Pas tre ditesh.
Ja pra... Ka lezet te besh gjume te ketille.
Pa degjuar zhurma, pa shqetesime.Pa truproje me e rendesishmja!
Nje buzeqeshje me doli nga buzet kur kujtova ato qe kisha bere.
Cfare kam bere une eshte pyetja.
Epo une, asgje te keqe. Si nje engjell qe jam. E cfare mund te presesh prej meje?Ne rregull atehere.
I thashe babait se truproja qe kisha deshiroi te me perdhunonte.
Sa ide e bukur!
Vetem te shikoje fytyren e te gjorit truproje! Perqiqej te fliste, po nuk e lejoja une.
Aq shume me qeshej, po cfare te beja se me duhej te aktroja.Pastaj babai, ai ishte me keq.
Ishte skuqur nga inati dhe zeri i tij buciti ne te tere shtepine kur filloi te fliste.Per mua ishte qejf me vete, si te shihja nje film komik. Me mbeti peng qe nuk kisha kokoshka me vete.
-Bija ime! Te beri gje ai? Te preku? Do ta vras ate qen te poshter!
-Vrite baba vrite! - i thashe me nje ze te ulet.
-Cfare the?
-Nuk me preku baba jo. Mos ki merak. Nuk e lejova.
-Oh, bija ime!
Me mori ne perqafim dhe fillova te qeshja pa ze. Po cfare te besh qe kur qesh aq shume sa une, fillon te dridhesh?!
Babi me kapi krahet i shqetesuar pasi mendoi se po qaja dhe menjehere buzeqeshjen e ktheva ne te qare.
-Cfare ka bija ime?
-Asgje baba. Thjesht pata frike per nje moment.
-Ne rregull. Nuk ka asgje per të pasur frike. Tani shko ne dhomen tende.
U ngrita dhe shkova te dera me hap te ngadalte. Sa dola prej saj, fillova te vrapoja e gezuar ne shtepi.
-E lire... Me ne fund e lire! - thashe pasi mberrita te dhoma ime.
U ngrita e buzeqeshur e duke kenduar.
-Cfare eshte ky gezim qe ne mengjes?
-Pse? A nuk duhet te jem e lumtur?
-Sigurisht qe duhet te jesh bija ime.
Buzeqesha dhe u ula te haja mengjes.
Cdo gje po me shkonte mire. Askush nuk foli per truprojen.
Dhe une vazhdoja te haja e qete.-Une po dal per nje shetitje. Pacim babush.
-Mirupafshim bije.
Mora makinen dhe shkova te varrezat.
Rruges per atje bleva nje tufe me trendafila te bardhe. Ajo gjithmone e ka pelqyer kete lloj trendafili.Lashe trendafilat te varri dhe fillova te flisja.
-Me mungon shume. Sikur te ishe ketu! Te ishe me mua. Do te jepja gjithcka vetem qe te te takoja edhe njehere. Me ka marre malli per ty.
Nje mjegull m'u formua para syve dhe kjo e gjitha per shkak te loteve.
-Nuk mendove per mua para se te ikje? Pse me le vetem? Pse e vrave veten?
Zeri me dilte i mbytur dhe ne fraksion sekondi m'u kujtua nata kur gjeta mamin te perlyer me gjak.
***
-Mamush? Ku je? E mbarova vizatimin. Do ta shohesh se sa te bukur e kam vizatuar fluturen?Duke qeshur po shkoja te dhoma e mamit tim.
Por u shokova kur nga dera filloi te dilte gjak.
Zeri nuk po me dilte dhe me hapa te ngadalte hyra ne dhome.-Mami?
Ajo ishte e shtrire ne dysheme dhe ne kraharor kishte te ngulur nje thike.
U afrova prane saj dhe i kapa doren.
-Mami, ngrihu, ti je shume e ftohte. Ngrihu pra.
-Dea?
Babai erdhi atje dhe me nxorri nga dhoma pa deshiren time.
Lotet me kishin pushtuar fytyren dhe nuk vonoi shume kur me ra te fiket.***
-Isha vetem 9 vjec, isha femije!
Ti u tregove egoiste, mund te jetoje vetem per mua. Por... Por ti nuk e bere....Ngasherimat vinin njera pas tjetres.
Me pas m'u kujtua dikush dhe fjalet qe me tha:
-Kur te ndihesh keq, kur te kesh nevoje per nje pergjigje, eja tek une. Do te bej me te miren.
Fshiva lotet dhe u nisa per te shkuar tek ajo. Te gjyshja ime.
Nuk me interesonte se ajo ishte ne qytet tjeter, kisha nevoje per te.***
-Oh, bija ime. Me kishte marre malli per ty. Kemi nje vit pa u pare.
-Edhe mua me kishte marre malli gjyshe.
-Ke qare ti? Cfare ka ndodhur?
Eja, eja ulu ketu.Lotet gjeten perseri rrugen e tyre.
-Isha... Isha te varri i mamit sot. Me ka marre malli shume per te.
Ajo me perqafoi fort dhe me tha:
-Edhe mua me ka marre malli per bijen time.
Ndenja disa minuta ne krahet e saj dhe ndjeva nje lehtesim te madh.
-Bije, duhet te te them dicka, - tha ajo duke marrë frymë thellë.
-Cfare?
-Mami jot... Ajo nuk kreu vetevrasje, ate e vrane.
E vetmja fjale qe mund te nxirrja nga goja ishte nje ''cfare'' qe doli si psheretime.
Ne syte e saj vereva lot dhe kur mblodha veten, e pyeta:
-E di se kush?
Ajo pohoi ngadale me koke. Habia dhe shoku u shtuan me shume.
-Atehere pse...pse nuk ke treguar?
-Nuk me degjonte askush. Ne qofte se ua tregoja te verteten, do te me merrnin per te cmendur.
Por une e pashe shume mire se kush e vrau. Isha mbrapa deres dhe nuk mund te beja asgje.-Kush e vrau?
-Nuk mundem te te tregoj tani per tani. Kur ne mendje te te vije nje i dyshuar, atehere eja perseri tek une. Do te te tregoj gjithcka.
-Ne rregull. Dhe... Te premtoj se do te hakmerrem ndaj atij personi. Te premtoj. - thashe une me zerin qe me dridhej, por qe perbrenda ndieja nje inat te madh.
-Mos premto bija ime. Nuk do mundesh ta mbash dot premtimin. Mos premto.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...