-Riannn...Mos u bej kaq i keqqq!
-Nuk kam per te ndryshuar mendje, e ke te kote.
-He pra he, te lutem!
Shkundi koken ne shenje mohimi dhe tha:
-Duhej te merrje parasysh pasojat per ate qe bere kete mengjes. Pastaj, ky eshte dhe nje denim per te shlyer dy oret qe kalova ne tualet per te fshire qenin.
-Joooo...
Shkova tek ai dhe iu ula prane.
-Te lutem!
-Jo.
-Ufff...Kerko cfare te duash vetem prano perseri qe te behesh i dashuri im.
Po, si per te me ndeshkuar per ate qe bera ne mengjes, ai tha se nuk do behej i dashuri im.
-Nuk do kerkoj asgje, sepse jam i sigurt qe ti nuk do pranosh.
-.....Ne rregull atehere. Keshtu e kemi? Ti e di... Tani po pendohem qe nuk te vizatova dhe ndonje shimpaze ne balle.
Nuk tha gje. U ngrita nga krevati dhe fillova te mendohesha. Epo, ka dhe nje menyre tjeter.
-Atehere Rian, bej cfare te duash. As qe me intereson ne qofte se ti pranon apo jo. Une do te gjej vete nje djale dhe do t'i propozoj te behet i dashuri im duke i ofruar leke.
-Bej cfare te duash. Ti mund ta blesh me pará ate ne menyre qe te behet i dashuri yt, por nuk mund te fitosh kurre dashurine e tij, - tha ai dhe beri te largohej nga dhoma.
-E kush tha se une dua qe ai te me doje?
Ai nuk tha asgje. Mbylli deren pas vetes dhe as qe u duk ne oret ne vazhdim.
Nderkohe une isha duke kontrolluar ne internet per ndonje mashkull qe me pershtatej dhe me ne fund, pas tre oresh te plota, gjeta dike.
-Uhhh, me ne fund.
U ngrita nga shtrati dhe po shkoja te dhoma e Rianit.
E hapa deren pa trokitur fare.
Riani ktheu koken nga une dhe me pas mori pozicionin qe kishte disa caste me pare.
-E gjete 'te dashurin' tend?
-Mendoj se po. Por...oferta vlen akoma edhe per ty. Qe keshtu, ne qofte se deshiron...
-Faleminderit per oferten! Shume e sjellshme nga ana jote! - tha ai duke folur ironikisht.
-Rian... Te pakten kur jam une serioze, ji edhe ti. Por meqe ty nuk te pelqen qe te jesh serioz ne te tilla raste, atehere as une nuk do vazhdoj te jem.
I nxorra gjuhen dhe e godita me nje jastek qe gjendej aty prane.
U ngrit nga shtrati dhe po drejtohej nga une.
Ndaloi prane meje dhe po me shikonte.
-Cfare ke qe sheh?
-Edhe shikimin po me ndalon?
Rrotullova syte, ai perfitoi nga ky 'hutim' i imi dhe me kapi nga beli duke me terhequr drejt vetes. Vendosa duart te kraharori i tij per ta shtyre, por ai aq me shume me shtrengonte.
-Rian.
-Cfare?
-Si cfare?! Me lesho!
-Jo.
M'u afrua akoma me afer dhe me la nje puthje te vogel ne faqe. Dhe a mund ta di se pse dreqin ky veprim i tiji me eksitoi aq sa te me shtonte te rrahurat e zemres?!
-Perseri t'u skuqen faqet!
Qeshi dhe me leshoi, nderkohe une hapa deren dhe pas disa minutash, atehere kur qetesova veten, u drejtova per te dhoma e ndenjies.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...