U zgjova me nje dhimbje te tmerrshme koke. Leshova nje psheretime dhimbjeje dhe u ngrita ngadale per te shkuar ne tualet.
Perpiqesha te kujtoja sado pak ngjarjet qe ndodhen mbremjen e kaluar, por nuk mundesha.
Kur dola prej tualetit, gjeta Rianin ne dhome.
-Miremengjes, - i thashe atij dhe shkova te kerkoja per ndonje ilac kunder dhimbjes.
Ai nuk m'u pergjigj, megjithate nuk i kushtova shume rendesi: s'ishte hera e pare qe ndodhte kjo gje.
Mora nje gote me uje per ta shoqeruar ilacin dhe me pas pashe drejt tij.
-Cfare ndodhi mbreme? Nuk mbaj mend asgje.
-Mbreme?
Heshti dhe nje buzeqeshje e vogel iu shfaq ne buze.
-Po, mbreme?
I bera me nje shenje te vazhdonte dhe ai filloi te fliste.
-Asgje e rendesishme. U dehe. Me pas u larguam. Kaq.
-Guxon dhe me genjen, i mjeri ti!
-Dhe pse mendon se po te genjej?
-Ja pra, kjo buzeqeshja jote! Sikur kam bere dicka!
Shkundi koken dhe qeshi perseri.
-Cfare mendon se mund te kesh bere? - tha ai duke m'u afruar.
-Une...Nuk e di pra. Prandaj te pyeta.
E shtyva tutje dhe hapa deren per te dale jashte.
-Ku do shkosh?
-Do ha mengjes.
-Dreke, - me korrigjoi duke me ardhur pas.
-Sa eshte ora?
-Gati-gati dy.
-Cfareeee?! Kaq shume kam fjetur?!
-Perse habitesh? S'eshte hera jote e pare qe zgjohesh ne dreke.
-Nuk eshte hera ime e pare, por heret e tjera zgjohesha ne 12!
-Sa ndryshim i madh, - shtoi duke rrotulluar syte.
***
-Si kalove mbreme Dea? - pyeti babi.-Shume mire. U ula diku me Rianin, mora dicka te lehte per te pire, - genjeva qe te mos e shqetesoja, s'kisha deshire qe te me shihte me syte e serte.
Babi filloi te bisedonte me truprojen e tij, ndersa une mbarova ushqimin dhe u ngrita nga tavolina.
Duke ecur, me nderpreu babi.
-Dea, eja pak ketu.
Shkova tek ai dhe ai filloi te fliste:
-Sot jemi te detyruar te dalim para kamerave. Duhet te vish dhe ti.
-Pse? Nuk dua te vij!
-Nuk po te marr me deshiren time. Kompania ime e aktrimit donte qe te jepja nje fjalim te shkurter dhe deshen te te kisha me vete.
-Ufff...Ne cfare ore?
-Ne oren gjashte.
-Mire, mire! - pranova si ata femijet e deshtuar. -Rian, eja pak me mua.
Ai u ngrit dhe po me ndiqte. I kerkova te dilnim diku per te blere nje fustan. Pranoi. Gjysme ore me vone, ndoheshim jashte. Pastaj nuk e di se sa ore kaluan, por di vetem se durimi i Rianit po arrinte fundin.
-E zgjodhe se ke fustan do te marresh?
-Jo, akoma jo. Do provoj njehere kete me ngjyre te kuqe dhe kete tjetrin me ngjyre te zeze. Ne qofte se nuk me pelqejne, do provoj ate ne ngjyre vishnje.
Shfryu i lodhur.
-Ke provuar mbi dhjete fustane deri tani! Pastaj, ora eshte kater e njezet minuta Dea. Nuk besoj se do te te dale koha ne qofte se vonohesh kaq.
-Ne rregull, ne rregull! Do mundohem te zgjedh sa me shpejt.
Shkova te dhoma e nderrimit dhe provova fustanin e kuq.
-Jo, ky nuk me pelqen.
E hoqa dhe provova fustanin tjeter.
-Dea? A zgjodhe se ke fustan do mbash?
-Po, tani prit dy minuta sa te nderrohem.
Degjova ate qe tha me ze te ulet: "Fale Zotit" dhe buzeqesha lehte.
U nderrova dhe hapa deren.
-Nuk u vonova shume, apo jo?
-Jo, tani do te ikim?
-Po, ikim.
***
Bera nje makiazh te lehte dhe isha gati.
-Si dukem? - pyeta Rianin pasi ai hyri ne dhome, disi ne ankth prej komentit qe do vinte prej tij.
-Bukur.
-Vetem bukur?
-Shume bukur?
-Ufff... Mund te thoshe: 'Wow, sa bukur te qendron fustani!' ose 'Dea, ti je?'
Qeshi lehte.
-Je bere vertet shume e bukur, nuk eshte nevoja te t'i them keto fjale.
-Faleminderit!
Qesha dhe dola prej dhomes.
***
Buzeqesha para gjithe atyre kamerave, ndonese ne te vertete doja vetem te largohesha nga ai vend.Sa do te doja qe babi te mos ishte i famshem! Ose te pakten te mos me njihnin mua.
-Nje autograf, ju lutem, zonjushe!
-Sigurisht.
Bera firmen time te nje flete e bardhe dhe i buzeqesha atij personi.
Pas nje ore, atehere kur babi kishte mbaruar fjalimin e tij dhe kur shume njerez e kishin takuar ate, me ne fund ishte koha te largoheshim.
Riani erdhi prane meje, vendosi njeren dore gjate supit tim ne menyre protektive dhe filloi te ecte.
Hapi deren e makines dhe u futa brenda.
Ai hyri brenda gjithashtu. Ndezi makinen dhe filloi te pershkonte rrugen per ne shtepi.
Gjate rruges ishte nje qetesi e madhe.
-Rian, thuaj ndonje gje.
-Cfare?
-Ku ta di une! Thuaj cfare te duash. Fol per veten. Dicka qe une nuk e di.
-Dhe cfare di ti per mua?
-Di aq sa me ke thene ti! Ahhh...Me fol pak per te dashuren tende.
-Ish te dashuren.
-Pak rendesi ka. Tani me thuaj, si jeni njohur, cfare ka ndodhur midis jush, gjera te tilla.
-Ishte shoqja ime e ngushte, por te dy kishim ndjenja per njeri-tjetrin. Nuk e kisha njohur plotesisht si tip, megjithate u lidhem dhe qendruam ashtu per njefare kohe, te pakten derisa kuptova se u hodh ne krahet e nje mashkulli tjeter vetem per me teper fame e para.
-Ehe, vazhdo.
-Kaq ishte.
-Si kaq?!
-Kaq pra.
Pashe drejt tij e habitur.
-Po tallesh me mua?
-Jo. Pastaj, ti pse interesohesh kaq shume? Do qe te behem i dashuri yt? - tha ai duke qeshur.
-Thuaj fale Zotit qe je ne makine, perndryshe do ta kishe pare se cfare do te te beja.
Buzeqeshja e tij e lehte vazhdonte te mos largohej. Per te me acaruar, vendosi serish doren ne kofshen time.
Mora fryme thelle dhe pashe drejt tij e inatosur.-Hiqe menjehere doren. Menjehere!
-Ne qofte se nuk e bej?
Sa do te flisja, ne mendje me kaluan disa kujtime, por ishin teper te turbullta. Dehje, Rian, disko, puthje.
Puthje?!Mos...Mos me thuaj që... Kjo nuk ka ndodhur apo jo?! Si dreqin... mund ta kem puthur Rianin?!
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...