-Rian, vetem mos u kthefshim gjalle ne shtepi, se perndryshe do te te vrasss! Betohem kete here qe do te te vras. E ke jeten ne fije te perit. Riannnn! Ngadalesoje kete dreq motorri!
E shtrengova fort te beli dhe mbylla syte e frikesuar, ndersa ai qeshte.
-Mos u lodh per te me vrare. Nje kthese ketu dhe vdesim te dy bashke, - tha ai duke ngritur zerin qe une ta degjoja.
-Jo, me dhimbset shume jeta ime. Nuk dua.
Pas rreth dhjete minutash, foli serish.
-Dea, je duke me nxjerre jashte funksionimit organet e stomakut po me lesho!
-Po, dhe pastaj te fluturoj qe nga motorri une. Je shume i zgjuar!
-Shiko kush flet! Ne qofte se nuk e ke vene re, kemi ndaluar.
Hapa syte dhe pashe perreth e cuditur.
-Ouuu, po une pse nuk e dija?
-Ndoshta sepse ishe shume e zene duke me mallkuar?
-Aha, e arsyeshme.
Preka token me kembe dhe mora fryme e lehtesuar. Ktheva koken nga Riani, i cili po me shikonte duke buzeqeshur.
Buzeqesha lehte dhe shkova prane tij per t'i kapur doren. E terhoqa fort dhe filluam te ecnim.
-Atehere, aventura tjeter? Cila eshte?
Psheretiu dhe dukej se po mendohej.
-Aventura tjeter....
Me hodhi krahun rreth qafes dhe me afroi nga vetja.
Qeshi flirtueshem.
E pashe dhe kur kuptova ate qe ishte duke menduar, u shkeputa prej tij.
-As mos te te shkoje ne mendje dicka e tille Rian!
-Une nuk thashe gje. Varet si i kap gjerat mendja jote, - tha ai duke vazhduar te buzeqeshte.
-Mire, mire, zëre se te besova.
-Por ide e keqe nuk eshte, jo.
Me shkeli syrin, nderkohe qe une vendosa doren para fytyres.
-Pse nuk me dha Zoti nje truproje qe te me respektonte?
-Sepse atehere nuk do ishim njohur fare dhe historia jone do ngelej e pashkruar.
Pashe drejt tij e habitur.
-Fole bukur ketu!
-E kur s'kam folur bukur une?
-Ne kete moment sapo the dicka qe e rrezoi poshte mendimin tim.
Psheretiu duke qeshur dhe nuk tha gje.
***
-Rian, do te te them nje gje dhe do jem e sinqerte.
-Cfare?
-Nuk jam duke kuptuar asgje.
-Se mos jam duke kuptuar une! - tha ai duke pare nervoz drejt burrit qe po na fliste.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...