Kapitulli 16

2.7K 225 236
                                    

Dreqin! Si e lejova veten time ta puthja ate?! Rianin!

Vendosa njeren dore para fytyres dhe mund te them se e harrova fare faktin qe Riani e kishte akoma doren te kofsha ime.

Psheretiva thelle. E si mund ta shoh une ate qe tani e tutje? Marredheniet tona nuk do jene njesoj. Sepse nuk ka 'shoke' qe puthen dreqin!

-Cfare ndodhi?

-Huh? Cfare...cfare ndodhi? Asgje, asgje.

Ktheva koken nga ana e kundert e tij dhe mora fryme thelle. Nuk duhej te kishte ndodhur ajo gje. Nuk duhej. Pse duhej te dehesha aq shume?!

Nuk e kuptoj se pse e bera ate gje. Me perpara, edhe kur jam dehur shume, nuk kam perfunduar duke puthur ndonje mashkull.

-Arritem.

Nga mendimet me nderpreu Riani dhe pasi ai foli, menjehere hapa deren dhe dola jashte.

Ai nxitoi dhe erdhi prane meje.

-Cfare ndodhi Dea? Po sillesh cuditshem.

Nuk i fola, thjesht nxitova per te shkuar te dhoma e babit dhe Rianit i thashe te qendronte jashte.

-Po Dea? Cfare deshiron?

-Nuk dua te qendroj më me Rianin ne dhome.

-Pse? Te ka bere dicka? Te ka bezdisur?

-Jo, asnjera nga ato. Thjesht kam nevoje te qendroj vetem.

-Epo, si te deshirosh. Por ai duhet te qendroje te dhoma ngjitur ne rast se te ndodh dicka.

-Ne rregull, nuk eshte keq. Po iki tani.

Hapa deren dhe u ndesha me Rianin qe po qendronte pak larg deres.

-Rian...

-Nuk eshte nevoja te flasesh, e degjova biseden tuaj. E kishe lene deren pak te hapur. Gjithsesi, tani po shkoj te marr gjerat e mia nga dhoma jote.

-Do beje mire.

***

Shikova ate teksa ikte drejt dhomes se tij dhe psheretiva.

Hyra te dhoma ime dhe u shtriva ne shtrat.

Po tani cfare dreqin do te bej? Te pakten kur ishte Riani, e ngacmoja ate dhe kalonte disi koha.

Por keshtu eshte me mire, mendoj...

***

Mengjesi nuk ishte si heret e tjera. Nuk u zgjova nga zhurma ne dhome ose nga flirtimet e Rianit.

Te them te verteten, isha mesuar me te, me ngacmimet e tij.
Por do te mesohem dhe me mungesen e tij gjithashtu.

***

Duke ngrene mengjesin, kete here mengjesin e vertete, jo dreken, degjoj zilen e telefonit tim.

E mora dhe lexova ne te 'Klea'.

Edhe kjo me duhej tani! 'Shoqja' ime plastike, mendjemadhe dhe llastice qe me vjen pas mendjes vetem per leket qe kam.

-Po Klea?

-Dea, sonte ne darke do te shkojme ne disko me vajzat e tjera dhe me disa nga te dashurit e tyre. Deshiron te vish?

-Ummm, do mendohem. Nuk jam e sigurt.

-Me dergo mesazh kur te vendosesh, mire?

-Sigurisht.

E mbylla telefonin dhe fillova te haja perseri ushqimin.

E pse te shkoj ne disko? Apo qe te dehem dhe te puth perseri Rianin? Me mire do te jete ne qofte se nuk shkoj.

-Do dalesh me shoqerine Dea? - pyeti babi.

-Ato do dalin, por nuk eshte se kam shume qejf t'i shoqeroj.

-Dil nese deshiron. Por sigurisht qe do te kesh Rianin me vete, si cdo here.

-Do ta mendoj.

U ngrita nga tryeza dhe u drejtova te dhoma e ndenjies. Nga dritaret e dhomes, kuptova se jashte po binte shi.
Vendosa te shkoja te kopshti, pa u shqetesuar se shiu do te me lagte.
U ula te nje stol qe gjendej atje dhe mbylla syte duke i falur vetes nje moment qetesie.

Ndjeva dike qe u ul prane meje dhe hapa syte per te pare ate person. Ishte Riani.
Ishte nje gjendje qetesie, derisa ai vendosi te fliste.

-Nuk eshte nevoja te ndihesh keq per puthjen qe më dhe, Dea. Ishe e dehur, e pavetedijshme per veprimet qe beje.

-Dhe kush eshte ai person i dehur qe shkon e puth truprojen? - thashe une duke pare drejt tij.

-Cdokush mund te jete. Mendja nuk logjikon ne ato momente.

-Ti nuk e kupton. Une te putha ty! As qe e ke idene se sa idiote e ndiej veten kur kujtoj ate moment!

-Pse me ben te perseris serish fjalet qe thashe? - me ngushelloi me ato fjale dhe me nje gjysme buzeqeshje.

-Vertet nuk ka problem per ty? Qe te putha?

-Jo.

-Mendova se...

-Cfare? - tha ai pasi une nuk po flisja.

-Se do me urreje. Ose ku ta di une, ndoshta do mendoje se jam shume mendjelehte, femije, e llastuar dhe nje liste...

-Je femije nese vazhdon mendon ne kete lloj menyre.

Buzeqesha lehte.

-Pra, jemi prape miq? Apo jo?

-Sigurisht.

Asnje nga ne nuk foli me teper. Qendronim ulur dhe ndienim teksa shiu na lagte.

Pas nje kohe qetesie, vendosa te flisja.

-Ne fillim mendova t'i thosha babit te te hiqte nga puna per shkak te asaj qe ndodhi. Por sigurisht qe nuk do t'i thosha se une te putha. Akoma nuk e besoj se te kam puthur!

-Po e ben te madhe Dea! Nje puthje ishte fundja-fundit.

-Po, per ty ishte thjesht nje puthje, ndersa per mua jo. Ishte veprimi me idiot qe kam bere ndonjehere!

-Jo.

-Jo? Cfare do te thuash me 'jo'?

-Dua te them se ke bere idiotesira me te medha se vetem nje puthje.

-Si per shembull?

-Te gjitha ato qe me ke bere, ndoshta?

-Por ato nuk ishin asgje fare! Me vone do ta shohesh idiotesirat e verteta.

-Do vazhdosh akoma? - tha ai gjasme i bezdisur.

-Sigurisht, cfare kujtove ti? Se nuk jemi ne nje dhome bashke, nuk do te thote se nuk do te te ngacmoj!

-Kjo vlen gjithashtu dhe per ty. Se nuk jemi ne nje dhome bashke, nuk do te thote se nuk do te flirtoj me ty perseri!

-Ne rregull atehere. Te shohim se kush do te fitoje nga kjo loje Rian. Nuk mund te kete dy fitues ose dy humbes. Njeri do te dale jashte loje dhe kam nje parandjenje se kjo nuk eshte shume larg.

Truproja  Where stories live. Discover now