Psheretiva thelle dhe vendosa koken midis dy duarve.
E putha Rianin dhe me pas ika me te shpejte pa thene gje!
Nuk prita as per reagimin ose fjalet e tij. Ika sic kam bere gjithmone.Ahhh Mateo. Ne djall ti me keto keshillat e tua!
***
-Atehere, cfare ndodhi? - pyeti ai.
-E putha. Sic the ti.
Qeshi i kenaqur me veten.
-Gjithe ky ekspert dashurie qe jam! Duhet te jesh me fat qe me ke mua.
-Me beso kur them se nate per nate e lus Zotin qe me dha nje si ti!
-Prit prit. Cfare ndodhi pas puthjes? Mos me thuaj qe ike?
Buzeqesha duke nxjerre dhembet ne pah, ndersa ai psheretiu i bezdisur.
-Ufff Dea! Nuk do ta lesh me kaq. Kete ta kesh te qarte. Dhe kam nje super ide se si ta besh ate xheloz, - tha ai duke kryqezuar krahet e duke pare drejt meje djallezisht.
***
-Kjo eshte ideja jote?
-Po.
-Po sikur te mos funksionoje?
-Ne qofte se ai te do, atehere do te funksionoje me patjeter, pa merak.
-Po te besoj...
-Nuk do zhgenjehesh, - tha ai duke me shkelur syrin.
Mora fryme thelle.
Mateo ishte te dhoma ime dhe po bisedonim se si ta benim xheloz Rianin.
S'e kisha menduar ndonjehere se Riani do te behej qendra e vemendjes nga une, nga e madhja Dea!
-Bejme mire t'i futemi punes, - tha Mateo duke me nderprere nga mendimet.
U ngrit dhe zgjati doren flirtueshem.
-Bejme mire te fillojme qe tani ta bejme xheloz Rianin.
Qesha dhe une dhe dore per dore me Mateon dolem nga dhoma.
Riani sapo hapi deren e dhomes se tij dhe pa drejt meje.
-Do shkosh ndokund? - tha ai duke m'u drejtuar mua, por qe ishte duke pare Mateon per shume gjate.
-Po, do dal.
Ktheu koken nga une.
-Por nuk eshte nevoja qe ti te vish. Mateo do jete me mua.
Shtrengoi nofullat nga inati dhe nuk tha gje. Hapi deren e dhomes se tij dhe hyri brenda me nje qetesi te cuditshme.
-Bukur! - tha Mateo duke qeshur. - Ai eshte xheloz.
Buzeqesha lehte. Filluam te ecnim dhe shkuam te makina.
***
-Atehere, si thua Mateo?
Shikoi drejt meje dhe psheretiu duke u menduar. Shkundi koken ne shenje mohimi.
-Jo, duhet te jete me provokues. Provo kete tjetrin.
Me zgjati fustanin dhe u futa perseri te dhoma e nderrimit.
E vesha. Epo, teper i shkurter. Une dua ta bej xheloz Rianin, jo t'ia shtoj imagjinaten per mendime perverse!
-Mbarove? S'kam ndermend te pres me teper.
-Eshte shume i shkurter Mateo.
-Edhe? Cfare do te thote kjo?
-Nuk do ta vesh.
-Dea, nuk eshte hera jote e pare qe vesh fustan te shkurter.
-Po, por kete here eshte ndryshe.
Psheretiu thelle dhe hapi deren duke me pare. U ktheva drejt tij. Levizi koken me shenje pelqimi.
-Perfekt! Ky eshte i duhuri. Kete do te marresh dhe nuk ka kundershtime. U kuptuam? U kuptuam thuaj.
Doli nga dhoma. Rrotullova syte duke qeshur dhe fillova te nderrohesha.
***
Hapa deren e shtepise. Qe nga ky moment fillonte aktrimi im me Mateon.
Qesha dhe kapa doren e tij duke e terhequr brenda.
-Ia kaluam bukur. Mezi pres te dalim serish me vone!
Degjova hapa ne dhome dhe ktheva koken per te pare Rianin dhe ate shikimin e tij te eger.
E shperfilla dhe pashe drejt Mateos. Ia rrethova qafen me duart e mia dhe i lashe nje puthje ne faqe.
-Si thua sikur te qendrosh ketu sot?
-Sigurisht! - tha Mateo duke qeshur dhe me afroi me shume per nga vetja.
Iu afrova prane veshit dhe i peshperita me ze te ulet:
-Eshte duke funksionuar?
Degjova ate qe qeshi pak.
-Me shume sec e menduam.
Ndenji pak pa folur para se te fliste serish.
-Vetem shpresoj qe te mos perfundoj ne arkivol kaq i ri!
Qesha me te madhe.
-Je shume argetues.
-Meqe ra fjala te argetimi, ku eshte ajo vajza?
-Neser mund te vish per te. Sot e ka pushim.
-Bukuri fare, - tha ai i gezuar.
Nuk kaloi as nje minute kur degjova ate qe tha nje 'Ups' dhe ndjeva nje dore qe me shkeputi nga Mateo.
U perplasa te kraharori i Rianit dhe ngrita koken per ta pare ate.
-Mund te largohesh. Mjaft kaq romanticitet, - tha ai duke folur eger dhe dalloheshin notat e xhelozise ne zerin e tij.
Mateo psheretiu " i inatosur".
-Do takohemi neser tek i njejti vend, mire?
Leviza koken duke pohuar. Ai u largua dhe Riani shikoi drejt meje.
Me kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime.
Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje.
Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtrenguar nofullat fort dhe merrte fryme shpejt.-Cfare ke ndermend te besh ne kete menyre Dea?
-Asgje. Cfare mund te bej une? - i thashe me nje ton mosperfilles dhe ai shkundi koken ne shenje zhgenjimi.
U afrua prane meje aq shume dhe po me shikonte ne sy.
Nuk isha mesuar me ate afrimitet.Afroi ngadale koken te qafa ime dhe me la nje puthje qe m'u duk sikur me perveloi. Nje dritherime me kaloi ne trup dhe nje renkim i vogel me doli nga buzet.
Ne qofte se do te vazhdonte ne ate menyre, nuk do t'i rezistoja dot.Vendosa duart te kraharori i tij per ta shtyre, por ai u tregua me i shpejte dhe i kapi ato.
E shtyva mbrapa, ai me terhoqi dhe perfunduam te dy ne shtrat.
Nje pozicion teper i sikletshem, ai siper meje.-Rian, cfare dreq...
Nuk e mbarova dot fjaline, sepse me nderpreu ai.
-Shhhh.... Mos fol.
Ishte aq afer me mua sa edhe kur fliste, i ndieja buzet e tij mbi te miat.
Me dukej sikur isha paralizuar e gjitha. Cdo here qe gjendesha afer me te, ndodhte kjo gje.
Me njeren dore kaloi disa floke te miat mbrapa veshit, ndersa tjetren e vendosi te beli im.
U afrua prane veshit tim dhe filloi te me peshperiste:
-Kam bere nja gabim te madh Dea.
Ngriti koken dhe me pa ne sy.
-Cfare gabimi? - e pyeta, kurioze per pergjigjen e tij.
-Qe u dashurova me ty, - tha ai dhe me perfshiu ne nje puthje pasionante.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...