Kapitulli 20

2.7K 216 153
                                    

-Jam shume e habitur, vertet, me surprizove!

Qeshi djallezisht dhe nuk tha gje.

E kishte bere gati darken. Per torten jam e sigurt qe e kishte porositur, por gjithsesi.

U ula te nje karrige dhe pashe drejt tij me nje shikim dyshues.

-Ulu Rian! Mos rri ne kembe si statuje.

-Jo, nuk kam uri.

-Rian, ne qofte se ke hedhur ndonje gje te ushqimet, betohem se....

Me nderpreu.

-Pa merak, nuk kam bere gje. Rame dakort se une do beja vetem flirtime.

-Ne rregull atehere. Po te besoj...

***

-Me lesho dreqi ta haje!

-Jo, nuk dua te te leshoj. Ti do te vish me mua. I ke kaluar limitet.

-Me lesho.

-Mjafttt!

Ngriti doren, por hezitoi te godiste.

-Uffff Rian. Alamet filmi zgjodhe!

-Po c'faj kam une? Vete the se te dukej i bukur.

Me hodhi krahun rreth supit dhe me afroi nga vetja.

-Ahhh Rian... Cuditem se si je gjalle deri tani.

-Ndoshta sepse me do?

Ktheva koken ta shihja ne sy. Vura re se po buzeqeshte, ndersa une ndjeva zemren qe per nje cast me rrahu fort.

-Shume arsye bindese kjo qe sapo the.

-Nese nuk me do, atehere me pelqen. Pranoje.

-Pse me ngre kaq shume nervat ti mua?

Ai me kapi lehte hunden si te isha nje femije, duke i bere faqet e mia te nxeheshin cdo here e me shume.

-Se i ke nervat shume te dobeta, prandaj.

-Pse nuk je bere shkencetar ti? - thashe me tallje.

-Per te njejten aryse qe ti nuk je bere vrasese.

Ketu ma punoi bukur dreqi!

-Rian....

-Shhhh, pusho. Dua te shoh filmin.

Psheretiva dhe nuk fola me. Shikova filmin, derisa gjumi me zuri ne krahet e Rianit.

***

Ndjeva nje peshe te rende siper vetes dhe hapa syte me pertese.
Pse kohet e fundit me duhet te zgjohem me Rianin ne krevat?!

Pervecse me kishte hipur siper, edhe me kishte shtrenguar fort.

-Ahhhh, kockat! Riannn, zgjohuuu!

I bertita mjaftueshem per t'u zgjuar dhe ai u ngrit menjehere.

-Cfare dreqin ndo...

Nuk e lashe te vazhdonte te fliste.

-Qenkam dhe ne dhomen tende!

-E cfare te beja? Ti e kishe mbyllur me celes dhomen!

-Ahh, po. Tani u kujtova.

-Pse e kishe mbyllur meqe ra fjala?

-Lere ate pune, po me thuaj se pse me kishe shtrenguar aq fort dhe pse gjendeshe siper meje.

-Somnambul zemer, - tha ai duke i ironizuar fjalet.

U ngrit pa me lene kohe t'i ktheja pergjigje dhe shkoi ne tualet.

Leviza koken ne shenje habie. Sic duket do te vazhdonte te me surprizonte gjithnje e me teper.

***

Hapa deren time me celes dhe hyra brenda. Per fatin tim te mire, babi nuk kishte ardhur akoma, keshtu qe une kisha kohe per 'planin' tim.

E lashe deren pak fare te hapur ne menyre qe te ndodhte ajo qe une doja.

-Riannnn, eja pak ne dhomen time! - thashe une duke ngritur zerin ne menyre qe ai te me degjonte.

U ula ne krevat duke pritur per Rianin dhe nuk vonoi shume kur fillova te degjoja hapa.

Hapi deren dhe....Auchhh! Kjo duhej t'i kishte dhembur.

Kova me boje roze i ra siper kokes dhe vende-vende dukej ngjyra e kostumit te Rianit.

-Dea...Ahhh, Dea...

Pashe drejt tij dhe fillova te qeshja.

-Jeiii, Pantera Roze! - bertita si femije. - Nuk e ke idene se sa te shkon.

Ai thjesht me shikonte dhe nuk bente asgje. Sic dukej po mundohej te qetesonte veten.

Fshiu fytyren me mengen e kemishes qe cuditerisht kishte ngelur e pa prekur nga boja.

-Edhe kjo te kishte mbetur pa bere?

-Po te le te mendosh ashtu.

Shkundi koken dhe doli nga dhoma duke pare veten e tij.

***

-Ku eshte Riani Dea? - pyeti babi pasi arriti ne shtepi dhe nuk po ia zinin syte Rianin.

-Ne dhomen e tij ndoshta.

Bisedova per rreth nje ore me babin dhe me pas thashe te shkoja te dhoma e Rianit, te shihja se cfare ishte duke bere.

Trokita dhe hyra pa pritur per te qe te me thoshte te hyja brenda.

-Cfare ndodhi qe po me nderon me prezencen tende?

-E dija se te kishte marre malli per mua, prandaj erdha.

-Po mbytesha prej mallit. Me vjen mire qe erdhe.

- E shoh, e shoh. Madje shoh edhe qe te eshte hequr boja.

-Po, ne te kundert do ta pesoje keq.

-Dhe cfare do me beje? - thashe une duke u shtrire per qejf te krevati i tij.

-Gjera qe nuk thuhen.

Pashe drejt tij e inatosur. Ai qeshi lehte dhe i parapriu bisedes.

-U mendova mire dhe vendosa se do te behem i dashuri yt.

-Vertet?! - thashe e lumtur dhe u ngrita e gezuar nga krevati.

-Po. Por...

-Si gjithmone do te kete edhe nje 'por'. Nejse, vazhdo.

-Duhet qe babi yt ta dije kete gje?

-Jo. Edhe po ta dije, nuk eshte problem. Mund t'i them se jemi te dashur. Ai nuk thote gje.

-Mos i thuaj. Nuk kam ndermend te qendroj me ore ne zyren e tij duke degjuar ate teksa me jep leksione se si duhet te sillem me ty.

-Ne rregull, nuk do t'i tregoj. Vazhdo tani, fol.

-Te mendohem... Ne qofte se ne hiqemi si te dashur...

-Po? - thashe une kur ai nuk po fliste.

-Atehere i bie se nuk ka problem ne qofte se shkembejme ndonje puthje.

Truproja  Where stories live. Discover now