Rregulloi kemishen e tij dhe u kthye nga une.
-Me fal qe te lashe vetem, por kisha nje pune per te perfunduar.
Do ta pyesja per ate 'punen', por ne ate moment dallova te njejtin djale qe me kapi pak me pare dhe qe ndodhej mbrapa Rianit. Me veshtiresi e njoha. Pse? Sepse fytyra i ishte enjtur nga disa grushta qe Riani i kishte dhene.
-Rian...
-Mos pyet per te, e kerkonte. Keshtu perfundon cdo njeri qe tenton te te preke.
-Shume protektiv, - thashe une duke levizur koken ne shenje habie.
-Si cdo truproje. Eja ikim tani.
Filluam te ecnim dhe nuk vonoi shume kur u gjendem te makina.
***
Gjendesha ne dhome me Rianin. Jo se ai ishte zhvendosur per te dhoma ime, por sepse une i kerkova qe te qendronte me mua.
Ishim ulur te krevati im dhe askush nuk po fliste.
Ne mendje me kaloi nje mendim shume i cuditshem.
-Rian, do te te them dicka.
-Ne qofte eshte ndonje idiotesire, me mire mos e thuaj.
-Jo, jo, domethene eshte pak i cuditshem mendimi im, por ti me degjo deri ne fund. Ne rregull?
-Ne rregull, fol.
Shikoi drejt meje dhe une fillova te flisja.
-Behu i dashuri im...
Me shikoi i habitur dhe u ngrit menjehere duke m'u afruar.
-Dea, mos ke gje temperature? Te te coj ne spital? - tha ai duke vendosur doren te balli im per te kuptuar ne qofte se isha e nxehte.
-Ufff... Jo Rian jo. Nuk kam temperature.
Ia hoqa doren.
Ai nuk po thoshte asgje, thjesht vazhdonte te me shikonte i habitur.-Te behem i dashuri yt?
-Po, domethene jo. Dua te them, sigurisht qe po, por jo i dashuri im i vertete. Me kupton?
Nuk me ktheu pergjigje.
-He pra Rian. Behu i dashuri im i rreme. Ne syte e te tjereve, ose me sakte ne syte e 'shoqeve' te mia, ti do te jesh i dashuri im, por ne te vertete jo.
-Dhe pse e deshiron dicka te tille?
-Epo... Duke qene se te gjitha shoqet e mia kane te dashur dhe une jam e vetmja pa nje te tille... Dua t'ua mbyll gojen te gjithave pra, sa shpjegime kerkon dhe ti!
Me vone
Duke pritur...Akoma duke pritur per pergjigjen e Rianit.
-Rian, po me ze gjumi... Dhe mjaft bere si vajze e veshtire... Fol, sa me shpejt madje.
-Cfare perfitoj une duke u hequr si i dashuri yt?
-Me mire do ishte te thoshe se... cfare deshiron ti per t'u hequr...si i dashuri im!
Mbylla syte dhe shtrengova jastekun fort. Me flihej gjume.
Degjova fjalet e tij pak me vone kur tha me ze te ulet se pranonte te behej i dashuri im dhe nje buzeqeshje me doli nga buzet. Bukur! Te shohim si do shkojne ngjarjet tani e tutje.
***
Leviza koken dhe u perplasa me dicka. Ose me mire te themi me dike.
Hapa syte dhe pashe Rianin. Rian?!
-Rian, cfare dreqin do ketu?
Ai thjesht levizi trupin dhe nuk tha asgje.
-Rian, ngrihu!
Perseri asgje. Ferkova syte dhe psheretiva fort.
-Ne rregull atehere.
***
-Ashtu... Shume bukur! Me pelqen...
U ngrita nga shtrati dhe qesha kur pashe fytyren e Rianit.
Nuk vonoi shume kur ai u zgjua.
Shikova drejt tij dhe i thashe:
-Atehere Rian, si e shpjegon faktin se ke fjetur ne dhomen time?
-Uhhh...Sic duket me ka zene gjumi ketu. Ishte pa qellim. Me vjen keq.
-Ne rregull, nuk ka problem, - thashe une duke mbajtur me veshtiresi te qeshuren.
Ai u ngrit dhe shkoi ne tualet.
Te shohim se cfare do te besh Rian!
1...2...3...
-Deaaaa!
Kjo ishte! Ja arrita qellimit. Vendosa duart ne bel dhe prita per Rianin te dilte nga tualeti.
Hapi deren dhe pa drejt meje duke marre fryme shpejt nga inati.
-Cfare eshte kjo? - tha ai duke bere me shenje nga fytyra e tij.
-Po qe e ke mire ti, cfare eshte ajo? Kush e ka bere?
-Ndoshta e ka bere ndonje djallushe qe sillet rrotull neper dhome!
-Vertet! Si nuk me shkoi ne mendje!
-Ne rregull Dea, mjaft me kaq. Jam shume serioz. Cfare dreqin te shkon ne mendje?! Me ke vizatuar nje qen ne faqe!
-Une nuk di gje te them te verteten. Ndoshta gjate nates mund te kem qene somnambul dhe kam vizatuar ate.
-Nuk kam degjur asnjehere me pare ndonje justifikim kaq te bukur! - tha ai ironikisht.
-Po normale! Nuk ke pasur me pare nje si une qe te shpike justifikime aq brilante! Pranoje, nuk ke cfare ben pa mua.
-Mos fol me Dea, por mendohu se si dreqin do ta fshish kete dreq qeni qe me ke vizatuar.
-Mire atehere, ja te mendohem... Uuu, e gjeta, ide me te bukur se kaq nuk ka...
-Fol, mjaft lavderove veten.
-Ne rregull. Shko futu ne lavatriçe. Atje do behesh yll fare!
Shikoi drejt dhe shkundi koken i habitur.
-Sa e zgjuar qe je! Po qe te thahem pastaj, ku te qendroj, apo te varem aty te ballkoni qe te me thaje era?
-Bravo! Po fillon te mesosh me kalimin e kohes. Shume bukur.
Psheretiu thelle dhe pa perseri drejt meje.
-Kemi pak pune me vone, zonjushe e vogel. Po fillon te kalosh limitet.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...