Kapitulli 3

3.2K 254 337
                                    

Ndodhesha akoma te shtepia e gjyshes. Do te qendroja atje ate dite. Mora ne telefon babin dhe e lajmerova per kete gje.

Disa minuta me vone shkova te dhoma qe kisha tek ajo shtepi dhe gjumi me zuri menjehere.

Te nesermen.

-Mirupafshim gjyshe. Do te me marre malli per ty.

-Edhe mua bije. Mirupafshim.

U largova nga ajo dhe pas tre oresh ndodhesha para shtepise sime.
Atje ndaloi nje makine dhe prej saj doli nje djale qe nuk e kisha takuar me pare.

U afrova prane tij dhe e pyeta:

-Kush je?

-Do jem truproja e zonjushe Adeas.

-Cfaaare?!

Oh, Zot! Si nuk ndryshoi mendje rreth kesaj ceshtjeje babi!

-E di cfare? Sa para do?

-Nuk po ju kuptoj.

-Sa para do per t'u larguar pra. Fol.

-Epo, une....

-Ose prit dy minuta.

U drejtova te makina ime dhe brenda saj mora nje cek me nje shume te majme parash qe e kisha bere gati ne rast se ndodhte dicka e padeshirueshme.

Ia dhashe djalit dhe ai dukej i habitur.

-Jane shume.

-S'ka rendesi. Tani largohu. Dhe mos eja kurre!

Ai u largua dhe nje buzeqeshje me doli nga buzet.
Cfare ben paraja!

U futa ne shtepi dhe ne dhome gjeta babin. Shkova tek ai dhe e perqafova fort.

-Si kalove te gjyshja?

-Shume, shume mire. U kenaqa me te.

-Me behet qejfi.

Shikoi drejt ores dhe shfryu i tensionuar.

-Ku ka ngelur ky tani?

-Kush? - e pyeta une duke bere te padituren.

-Truproja tjeter qe kisha caktuar per ty.

Bera nje shprehje ne fytyre si per te treguar se nuk dija asgje dhe u nisa per te dhoma ime.

Bera nje dush te ngrohte dhe shkova ne kuzhine.

-Mmmm... Sa ere te mire qe mban ketu!

Nje sherbyese qe ishte aty buzeqeshi dhe tha:

-Pas pak do te shtrohet dreka zonjushe.

-Sa here kam thene te mos me therrisni zonjushe? Dea. Thjesht Dea.

-Ne rregull...Dea.

I buzeqesha dhe me pas u nisa te shkoja te dhoma e ndenjies.
Babai ishte ulur ne kolltukun e rehatshem dhe po bisedonte me nje nga njerezit e tij.

Nuk me kishte pare.
Aty degjova disa fjale.

-Asaj i duhet nje truproje i mire. Eshte ne rrezik. Ne qofte se ata e kapin, nuk e di se cfare mund t'i bejne. Per me teper qe une do te largohem se shpejti te nje vend tjeter per shkak te punes.
Problemi eshte se nuk po gjej dike te pershtatshem qe te kujdeset per te.

-Zoteri, njoh nje shokun tim, eshte shume i zoti. Ne qofte se deshironi, do ta informoj.

-Ne rregull. Vetem sigurohu qe ai ta mbroje vajzen time me jeten e tij.

-Ne rregull zoteri.

Hyra ne dhome dhe babai dukej pak i "surprizuar" le te themi?!

-Mund te ikesh. Atehere Adea, ti hmmm...

E dija se ai donte te dinte ne qofte se une e kisha degjuar biseden e tyre, por me shume po preferoja te hiqesha sikur nuk e kisha bere ate gje.

-Atehere cfare, baba?

-Oh, asgje, asgje. Do te flasim me vone.

-Ne rregull.

***
Tryeza ishte gati dhe ulur ne karrige isha une, babi dhe njeriu i tij i besuar.
3 persona.
Epo... Po ndihesha paksa e vetmuar.
Me dukej sikur ndodhesha vetem ne dhome dhe askush nuk ishte prane meje.

Megjithese mund te hiqem ndonjehere si vajze e llastuar, e verteta eshte se ndihem thjesht vetem dhe mundohem ta mbush ate boshllek me tekat e mia.
Ndonjehere...

Epo mire. Gjithmone...

I gjithe oreksi qe kisha me iku pernjeheresh dhe po mendoja per fjalet qe babi tha.
Vertet isha ne rrezik?

-Adea? A je duke me degjuar?

Babi ishte duke me folur, por nuk e kisha aspak mendjen tek ai.

-Me fal, u perhumba.

-Sot do te njihesh me truprojen tend te ri. Dhe te fundit, shpresoj. Do te jete ketu rreth ores 9 te darkes. Do qendroje gjithmone prane teje dhe nuk do te te lere asnjehere vetem.
Kudo qe do te dalesh, ai do te jete me ty, te pelqen apo nuk te pelqen ty kjo gje. Eshte per sigurine tende.
Nuk do te dalesh aq sa dilje me pare.
Te dhoma jote do të shtohet edhe një krevat tjetër. Kjo do te thote se do te qendroni bashke ne dhome.
Jemi... Epo, si të themi, paksa ne rrezik. Sa te kaloje rreziku, ai do te zhvendoset te nje dhome tjeter. Deri sa te kaloje kjo gjendje, do te jesh shumicen e kohes ne shtepi.
Ne qofte se ketu je ne rrezik, do te shkosh per disa dite te shtepia e truprojes tend. Mire?

Cfare ishte ajo qe sapo ai tha?!

-Jooo... Une te fle ne nje dhome me truprojen tim?!

-Seriozisht?! Ne gjithe ato qe thashe, ti gjete te me pyesesh per kete?!

-Sic duket.

-Nuk me kenaq aq ideja qe te flesh me nje djale, por kjo eshte gjeja me e sigurt per ty.
Thjesht dua te te mbroj. Je e vetmja qe me ke mbetur. Nuk do ta lejoja dhe nje tjeter humbje.

Syte m'u mbushen me lot dhe i thashe:

-Nuk do te kesh humbje tjeter, mos u shqeteso.

Shkova prane tij per t'i dhene nje perqafim te forte.
Fale Zotit kam babin tim prane. E di se ai nuk do te lejoje asgje qe te me ndodhe mua. E di.

Truproja  Where stories live. Discover now