-Kush ishte ai? - tha Riani menjehere kur dola nga restoranti.
-Nuk ka pse te intereson, - i thashe me mosperfillje.
Shfryu i inatosur dhe nuk tha gje.
Me hapi deren e makines dhe me pas hyri edhe vete.
***
Qesha me te madhe teksa flisja ne telefon me Mateon.
-Pastaj cfare ndodhi? - e pyeta kurioze duke e injoruar shikimin e inatosur te Rianit.
Ai filloi te fliste dhe une sa me shume qeshja.
Po me pelqente shume ajo gjendje, sidomos duke pare Rianin qe me veshtronte ne ate menyre.
Nga ana tjeter Mateo fliste duke me treguar per lidhjet e tij. Qeshja me idiotesirat qe kishte bere.
-Dea! - tha ai nga ana tjeter e telefonit.
-Cfare?
-Me duket se degjova nje zhurme.
-Cfare zhurme? - thashe une serioze.
-Me duket se te ra nje dhemb nga e qeshura, - tha ai dhe filloi te qeshte serish.
-Ahhh Mateo! Thuaj fale Zotit qe nuk jam aty.
-Me beso kur them se duke u lutur isha, - qeshi dhe vazhdoi te fliste. -Tani a mund te ik? Se ke dy ore ketu qe me detyron te te bej te qeshesh vetem e vetem qe te besh xheloz Rianin.
-Edhe pak. Mos ik kaq shpejt.
-Jam i sigurt se Riani i ka keqkuptuar keto qe sapo the.
-E di.
-Je shume e poshter.
-Faleminderit, - thashe duke qeshur si femije.
-Dea, je mire?
-Po. Nuk e ke idene se sa mire me beri biseda me ty.
-Ahhh Dea. Nuk do doja kurre te isha ne vendin e Rianit.
-Mire Mateo, mund te flasim me vone. Mirupafshim!
Ia mbylla me te shpejte pa pritur ndonje koment shtese prej tij.
Vendosa telefonin ne tavoline duke pare drejt Rianit.Me veshtroi ftohte dhe filloi te me fliste me nje ze te ngurte.
-I dashur i ri ky?
-Po. Pse te mos kem?
Pashe qe shtrengoi nofullen fort dhe ne fytyre iu shtua ftohtesia.
-E drejta jote eshte, nuk te kritikova, - tha duke mos me pare ne sy.
-Do me pelqente po ta kishe marre dhe Ajlen ketu. Mund te bashkoheshim. Do ishte bukur.
-Ne fakt po mendoj te marr leje dhe te shkoj te qendroj te shtepia e saj. Do me bente mire pak pushim.
Aq me mjaftoi qe faqet te me merrnin ate ngjyren e kuqe nga inati.
-Ashtu? Shko atehere, bej qejf. Dhe une s'kam nevoje per truproje, mund te me mbroje Mateo. Dhe e di cfare? S'eshte nevoja te fut shtrat tjeter ne dhome, do i them te fleme ne shtratin tim!
Me pa me sy vrases.
-Te mos hyme te puna e shtratit zonjushe. Nuk dua te them se cfare mendoj te bej me Ajlen.
Mora fryme thelle dhe mbylla syte per te qetesuar veten. Por une nuk kam durimin e Rianit. Kete e dine te gjithe.
U ngrita qe nga kolltuku e inatosur dhe shkova prane tij.
-Mos guxo te flasesh perseri ne kete menyre me mua!
-Kam nevoje per lejen tuaj?
-Po, perderisa i thua ne pranine time!
-Oh, atehere kerkoj shume falje zonjushe. Nuk doja t'ju acaroja.
-Rian! Fol mire me mua. Me duhet te te kujtoj se je ti ai i cili punon per mua, jo une per ty.
Shkundi koken ne mosbesim. Dhe e kuptova se fola gabim qe ne momentin kur ato fjale me dolen prej gojes, por s'kishte kthim pas.
-Keni te drejte. Nuk jam asgje per ju, thjesht nje trup qe e paguani me para per te mbrojtur veten.
Inati me ra kur degjova fjalet e tij.
-Nuk doja te thosha ashtu. Une... Nuk e kisha ne ate kuptim. Me fal.
-S'ka aspak problem zonjushe. Mos me kerkoni falje, nuk e meritoj.
Nuk me la kohe t'i pergjigjesha, sepse u largua.
Mora fryme thelle dhe psheretiva e inatosur me veten.
S'mendova se situata do me ikte nga duart ne kete menyre.
***
Mora telefonin per t'i shkruar Mateos.
"Bera nje budallallek."
Pas dy minutash.
"E di. Nuk ka momente kur ti nuk ben budallalleqe."
"Ka te beje me Rianin Mateo. Ai nuk deshiron as te me shohe."
"Ouuu, qenka serioze puna. Edhe ty nuk te rri goja rehat!"
"U inatosa! Ti e se si behem une kur inatosem."
"E di, e di. Nuk eshte fare nevoja ta thuash. Si reagoi ai?"
"Si dreqin pret qe ai te reagonte? Te qeshte me ate qe thashe?"
E c'te them une? Bej ndonje gje qe ai te te fale."
"Si per shembull?"
"Puthe..."
***
Trokita te dera e dhomes se tij dhe prita per te qe te me thoshte te hyja.
Nuk vonoi shume kur ai foli dhe une hyra brenda.
Ai u ngrit ne kembe, ne pritje te fjaleve te mia.
Mora fryme thelle.-Rian... Me fal. Nuk doja te sillesha ashtu. Vertet qe me vjen keq.
Me pa ne sy serioz dhe m'u afrua ngadale.
Buzeqeshi me tallje.
-Jam mesuar me te tilla gjera zonjushe. Ju thashe njehere se nuk ka aspak problem.
Psheretiva thelle dhe vendosa njeren dore para fytyres.
-Isha e inatosur ne ato momente, ne rregull? Nuk e kontrolloj dot veten kur flas.
-C'rendesi ka? Kjo nuk i kthen dot pas fjalet qe the.
-Je duke e veshtiresuar gjendjen. Te pakten me thuaj se me kupton sado pak.
Shkundi koken.
-Lere fare Dea. Nuk mund te shkoje ne kete menyre. Harroji te gjitha ato qe kane ndodhur.
Psheretiva duke mos e besuar per ato qe tha.
Ktheu koken per te mos me pare ne sy.
-Rian...
Iu afrova prane dhe i kapa doren. Veshtroi drejt meje ftohte, por ne fraksion sekondi ai shikim i ftohte u kthye ne nje shikim te bute.
Buzeqesha lehte. Pashe drejt buzeve te tij dhe ngadale iu afrova.
Psheretiu dhe me ze te ulet tha emrin tim.
Nuk thashe gje, thjesht bera edhe nje hap per te mbyllur distancen qe kishim.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...