Kapitulli 34

2.6K 210 146
                                    

E shokuar. Ja se c'isha. Nuk e prisja qe ai te me shprehte dashurine e tij.

E pavetedijshme, isha duke ia kthyer puthjen.

U shkeput per ajer dhe mori fryme thelle.

Me la nje puthje prane veshit. Nje psheretime kenaqesie me shpetoi nga buzet.

Vazhdoi poshte duke me puthur ne supin e zbuluar.

-Rian... - thashe emrin e tij duke psheretire.

Buzeqeshi lehte dhe vendosi njeren dore te tijen ne faqen time duke me perkedhelur.

Para se te me perfshinte perseri ne nje puthje tjeter tha:

-Te dua Dea. Te dua me shume sec mund ta mendosh...

***

Mora telefonin dhe ne ekran u shfaq emri i Mateos.
Do pergjigjesha po te mos ishte per Rianin qe ma mori telefonin nga duart dhe e hapi.

Psheretiva gjasme e inatosur, ndersa ai ishte serioz.

-Po?

Nuk e di se cfare tha Mateo, por dukej qe nuk ishte gje e mire per Rianin, sepse ne fytyre kishte nje shprehje te eger.

-Nuk ka c'te duhet, mos e shqeteso me teper.

E mbylli telefonin dhe ma dha mua.
U ul prane meje dhe tha serioz:

-Nuk dua te takohesh më me te.

-Pse? - thashe thjesht sa per ta inatosur.

Me shikoi eger.

-Ne qofte se nuk do qe ta shohesh te vdekur.

Qesha me te.

-Ai eshte thjesht shoku im Rian.

-Mbreme nuk dukej ashtu.

Me shikoi ftohte, ndersa une vazhdova te qeshja lehte.

-Ajo ishte thjesht nje loje. Duke qene se ti silleshe ftohte me mua dhe nuk me afroje, doja te te beja xheloz. Mendova se do funksiononte.

-Kjo nuk e ndryshon mendimin tim qe te qendrosh larg tij. Nuk dua t'ju shoh bashke.

Qesha dhe e perqafova.

-Je xheloz.

Me kapi per beli dhe me uli te prehri i tij duke bere qe ta shikoja ne sy.

-Po, jam xheloz. Jam xheloz per cdokend qe tenton te te preke. Jam xheloz kur te shoh prane meshkujve te tjere. Jam xheloz kur te tjeret te shohin sikur te te kishin te tyren. Jam xheloz, sepse te dua Dea. Sepse ti je e imja... - tha duke me afruar nga vetja per te me puthur.

Ia vendosa doren te floket e bute duke luajtur me ta.

Me ngjeshi prane trupit te tij dhe me shtrengoi belin.

Leviza koken dhe mora fryme thelle. Ai vendosi koken ne qafen time duke me puthur. Fryma e tij e nxehte perplasej te lekura ime.

Psheretiva duke buzeqeshur. Te njejtat ndjenja, te njejtat emocione, vecse me te forta. Me dukej sikur nga momenti ne moment do te pelcisja.

Njeren dore e vendosi pergjate krahut tim duke e levizur ngadale e duke me shkaktuar mornica neper tere trupin.

Kafshova buzen e poshtme nga kenaqesia.

-Te dua Rian...

Papritur ndaloi dhe me pa ne sy duke buzeqeshur.

-Ti cfare? - pyeti ne mosbesim.

-Te dua.

Vendosa doren ne faqen e tij dhe buzeqesha.

Qeshi i gezuar dhe me mori ne nje perqafim te ngrohte.
Vendosa koken ne supin e tij dhe mbylla syte duke ndier qetesi prane tij.

Psheretiva duke qeshur.

-Nuk e kuptoj se si dreqin rashe ne dashuri me ty.

-Ate gje duhej ta thoja une ne fakt.

E godita ne krah lehte dhe u shkeputa nga perqafimi i tij.

Dhe ne ate moment, nga hici, u kujtova per dicka.

-Kush eshte Ajla?

-Po te pergjigjem kete here, nuk kam ndermend te zihemi serish.

I bera me shenje te vazhdonte te fliste.

-Ka qene shoqja ime me e mire. Kishim kohe pa u pare. Per here te pare pas kaq shume kohesh, u takuam te vendi ku shkuam bashke per pushime. Nuk ishte takimi i duhur te them te verteten. Duke u kthyer per ne shtepi, pashe qe i ra te fiket. E mora dhe e cova ne spital. Ishte shtatzene.

E nderpreva se foluri.

-Shtatzene me ke?

-Me mua! - tha ai me ironi.

-Mos u tall!

-Ajo eshte e martuar Dea!

Qesha e lumtur.

-Domethene midis ju te dyve s'ka asgje. Shume mire atehere!

E putha ne faqe dhe e perqafova.

Ndenjem disa minuta pa folur. Psheretiva thelle. Do te ishte pa vend ne qofte se nuk i kerkoja falje.

Leviza koken per ta pare ne sy.

-Me fal.

Buzeqeshi lehte dhe vendosi duart ne faqet e mia.

-Te kam falur me kohe.

Me puthi ngadale dhe me pas me perqafoi perseri.

***

Sapo dola prej dushit, degjova zilen e telefonit. Perseri Mateo. E hapa duke qeshur.

-Do te te vras Dea. Te kam telefonuar me shume se kater here! Pse nuk e hapje telefonin?

-Riani e kishte fikur. Nuk e dija.

-E kuptova. Ai eshte xheloz. Ben mire t'i tregosh se une nuk kam lidhje me ty, perndryshe do t'i kem ditet e numeruara.

-I thashe, por fjalet e mia as qe hyne ne pune fare. Ai te ka shume inat. Behet shume i eger kur bie fjala te ti.

-Atehere zbute. Cfare te te them une?

Ndjeva faqet qe m'u skuqen dhe nuk thashe gje.
Degjova te qeshuren e tij nga ana tjeter e telefonit.

-Ne rregull Dea. Po beja shaka. Te kalojme te tema jone tani. A mund t'i thuash asaj vajzes te vije te adresa qe do te te dergoj?

-Ne rregull, do t'i them. Dhe pastaj mbaron puna jone. Une ne rrugen time, ti ne rrugen tende.

-E dija qe do thoshe keshtu. E poshter!

-Ne rregull. Pacim tani. Do ta mbyll.

E mbylla telefonin pa pritur qe ai te thoshte ndonje gje.

Ktheva koken duke psheretire dhe u perplasa me nje kraharor jashtezakonisht te forte.
Upsss! Riani me duket.

Truproja  Where stories live. Discover now