Pas nje muaji.
-Babi! - shkova tek ai dhe e perqafova fort.
Me ne fund filmi i tij kishte mbaruar me sukses dhe ishte koha qe te kthehej.
-Me kishte marre malli per ty bija ime!
-Edhe mua.
U shkeputa nga ai dhe filluam te ecnim per te dhoma e ndenjies.
-Si shkon me Rianin? Eshte duke shkuar gjithcka mire?
"Mire, me flirtimet sidomos, shkelqyeshem!"
-Mire, jo keq.
U ulem ne tryeze. Ushqimet filluan te shtroheshin.
-Teo, thuaji dhe Rianit te vije ne tryeze me ne.
-Ne rregull zoteri.
Teo eshte krahu i djathte i babit, si dhe truproja e tij. Merren vesh mire me njeri-tjetrin.
Dhe meqe ra fjala te Riani, nuk besoja se do ta kishte seriozisht kur tha se do flirtonte me mua. Megjithate, ne pergjithesi kemi shkuar 'mire'.
Ata te dy erdhen dhe Riani u ul te karrigia prane meje.
Babi filloi te fliste:
-Dea tha se je kujdesur mire per te, Rian, nuk ka ankesa kundrejt teje. Nuk e prisja kete gje te them te verteten.
I dha nje buzeqeshje babit dhe me pas ktheu koken nga une.
Tunda koken si per t'i thene : 'Te ma dish per nder kete qe te bera!'
Dhe ai cfare beri?! Me dha nje te qeshur djallezore dhe vendosi doren e tij ne kofshen time!
Ktheva koken drejt tij e habitur dhe e acaruar ne te njejten kohe.
I bera me shenje te hiqte doren. Ai thjesht vazhdoi te hante ushqimin i qete.
E godita lehte ne krah sa per t'ia terhequr vemendjen.
Ai, per inatin tim, filloi ta levizte doren nje here poshte e nje here lart duke e shtrenguar disa here.
Shfryva e inatosur. Nuk kisha cfare dreqin te beja!
Aty ne tavoline me kapi syri nje pirun.
E mora fshehurazi ate dhe fillova te cukisja doren e Rianit.Vetem atehere ktheu koken nga une.
E godita pak me fort se heret e tjera dhe me ne fund e hoqi doren nga kofsha ime.
Vendosa nje buzeqeshje fitimtare ne fytyre dhe fillova te haja ushqimin.
***
-Cfare dreqin thoshte ajo mendja jote pak me pare qe me vendose doren ne kofshe si pa gje te keqe dhe per me teper edhe ne prani te babit?!
Ishim te dhoma ime dhe vetem atje mund te flisja pa u shqetesuar se dikush mund te me degjonte.
-Ishte nje shenje falenderimi per ate qe bere, - tha ai ironikisht.
-Ne qofte se falenderimet e tua jane ne kete menyre, atehere me mire te mos me falenderosh. Te kam thene njemije here te mos flirtosh me mua.
-Me duket se e harrove paktin qe ne beme.
Ahhh, dreq... Ai pakt...
***
-Rian, mos guxo te me ngacmosh perseri!-Por une nuk jam duke te ngacmuar! - tha ai i habitur.
-Une per vete ngacmim i quaj ato shikimet e tua!
Buzeqeshi lehte dhe tha:
-Keto nuk jane ngacmime.
-Atehere ky eshte flirt! Dhe une nuk dua qe ti te flirtosh me mua!
-E di cfare? Le ta bejme keshtu. Ose do te te kthej nje nga nje ato rrengjet qe me ke bere mua, ose vetem do te flirtoj me ty. Zgjedhja eshte jotja.
-Je duke me detyruar te zgjedh dicka te pamundur!
-Mendohu Dea...Ke dhe kater minuta kohe. Ne qofte se brenda kesaj kohe nuk zgjedh asgje, atehere une do t'i vendos ne veprim te dyja, me ose pa deshiren tende.
Shfryva e inatosur.
Nuk eshte ne favorin tim qe ai te me ngacmoje mua, por as qe ai te flirtoje. Por me mire kjo e dyta. Fundja fundit, flirtime jane, asgje me teper. Do kalojne disa dite dhe ai do te harroje. Po, opsioni i dyte eshte i duhuri.
-Zgjodha flirtimet.
-Bukur, nuk jam kunder.
-Tani fillon loja e vertete!
***
Ja pra, ky ishte pakti qe beme ne te dy!Tani mund te them me plot goje se u pendova per zgjedhjen qe bera.
-Ne rregull, si te duash vazhdo. Por mesa duket te pakti qe beme, nuk thuhej se une nuk mund te te ngacmoj, apo jo?
-Por ti premtove se nuk do me ngacmoje!
-Por une te thashe se ai premtim do thyhej.
-Ne rregull, ne rregull. Bej cfare te duash. Sa me shume te me ngacmosh ti, aq me shume do flirtoj une me ty.
Nuk thashe asgje, thjesht u shtriva ne krevat duke menduar per ato qe mund t'i beja Rianit.
Cfare t'i beja?
Hmmm... E gjeta!
U ngrita nga shtrati dhe u afrova te dritarja. Mora nje xhakete qe e kisha aty prane dhe e hodha pa me vene re Riani.
-Rian... Me ra xhaketa aty poshte. A mund te zbresesh dhe ta marresh? Te lutem!
-Ne rregull, - tha ai dhe doli nga dhoma.
Shkova menjehere ne tualet dhe mora nje kove te madhe te cilen e mbusha me uje.
E terhoqa deri te dritarja dhe hodha syte jashte per te pare ne qofte se ai kishte dale.
Ne ate moment ai u shfaq dhe u afrua per te marre xhaketen.
Nxitova per te ngritur koven dhe ia derdha te gjithe ujin siper.
Qendroi disa minuta pa levizur dhe ngriti koken per te me pare me nje shikim vrases.
-E bere edhe kete Dea?
-Jo, eshte thjesht iluzioni yt. Ahh... Dhe mos harro xhaketen kur te kthehesh.
Vendosa koven te vendi i duhur dhe po beja ecejake duke pritur per Rianin.
Degjova hapa te afroheshin dhe pastaj deren te hapej.
Riani hyri brenda. Fillova te qeshja aq shume me pamjen e tij, ndersa ai thjesht me shikonte dhe si dukej po mendonte dicka.
-Thashe te te beja nje dush, nuk doja te lodheshe.
-Vertet? Pse nuk vjen te bejme nje dush se bashku? Nje dush te vertete e kam fjalen.
Buzeqeshi djallezisht dhe nga ajo qe mendova faqet m'u skuqen pak.
-As mos e mendo dicka te tille.
-Ja qe e mendova. Dhe ti cfare do besh? - tha ai per te me provokuar.
-Cfare do te bej une he? Do ta shohesh ti se cfare do te bej. Por jo tani, ka kohe sa te duash, aq sa te mendoj mijera gjera. Vetem prit Rian, vetem prit!
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...