Kapitulli 4

3.3K 258 360
                                    

Shfryva e tensionuar ne pritje te truprojes. Edhe pese minuta, pese minuta dhe me pas do te njihem me truprojen me te mire te vendit. Uroj qe te jete ndryshe nga te tjeret. Te qeshe pak, te flase me mua e jo te qendroje si statuje!

Minutat kalonin dhe ne nje moment dera u hap. Ngrita koken shpejt per t'u ndeshur me nje djale qe dukej rreth kater vjet me i madh se une. Kishte nje trup te tonifikuar, muskujt e krahut i dukeshin teper qarte. Ishte me tipare te erreta. Floket e zeza i kishte te rregulluara teper mire. Syte e zinj e benin te dukej paksa i frikshem. Dhe pastaj ishin buzet, teper te plota.

Ne qofte se do ta shihja per here te pare diku tjeter, jo si truprojen tim, do mendoja se si do ishte t'i puthje ato buze.
Por ne ate moment nuk po mendoja per te tilla gjera.

Dhe truprojat e mi si per cudi te gjithe te bukur qellonin!

E hoqa vemendjen nga ai dhe veshtrova nga babi i cili dukej pak i habitur. Ndoshta e kishte takuar diku me pare.

-Ti qenke truproja i ri.

-Po, zoteri.

-Nuk besoj se eshte nevoja t'i bie punes gjere e gjate. Ti do te kujdesesh per vajzen time, Adean. Qe tani e tutje ajo do te jete ne kujdesin tend. Ne qofte se asaj i ndodh dicka, pergjegjesite do t'i mbash ti.

Vemendja e tij u fokusua tek une dhe tha:

-Gezohem qe njihemi, zonjushe.

-Gjithashtu.

Pas disa sekondash degjuam babane i cili tha se mund te largoheshim nga zyra e tij.

Filluam te ecnim dhe u drejtuam te dhoma ime. Hapa deren per t'u ndeshur me dhomen time qe dukej sikur kishte ndryshuar e gjitha. Ishte shtuar nje shtrat tjeter dhe disa gjera te tjera te nevojshme per punen qe bejne truprojat.

Mbylli deren dhe u drejtua nga une.

Cfare te thoja tani?

-Hmmm... Si eshte emri yt?

-Rían, zonjushe.

Rian. Emer terheqes.

-Bukur, Rian. Do te qendrosh me mua, nuk e di per sa kohe, por kam disa kushte dhe dua qe t'i plotesosh.
Si fillim, mos mu drejto mua me 'ju'. 'Ti' me mjafton. Pastaj, do te me lesh te shkoj ku te dua, detyra jote eshte thjesht te me mbrosh. Kur te te them te largohesh prej meje, ti do ta besh. Edhe...

-Deshirat e tua jane disi te pamundura, - tha ai me ze te ftohte e te prere, si per te thene se kurre nuk do te ndodhte ajo qe kerkova une.

-Sa i keq qe behesh edhe ti!

-Per mbrojtjen tende.

-Oh Zot! Mos thuaj gje tjeter, po me ngjan si im ate. Ne maje te hundes me ka shkuar mbrojtja ime!

Nje nenqeshje doli nga buzet e tij dhe me pas u kthye perseri serioz.

U shtriva ne krevat duke mos ditur cfare te beja. As te shkoj shpesh ne disko nuk me lejojne! Sikur do te me ndodhe dicka e keqe!

Atehere, une do te dal fshehurazi.

He pra, nuk jetohet jeta pa bere qejf fundja fundit!

Ai nuk do te me ndahet fare mua. Atehere... Do t'i kerkoj te me marre dicka jashte dhe me pas do te hidhem nga dritarja. Gjeniale!
Vetem se jemi kati i dyte ketu. Megjithate do hidhem. Si thone njerezia? Cdo gje e ka nje here te pare! Ia vlen ta provosh.

Neser ne darke do ta provoj kete. Vetem shpresoj te mos ndodhe dicka e padeshirueshme.

-Le te njihemi me mire, Rian, me fol pak per jeten tende.

-Nuk besoj se do te donit te degjonit rreth jetes se truprojes suaj.

- Te thashe te mos me drejtohesh me 'ju'. Dhe nuk ka problem te di per jeten e atij qe kujdeset per mua. Fol tani.

Nuk e zgjati shume, por filloi te fliste disi mekanikisht, si t'i kishte thene me mijera here te tjera ato fjale.

-Prinderit e mi i kane vrare kur kam qene i vogel. Jam rritur ne jetimore me deshiren per te zbuluar se kush ishte ai qe iu kishte dhene fund jetes se tyre, por nuk e zbulova kurre kete.
Me pas u bera truproje, me trajnuan teper mire dhe arrita te kualifikohesha shume lehte.

Zeri i tij ishte i zhveshur nga emocionet. Teper i ftohte. Dukej sikur nuk i intersonte fare per ato qe kishin ndodhur.
Te rritesh jetim nuk eshte nje gje e lehte. Eshte mallkim! Une kam vetem babin dhe perseri ia ndiej mungesen mamit.

Shpresoj qe kurre te mos e provoj ndjenjen qe te jem pa te. As nuk mund ta imagjinoj se sa e keqe mund te jete.

-Une... Do te fle tani...

U ktheva nga ana e kundert e shtratit te tij dhe mbylla syte per te fjetur. Por ishte e pamundur. Vetem mendimi se po flija me dike tjeter ne dhome, me bente te mos ndihesha rehat.

As gjumin nuk do ta bej mire! Shfryva e inatosur dhe mbylla syte fort.

Fli Dea, fli dreqi ta haje!

Truproja  Where stories live. Discover now