U ulem te gjithe ne tryeze per te ngrene dreke. Nje buzeqeshje djallezore m'u formua ne buze teksa i hidhja veshtrime te here pas hershme Rianit.
Ahhh...Sikur ta dinte ai se cfare kishte ai ushqim.
Po prisja vetem te hante nje kafshate. Vetem nje.
E provoi. Menjehere filloi te kollitej.
-Rian, je mire? - thashe duke u afruar prane tij dhe duke bere nje fytyre te shqetesuar.
-Cfare dreqin... Me cfare eshte gatuar ky ushqim?!- tha ai i acaruar dhe pinte gota me uje, njera pas tjetres.
Me pas pa drejt meje.
-Dea?
-Cfare?! Mos ndoshta...Ti mendon se une kam gisht ne kete pune?! Kurre! Kurre nuk do ta beja ate gje.
Do pak nga ushqimi im?Zgjata drejt tij pjaten, por ai me veshtroi serte pa e prekur aspak.
-Ne rregull atehere. Une ha per vete.
Fillova te haja pa asnje problem, ndersa ai u ngrit nga tavolina dhe u drejtua nga sherbetoret.
Shpresoj te mos me kete pare ndonje nga ato kur po 'pergatisja' pjaten e Rianit.
***
U ula te nje nga kolltuket e dhomes se ndenjies, ndersa ai po qendronte ne kembe dhe ndodhej mbrapa meje.
-Cfare kishte ne ushqim Dea?
Ktheva koken nga ai dhe shkunda supet si per t'i treguar se nuk dija gje.
-Nje nga sherbetoret te kishte pare qe po shtije dicka te pjata ime.
-Ufff Rian. Dije se nuk kisha qellim te keq!
-Po, nuk do ishte qellim i keq nese do vdisja.
-Ke te drejte, nuk do ishte. Prit te kujtohem pak tani. Hmmm...Epo, hodha pak piper, vendosa spec te kuq, pak sheqer, leng peshku, me duket edhe pak shafran, ndersa te embelsira jote vendosa kripe dhe disa ereza te tjera. Kaq.
Pa drejt meje i habitur.
-Mund te isha helmuar.
-Po e ben te madhe! Kur nuk te kane vrare plumbat, nuk besoj se do te te vrase ushqimi.
-Plumbat nuk me kane vrare, por mund te me vrase shume mire nje e cmendur.
-Mire, ndoshta edhe te vras, por kjo nuk do te thote se jam e cmendur.
U ngrita prej kolltukut dhe i shkova prane, ne qejf per te pare nga afer reagimet e tij.
-Nuk me ke vertetuar asnjehere te kunderten.
-As ti nuk me ke vene ne prove.
-S'e kam pare te nevojshme. I dalloj njerezit shume kollaj.
Te me kishte dalluar edhe mua aq lehte sa pretendonte? Per gjithcka?
-Mos i thuaj per mua keto fjale, i dashur, shume lehte te bej te kuptosh se je gabim.
Qesha, i shkela syrin dhe u nisa per te shkuar te dhoma ime.
***
-Sonte do dalim. Nuk ka kundershtime edhe sikur te me japesh mijera arsye se pse duhet te qendroj brenda.
Me veshtroi mendueshem para se te pohonte. Ndoshta ishte lodhur duke u kapur me mua per cdo gje te vogel.
-Mund te dalesh nga dhoma? Nese s'deshiron te me shohesh, sigurisht.
Po vija buzen ne gaz teksa i thosha ato fjale nderkohe qe duart me leviznin ne fustanet qe kisha hedhur mbi krevat.
Degjova frymemarrjen e tij te thelle para se te hapte deren dhe te dilte jashte.
Mora nje fustan te zi qe me perqafonte format trupore dhe fillova te nderrohesha.
Pas dy oresh u bera gati e gjitha. Hodha ne fund parfum aq sa per dhjete persona dhe dola jashte. Riani me veshtroi, por nuk me tha asnje fjale.
Sa i heshtur.***
Makina ndaloi dhe dola jashte pa pritur per Rianin.
Kur hyra brenda diskos, ndjeva syte e te gjitheve mbi mua. Dhe kjo vemendje me pelqente; me pelqente te ndihesha e bukur dhe te dukesha terheqese, ishte dicka qe me jepte vetebesim.Eca me koken lart dhe shkova te baristi.
-Cfare do te merrni zonjushe?
Sa do te pergjigjesha, foli Riani.
-Nje pije pa alkool per zonjushen.
-Mund te flas edhe vete Rian.
Para se te thoshte dicka, ai m'i nguli syte per disa caste. Serioziteti s'i ishte ndare per asnje moment prej fytyres.
-Nuk dua te dehesh.
-Mire, do marr leng qershie ne nje disko! - thashe ironike duke u rehatuar akoma dhe me teper ne karrigen e bute. -Por cfare te ben te mendosh se dua te dehem?
-Jam truproja yt, Dea. Mendon se nuk di asgje rreth teje?
-Cfare di?
Mora ne dore pijen qe me drejtoi baristi dhe e ktheva goten ngadale, pa e hequr shikimin prej syve te tij.
-Qe dikur deheshe aq shume sa perfundoje ne spital, qe beje nje jete si e doje ti, nje jete te shthurur.
Zemra me trokiti fort kraharorin kur ai tha ato fjale. Ishin kujtimet me te keqija qe doja t'i zhdukja prej memories.
-Di se ke konsumuar droge, derisa mjeku te tha se nese nuk ndalon do te vdesesh. Ke inat...
-Mjafton, - i thashe me ze te ulet pa mundur te degjoja dot me teper per te shkuaren time.
Me goten ne dore u largova prej tij per t'u perzier me turmen, edhe pse e dija se veshtrimit te tij nuk kisha per t'i shpetuar. Ata sy me ndiqnin ne cdo moment, ne cdo hap qe beja.
Cfare mund te dinte me teper? Cfare dinte ai qe une me ngulm doja ta harroja?
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...