenje te mos fliste me. Ashtu pergjumesh sic isha, u shtriva serish per te fjetur.

***
Shkova te tavolina ku qendronin te gjithe truprojat per te ngrene mengjes, pasi nuk doja te haja vetem. Mengjes ne oren 12! Nuk ishte faji im, fjeta teper vone.

Sa me pane, u ngriten te gjithe ne shenje respekti, njejte sic bejne perballe tim ati. Iu bera me dore te uleshin serish dhe u ktheva nga Riani. Kur u ula prane tij, fillova t'i flisja me te ulet qe te mos degjonin te tjeret.

-I sheh? Ngrihen prej respektit, ndersa ti edhe ne te folur me trajton si femije.

-Nuk jam si gjithe te tjeret zonjushe, - tha ai duke me pare ne menyre hokatare.

Nuk na qenka si te tjeret zoteria! Me kenaqi!

Fillova te haja ushqimin qe gjendej para duke menduar per torturat qe mund t'i beja. Por ndryshe nga torturat e tjera, kjo do te jete nje torture 'e embel'.

Truproja  Where stories live. Discover now