Kapitulli 39

2.6K 214 230
                                    

Vazhdonte te endej i nervozuar ne spital. Duhej te bente dicka. Nuk mund te qendronte duke menduar se Dea dhe Riani ishin vella e moter.

Aty prane pa doktorin dhe shkoi prane tij duke e ndaluar.

-Doktor, dua te beni testin e ADN-se per vajzen time dhe djalin qe pesoi aksident. Me duhet ta mesoj sa me shpejt ne qofte se ADN-ja eshte e njejte, apo jo.

Doktori pohoi me koke dhe u largua.

Kishte nevoje per te ditur rezultatet e analizave. Donte te dinte te verteten.

***

Kishin kaluar rreth tre dite qe nga ngjarja e aksidentit.

Nuk kishte asnje ndryshim te Dea e Riani. Vazhdonin te kishin te njejten gjendje.
Por ato cfare kishin pushtuar mendimet e tij ne ato momente, ishin ato dreq analizash.

Duart po i dridheshin dhe po shikonte zarfin e pahapur qe ndodhej ne duart e tij.

Mori fryme thelle dhe e hapi.

Aty mesoi te verteten...

2 muaj me vone

Treguar në këndvështrimin e Deas

Hapa syte ngadale dhe u ndesha me nje drite te bardhe qe per pak m'u duk sikur me verboi syte.

Leviza koken dhe psheretiva nga dhimbja.

Per nje moment harrova se cfare kishte ndodhur. Kur u kujtova, e vetmja gje qe me perseritej vazhdimisht, ishte vetem emri i Rianit.

Do te ngrihesha po te mos ishte per deren qe u hap dhe brenda hyri doktori.

U afrua prane meje duke buzeqeshur.

-Me ne fund u zgjuat. Nuk mund te duroja me teper kercenime.

Qesha lehte, ndersa ai u afrua prane meje per te kontrolluar aparaturat.

-Si ndiheni?

-M...mire, - thashe me zerin e ngjirur.

-Ndjeni dhimbje?

-Pak.

-Do t'ju kaloje pas disa ditesh. Mos u shqetesoni.

Leviza koken dhe u ngrita pak duke psheretire nga dhimbja.

-Nuk duhet te ngriheni. Ne qofte se deshironi te shihni te afermit tuaj, mund t'ju them dhe ata do te vijne, - tha ai duke buzeqeshur.

Pashe drejt tij dhe pohova me koke. U shtriva perseri dhe mora fryme thelle.

Doktori doli. Nuk vonoi shume kur dera u hap perseri.

Ajo qe nuk prisja ishte qe Riani te ndodhej aty.

Nje buzeqeshje m'u formua ne fytyre. Ai me shikoi i shqetesuar dhe m'u afrua menjehere.

Me kapi doren lehte dhe buzeqeshi.

-Me ne fund. Nuk e ke idene se sa me kishe munguar.

Me perqafoi dhe me la nje puthje ne qafe.

-Khem khem.

U shkeput prej meje shpejt dhe u ngrit kur shikoi se babi ishte brenda ne dhome.

Pikerisht ne ate moment u kujtova se cfare kishte bere ai. E shikova e inatosur. Sic dukej e kuptoi arsyen e atij shikimi dhe ngadale u afrua tek une.

-Me duhet te te shpjegoj disa gjera Dea...

***

-Kjo eshte e gjitha, - tha ai dhe psheretiu thelle.

Shkunda koken ngadale. Nuk e mendoja se mami do te kishte bere gjithe ato gjera. Dhe per me teper nuk do ta mendoja kurre se ajo do te shkonte me shokun me te ngushte te babit.

Nje dritherime me kaploi trupin kur mendova se ajo kishte 14 vite qe ishte e lidhur me te. Falenderoj Zotin qe une dhe Riani nuk ishim vella e moter, perndryshe nuk e di se si do te shkonin ngjarjet.

Perqafova babin ngadale duke leshuar disa lote nga syte.

Me ktheu perqafimin e me puthi ne balle.

-Tani me duhet te iki bije. Kam lene shume pune pas dore. Riani do te kujdeset per ty.

Pohova me koke dhe ai u largua duke mbyllur deren pas vetes.

Ktheva koken nga Riani.

Ai kishte rreth dy jave qe ishte zgjuar.

Dhe sipas asaj qe me tha babi, Riani pothuajse rrinte dhe e kalonte diten te dhoma ime qe kur kishte marre vesh te verteten.

Mendoja se nuk do te me falte ne fakt. Ishte surprizuese per mua kur ai me mori menjehere ne perqafim sapo u zgjova.

Por eshte mire ne kete menyre. Me pelqen fakti se lidhja e mamit tim me babin e tij nuk ndikoi aspak ne lidhjen tone. Do te ishte vertet dicka shkaterruese per mua ne qofte se do te ishte e kunderta. Per te mos permendur pastaj faktin se per pak mendova se une dhe ai do te kishim lidhje gjaku. Atehere vertet qe do te uroja te mos zgjohesha kurre nga koma.

***

-Bej kujdes...Ne rregull. Je mire? - pyeti ai duke me rregulluar jastekun.

-Po, jam shume mire, faleminderit.

Buzeqeshi lehte dhe u ul prane meje.

-Kushedi si thoshe ti kur isha une ne koma: 'Le te vdesi fare ajo, kush rri shkaterron nervat me te'. Thuaj te verteten. Te pakten ndoshta per nje cast te vogel mund ta kesh menduar ate gje.

Qeshi dhe u be gati te fliste, por e nderpreva.

-Apo mos ndoshta ishe duke hequr floket nga koka se kishe frike se mos me humbisje? Apo po vrapoje si ndonje femer ne korridoret e spitalit e po qaje me te madhe duke therritur emrin tim? Si thua, te te imitoj? Ne rregull, meqe pranove:'Oh Zot i madh! Dea ime... E si do te arrij te jetoj une pa te? Ajo eshte kaq e pafajshme. Eshte nje engjell i vogel ne kete bote te eger. Ajo eshte jeta ime! Ne qofte se ajo nuk arrin dot te mbijetoje, si do te jetoj une pa oksigjenin tim? Por para se te me lere vetem, dua t'i them se sa e mrekullushme eshte, se sa jete me jep buzeqeshja e saj engjellore dhe se sa shume me pelqejne syte e saj qe shkelqejne si ata te nje femije. Por me rendesishmja eshte se...

Me shikoi me ironi dhe tha duke me nderprere:

-Ne fakt po mendoja se ku do te gjeja ndonje vajze me shaka kaq te goditura si ti.

-Oh, faleminderit! E vleresoj shume mendimin tend per shakate e mia.

-Me duket se tani je duke kompesuar ato dy muaj ne te cilet nuk fole fare, - tha ai dhe psheretiu "i bezdisur".

-Po, ke te drejte. Dea kthehet me fuqishem se kurre me synimin qe t'ia beje jeten ferr Rianit.

-Jeten ferr ma ke bere deri tani Dea.

-Ai ishte...purgator. Po, purgator.

Ngriti njeren vetull ne forme habie.

-Purgator?

-Po.

Qeshi me te madhe dhe erdhi prane meje duke me perqafuar fort.

-Rian, si thua sikur...

-Si thua sikur te pakten per nje minute te mos flasesh fare?

-Jo.

-Jo? Atehere... Me duket se duhet te filloj me mesimet se si te mos flasesh, - tha ai dhe pa pritur qe t'i thosha ndonje gje, me terhoqi prane vetes per te me puthur.

Truproja  Where stories live. Discover now