Arritem ne shtepi dhe hyme brenda duke qeshur.
-Ishte bukur, - tha Riani.
-E di. Cdo gje qe bej une eshte e bukur. Nuk eshte nevoja ta thuash.
Rrotulloi syte.
-Mos e lavdero veten kaq shume.
-Pse te mos e lavderoj? Une madje meritoj medalje te arte per te gjitha gjerat qe kam bere.
-Meriton medalje per koven me uje qe me ke hedhur, per koven me boje gjthashtu, per ushqimin qe dukej sikur ishte me helm.
-Harrove dhe disa te tjera, po nejse.
Qeshi lehte dhe nuk tha gje.
Shkuam te dhoma e gjumit dhe u shtrime ne krevat te lodhur.
Me vone
-Rian? Riannn?
Nuk mora asnje pergjigje prej tij. Kontrollova ne cdo dhome, por nuk ishte askund.
Psheretiva thelle dhe mora telefonin. Zilja shkoi dhe nuk vonoi shume kur ai e hapi.
-Rian, ku je?
-Dola pak jashte, me duhej te merrja disa gjera.
-Kur mund te kthehesh?
-Per dhjete minuta besoj se do jem aty.
-Mire, mund te marresh...
Nuk me la te flisja, por tha shpejt:
-Me duhet te ik tani. Flasim me vone kur te kthehem.
E mbylli telefonaten pa pritur qe une t'i thosha ndonje gje. E cuditshme.
Vendosa telefonin ne tavoline dhe u ngrita duke bere ecejake.
***
Pashe drejt ores. Kaluan me shume se tridhjete minuta dhe Riani akoma nuk u kthye.
Psheretiva e shqetesuar.
Provova ta telefonoja, por linja dilte e zene.-Ku dreqin je?
Hapa deren e jashtme. Ndoshta ai ishte aty afer. Dhe ashtu rezultoi. Por nuk ishte vetem. Prane kishte nje femer dhe ishin duke qeshur.
Mendimi i pare: Do lajmeroj prinderit e vajzes qe t'i bejne hallven asaj brunes.
Mendimi i dyte: Duke qene se Riani s'ka prinder, do t'ia bej vete hallven.
Mendimi i trete: Kush rri ben gati leket e varrimit?I pashe e inatosur te dy.
U afruan drejt shtepise dhe vetem atehere Riani me vuri re.
-Kush eshte kjo shoqja jote e re? Jam shume kurioze te... Lere fare, - thashe kur u ndesha perseri me shikimin e tij pyetes.
Dicka i tha ajo brunia ne vesh dhe ai pohoi duke qeshur.
-Mund te hyni brenda dhe te flisni sa te doni. Dua dhe une te qesh bashke me ju, - thashe me ironi dhe iu bera me shenje nga dera.
-Faleminderit! - tha vajza dhe hyri brenda.
Vertet mendoi ajo se une e kisha seriozisht ate qe thashe?!
Riani shkundi lehte koken dhe hyri brenda.
Hyra dhe une gjithashtu dhe mbylla deren pas vetes duke turfulluar e inatosur.
U ula ne kolltuk, nderkohe qe ata flisnin te patrazuar nga prania ime.
U kollita per te fituar vemendjen e tyre.Ajo ktheu koken nga une dhe qeshi.
-Me falni. Nuk u prezantova. Jam Ajla.
-Gezohem Ajla. Une jam Dea, - thashe une duke sforcuar nje buzeqeshje dhe ia dhashe doren.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...