Hipem ne makine dhe u nisem per te shkuar drejt detit.
Ishte koha e perendimit, prandaj dhe dolem. Kisha qejf te shihja pasqyrimin qe krijohej mbi uje kur perendonte dielli.
Nuk kaloi shume kohe kur arritem.
U ula te rera dhe Riani u ul prane meje.
Mbeshteta koken te supi i tij, ndersa ai buzeqeshi lehte.
Babi kishte te drejte. Pushimet jane duke me bere te ndihem shume mire. Sidomos prane Rianit!
Nuk di cfare te them ne lidhje me te.
Ka dicka qe me terheq tek ai. Ndoshta karakteri qe ka, sjellja e tij me mua, kujdesi qe tregon. Askush nuk eshte sjelle me mua ashtu si Riani.
Eshte personi qe i besoj me shume ne jeten time. Mund t'i fal gjithcka edhe duke e ditur se ai ndoshta do te me shfrytezoje per kete qellim.-Dhe Dea, faleminderit shume per vemendjen tende. E vleresoj jashte mase, - me tha me ironi.
Ngrita koken per ta pare.
-Pse, ishe duke thene ndonje gje?
-Lere fare. Nuk dua t'i perseris ato qe thashe.
-Ne rregull atehere, bej cfare te duash. Nuk me intereson.
Ktheva koken nga ana e kundert e tij duke bere indiferenten, por qe shume shpejt ai fitoi vemendjen time kur tha:
-Ta dish se ishte dicka e rendesishme. Kishte te bente me ty.
Ktheva koken menjehere dhe pashe drejt tij kurioze, ndersa ai qeshte lehte.
-Cfare eshte? Fol. Po te degjoj.
-Shiko shiko, po sikur te mos dua une te flas?
-Rian, fol ose do te te mbys ne det, - thashe une serioze.
-Ti te me mbysesh?! Ti qe deri dje shqetesoheshe per mua? - tha ai teksa vendosi njeren dore ne faqen time.
Dhe une si gjithmone duhej te skuqesha kur ndieja prekjet e tij!
-Ne rregull pra. U shqetesova per ty. Cfare do te thote kjo? - i thashe duke ia hequr doren.
-Cfare do te thote? Une ia kam dhene shpjegimin kohe me pare. Tani te ngelet ty ta kuptosh.
Qeshi flirtueshem dhe u ngrit.
Nuk eshte ajo qe mendoj une, apo jo?
***
Hapa deren e shtepise dhe u drejtova per nga Riani.
-Rian, mund te dalesh dhe te me blesh akullore?
Shfryu i merzitur.
-Pse nuk me the pak me pare? Jashte ishim. Tani do me duhet te dal prape.
-Tani u kujtova. Pastaj, te ben mire te ecesh pak.
-Meqe te ben mire, pse nuk del vete?
-Nuk duhet te dal jashte vetem ne keto ore te vona te nates. Eshte rrezik.
-Ore eshte shtate Dea.
-Prape eshte rrezik.
-Ne rregull, ne rregull. Nuk dua ta zgjas me teper. Po ik.
-Ik. Dhe mos u vono.
Hapi deren dhe doli.
Bukur! Tani do me duhet te pres ate derisa te vije ketu.
U ula ne kolltuk. Nuk kaluan as pese minuta kur degjova nje te trokitur ne dere.
Ne rregull. Ky nuk mund te jete Riani. Po sikur te jete ndonje njeri tjeter? Armik i babit qe me kerkon mua?
Shkova ngadale per te dera dhe mora nje vazo bosh me duart qe me dridheshin nga frika. Mora fryme thelle.
Nje zhurme e vogel u krijua dhe dera u hap.
Ne momentin qe personi do hynte brenda, e godita me vazon qe kisha ne dore dhe ai u shtri poshte pa ndjenja. Dhe atehere kuptova se kush ishte.
-Dreq Rian! Po ti pse u ktheve kaq shpejt njehere?!
U afrova tek ai dhe e leviza pak. Edhe kjo me duhej! E terhoqa fort per te kolltuku.
-Sa i rende qe je!
Pashe mos kishte ndonje shenje gjaku dhe kuptova se ishte plagosur pak ne qafe.
-Epo mire. Gjalle je. S'ka gje.
Mora alkool dhe pambuk per t'i pastruar te preren qe ia krijova vete.
***
Pashe ate qe levizi koken dhe psheretiu pak nga dhimbja.
Hapi syte dhe shikoi nga une. Pas disa minutash foli.-Mos ndoshta kishe per qellim te me vrisje?
-Nuk e dija se ishe ti, mendova mos ishte ndonje armik i babit. Pse u ktheve aq shpejt? As akullore nuk me ke marre.
Mori fryme i lodhur.
-Ishte mbyllur. Dhe ta harrosh qe te dal perseri. Po te duash dil vete.
-Ne rregull, pa merak, do dalesh neser.
I nxorra gjuhen, ndersa ai qeshi lehte.
***
-Ne rregull babi. Nuk ka problem... Mirupafshim.
Vendosa telefonin ne tryeze dhe pashe nga Riani.
-Babi neser do te niset perseri per nje udhetim pune. Do te vonohet me shume kete here, dy ose tre muaj.
Ai levizi pak koken.
-Po me thua se do me duhet te duroj dyfish tekat e tua?
-Po, por do mesohesh edhe me to.
Qesha me fytyren e tij, ndersa ai me shikoi serioz.
-Pse me sheh ashtu? Kam kryer gje ndonje krim?
Shkundi koken.
-Me vjen cudi se si kam ndenjur kaq gjate truproja yt dhe kam duruar tere idiotesirat e tua per me teper.
Pashe drejt tij teper serioze.
-As mos guxo te mendosh te japesh doreheqje.
-Pse jo?
-Sepse... Sepse...
Cfare t'i them ketij une tani?
-Sepse cfare?
Shikova drejt tij e acaruar. Shume bukur! Tani nuk di as cfare te them.
-Sepse ashtu dua une. Ke ndonje kundershtim ti?
-Sepse ashtu do ti, - tha ai duke u ngritur nga kolltuku dhe u afrua prane meje.
U ngrita edhe une dhe e shikova ate ne sy.
-Po, sepse ashtu dua une. Sepse nuk dua qe ti te ikesh, dua qe te qendrosh prane meje. Sepse u mesova me prezencen tende dhe do ta kem te veshtire ne qofte se largohesh. Sepse me pelqen kur kaloj kohe me ty. Me pelqen cdo gje qe ka lidhje me ty. Askush tjeter nuk me ka bere te ndihem ashtu sic me ben ti. Ti me emocionon qofte edhe me nje prekje. Sepse ti dreqin, me je ngulitur thelle ne mendje dhe veshtire se do te dalesh prej andej. Sepse une...
Do te vazhdoja te flisja po te mos ishte per ate qe me kapi nga beli per te me afruar nga vetja dhe me puthi.
Po, me puthi.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...