Kapitulli 36

2.5K 197 201
                                    

Mbylla deren e dhomes sime duke u perpjekur te qetesoja veten.

Fshiva syte dhe ngadale u ula te cepi i shtratit.

Si dreqin mund te ndodhte ajo? Ai nuk mundet ta kete bere kete gje. I besoja.
Me ne fund e kuptova se si eshte qe vertet te ndihesh e tradhetuar.

Ndjeva deren qe u hap dhe ngrita koken. Ishte Riani. U ul prane meje i shqetesuar dhe vendosi njeren dore ne faqen time.

-Cfare ndodhi? Pse je merzitur?

E perqafova fort, pa dashur te flisja.

Me puthi ne balle dhe me rrethoi me krahet e tij te forte.

-Mund te flasesh me mua, - tha ai me ze te ulet e me ton te bute.

Mohova me koke prane kraharorit te tij.

-Mire, nuk ka problem, kur te jesh gati.

Buzeqeshi lehte dhe vendosi doren e tij ne floket e mi duke me perkedhelur.
Luftova lotet qe kerkonin medoemos te dilnin.
Pa deshiren time, nje psheretime me shpetoi.

Ai u shkeput prej meje dhe vendosi duart ne faqet e mia.

-Dea, je duke me trembur. Cfare ndodhi?

Pashe drejt tij me syte e mbushur me lot.

-Mos u shqeteso. Nuk... Nuk eshte asgje serioze.

Sforcova nje buzeqeshje dhe ngadale u ngrita per te dale jashte dhomes.

E ne fakt me vrau ndjenja e fajit qe nuk i tregova te verteten.

***

Bera disa ecejake ne dhome pa ditur c'te beja. Ndoshta duhej t'i thosha atij se une dija gjithcka, e dija se cfare kishte bere ai. Por nuk mundesha. Nuk mund t'ia shakterroja gezimin qe kishte ne fytyre vetem duke thene ato fjale.

Mora fryme e deshperuar.
Pastaj m'u kujtua dicka tjeter. Ndoshta duhej te kerkoja shpjegime te dikush qe e dija se do te me tregonte te verteten...

***

-Rian, do dal pak jashte. Vetem.

Me shikoi duke ngritur njeren vetull ne forme pyetjeje.

-Nuk mund te te jap shpjegime tani per tani. Kam nevoje te dal, te lutem!

U mendua nje here e me pas pohoi ngadale.

-Pranoj. Por me telefono ne qofte se ke nevoje per dicka, ne rregull?

-Mire, mos u shqeteso.

Buzeqesha dhe i lashe nje puthje para se te ikja.

***

-Atehere... Cfare... Cfare do te thote e gjitha kjo?

Pashe ate. Mori fryme thelle para se te me shikonte ne sy.

-Ato qe lexove ishin te verteta. Nuk kam cfare shtoj me teper.

-Jo... Nuk mundet qe...qe cdo gje qe lexova atje te jete e vertete.

Po levizja koken ne shenje mohimi teksa ndjeva faqet te me lageshin nga lotet.

-Me vjen keq Dea. Me vjen vertet keq. Nuk duhej ta mesoje te verteten ne kete menyre.

U ngrit dhe u largua, ndersa une qendroja tek i njejti vend duke dashur qe cdo gje qe ndodhi te ishte thjesht nje enderr.

***

-1...2...3...4...5...6. Me...me fal...e sata gote...eshte kjo? - pyeta duke ecur sa andej kendej me kembet qe me dridheshin nga pija e tepert.

-Zonjushe, beni mire te largoheni qe ketej, keni pire shume.

-S'ka c'te duhet.

U ula e inatosur ne kolltuk e ktheva goten tjeter duke e injoruar djegien qe me shkaktonte ne fyt.

Ohhh... Sikur edhe shpirti te digjte aq pak sa fyti.

Degjova zilen e telefonit dhe e mora e bezdisur.
Riani. Sigurisht qe do ishte Riani.

-Ckemi...Rian.

-Dea, pse dreqin nuk u je pergjigjur thirrjeve te mia? E ke idene se sa merak u bera per ty? Mendova se te kishte ndodhur ndonje gje.

Nuk i thashe gje, te pakten kisha respekt per te kur isha e dehur.

-Ku je?

-Nuk...e di.

-Ahhhh Dea. E dija se do ndodhte dicka e tille, e dija. Po me ben te pendohem qe nuk te ndoqa.

-Te dua Rian. E di kete gje... apo jo? - pyeta me lotet ne sy duke i injoruar ato qe sapo tha.

Degjova ate qe qeshi lehte.

-E di Dea, nga dashuria e madhe per pak sa nuk me ke vrare.

Nuk isha ne humor te mire per t'u marre me shakate e tij.

-Cfare do te beje ne qofte se dikush...te mban nje sekret te fshehur? Do e urreje?

Nuk mund te qendroja pa e pyetur. Isha kurioze. Edhe pija ishte duke bere te veten.

Nuk foli per disa sekonda.

-Varet nga personi qe mban sekretin, - tha ai qete. - Ndonjehere personi me i afert te lendon me shume.

Mbylla syte duke dashur qe me mire te mos i degjoja fjalet qe ai tha.

E mbylla telefonin dhe u ula rendshem ne kolltuk.

***

Ngrita koken dhe pashe turbullt fytyren e Rianit. Riani?! Ndoshta ishte perseri pija.

-Dea, je mire? - tha ai teksa me kapi lehte krahun.

U ngrita ngadale per t'u siguruar qe nuk do te bija e po qeshja.

-Rian...Si me gjete?

Me afroi prane vetes duke me vendosur njeren dore te beli ne menyre qe te mos bija e me pas filluam te ecnim.

-Pergjova telefonin tend.

Psheretiva dhe nuk i ktheva pergjigje. Vendosa koken ne supin e tij.

Me hapi deren e makines dhe me pas hyri edhe vete.

Nisi makinen dhe me dha nje shikim te shpejte.

-Cfare ka ndodhur?

Shkunda supet dhe mbylla syte.

-Cfare...duhet te kete ndodhur?

-Nuk e di, ate duhet te ma thuash ti, - tha ai qete.

-Jo...tani...

Mori fryme thelle dhe nuk foli me.

Sa do doja te dija se cfare mendime kalonin ne koken e tij ne ato momente!
Shprehia e fytyres se tij dukej e palexueshme.
Ndoshta...ndoshta ishte duke menduar se une i fshihja dicka te rendesishme.

Ahhh, me beso Rian kur them se nuk doja qe gjerat te shkonin ne kete menyre. Nuk doja qe te te lendoja. Nuk doja qe te te mbaja sekrete.

Truproja  Where stories live. Discover now