Kapitulli 5

3.1K 247 307
                                    

Nata e mbremshme ishte tmerr. Nuk kam vene gjume ne sy.

Shkova te dhoma e ndenjies ate mengjes dhe atje pashe babin, i cili kishte mbledhur gjithe truprojat dhe aty perfshihej edhe Riani.

-Cfare ka ndodhur zoteri?

Babi po bente disa ecejake, u kthye drejt tyre dhe tha:

-Mbreme kane sulmuar te nje disko jona. Njerezit kishin dale jashte te tmerruar dhe truprojat qe kisha vendosur atje perfunduan te vdekur.

Dukej i inatosur. Rralle here ndodh qe te sulmohen vendet tona. Si duket akoma nuk eshte mesuar me kete fakt.

-Vendosni truproja te tjera. Rregulloni demet e bera, nuk duhet qe te humbasim kliente. Dhe perpiquni te gjeni se kush ishte ai qe shkaktoi gjithe ato probleme. Tani mund te largoheni. Rian, ti qendro ketu.

-Po, zoteri.

-Mos e ler vetem Dean. Nuk duhet t'i ndodhe asgje e keqe. Nuk e di se cfare te ka thene mbreme, ndoshta te ka thene te largohesh, sic ben gjithmone me gjithe truprojat e tjere, por mos e degjo. Eshte pak e llastuar, do ta kesh te veshtire te merresh me te. Detyren kryesore ta kam dhene ty. Kam besim te ti, e di qe do ta mbrosh time bije.

-Mos u shqetesoni, zoteri, do jete e sigurt.

Hyra ne dhome sikur asgje te mos kishte ndodhur.

-Baba, a mund te dal jashte sonte?

-Nuk mundesh, eshte rrezik.

-Por une do te jem me Rianin!

-Jo Dea. Ti e di qe kete e bej per ty.

Shfryva e merzitur.

Ishte e kote. Mendova se ndoshta do korruptoja mendimet e tij, por sidoqofte s'kisha per t'u ndalur prej times. Ne darke do fillonte loja.

Darke

Te gjithe kishin fjetur pervec meje dhe Rianit. I kerkova atij te shkonte te me merrte nje embelsire ne kuzhine dhe ai iku. U sigurova qe kisha futur fustanin ne cante. Nuk kisha ndermend ta vishja qe ne shtepi.

Dola dhe njehere ne korridor per t'u siguruar se ai nuk ishte dhe me pas hapa dritaren.

Nxorra njeren kembe e me pas tjetren. Po me dukej pak lartesi e madhe.
Mora fryme thelle dhe u hodha.

U krijua nje zhurme jo edhe aq e vogel dhe me nje levizje te thjesht u ngrita ne kembe.

-Wow...Nuk e dija qe isha kaq fit!

Shkova drejt makines sime qe e kisha bere gati disa ore me pare dhe u largova, me mendimin e vetem se mund te shkoja kudo, mjaft te mos perfundoja ne diskot e babit.

Shkova te diskoja ime e preferuar dhe sa dola nga makina, veshet m'u shpuan nga zeri i larte i muzikes.

Hyra brenda dhe si fillim, gjeja e pare qe bera, ishte te shkoja ne tualet te vishja fustanin.

E vesha ate dhe shkova te merrja nje pije.

-Cfare do marre kjo bukuroshja ketu?

Baristet kohet e fundit po behen shume perverse. Apo eshte thjesht pershtypja ime?

-Nje pije me pak alkool. Cfaredo qofte.

Perzjeu disa pije dhe e drejtoi goten nga une duke me dhene nje buzeqeshje flirtuese. U largova prej tij.

U perplasa me nje kraharor te forte dhe ngrita koken per te pare se cili ishte.

Rian?! Mos ndoshta ishte ndonje iluzion i imi? Dreq, ai ishte aty, pikerisht perballe meje.
Tani po qe jam e mbaruar. Me mori goten qe kisha ne dore dhe e la te nje tavoline tjeter.

-Rian? Ti ketu?! Aha, ke ardhur per t'u argetuar. Befsh qejf. Une do te jem ketu rrotull.

I dhashe nje buzeqeshje te madhe, te shtirur. Sa bera te largohesha prej tij, ai me kapi krahun dhe me drejtoi nga vetja.

-Nuk jemi ketu per te bere qejf. Duhet te largohemi.

Me nxorri jashte dhe ne ate moment shkeputa krahun tim nga dora e tij.

-Do qendroj ketu!

-Duhet te largohemi, - perseriti serish me nofullen e shtrenguar.

-Do qendroj dhe nuk me ndalon dot as ti dhe askush tjeter. Ne rregull?

-Nuk je e sigurt. Eja, babi yt s'duhet ta kuptoje se cfare ka ndodhur.

-Jo.

-E sigurt?

Pohova e vendosur dhe kryqezova duart ne kraharor per t'i lene te kuptonte se s'kisha ndermend te levizja.

Ai u afrua prane meje, me mori ne krahe dhe filloi te ecte drejt makines.

-Çfare dreqin ben?! Me lesho!

Fillova t'i bija ne kraharor, por dukej sikur nuk i bente pershtypje fare.

-Me ul poshte, tani!

Nje buzeqeshje ishte formuar ne buzet e tij dhe ne ato momente e vetmja gje qe doja, ishte t'i jepja nje grusht te mire fytyres e te harronte c'do te thoshte te qeshte.

Hapi deren e makines dhe me vendosi me kujdes brenda saj. Kryqezova serish krahet e inatosur, ndersa ai hipi te vendi i shoferit.

E pashe nepermjet pasqyres. Ishte teper i fokusuar, nuk i hiqte syte prej rruges. As nuk biseduam. Isha teper e acaruar per te formuar qofte edhe nje fjali.

Kur arritem, hapi deren e makines per mua dhe me pas filloi te ecte mbrapa meje.

Hyme brenda shtepise, por ajo qe nuk prisja ishte qe babi te gjendej ne dhome se bashku me truprojat me te mire dhe kur me pa mua, erdhi drejt meje i shqetesuar dhe me perqafoi fort.

-Baba? Cfare ka ndodhur?

-Ku ishe? Per pak sa nuk vdiqa nga meraku duke menduar se te kishte ndodhur dicka!

-Jam mire. Nuk eshte nevoja te shqetesohesh.

U kthye nga Riani dhe nje ze brenda vetes me thoshte se do t'i bertiste vetem per fajin tim.

-Kalo te zyra ime. Do bisedojme.

-Baba, ai nuk ka asnje faj. Isha une qe dola fshehurazi. Ai thjesht me ndoqi, me mori nga diskoja dhe me ktheu serish.

Fola aq shpejt, sa nuk do te habitesha ne qofte se ata nuk do te merrnin vesh se cfare thashe.

-Mire fare atehere, eja ne zyren time Dea.

Dreq... Me duket se e hengra une tani...

Truproja  Where stories live. Discover now