Vendosa te dilja me shoqet ne darke.
U bera gati dhe bashke me Rianin shkuam te diskoja ku ndodhej shoqeria ime.
Hyra brenda dhe mes turmes se njerezve arrita te dalloja Klean.
U afrova prane tyre dhe Klea filloi te fliste menjehere.-I dashuri yt i ri Dea?
-Jo, thjesht truproja.
Vereva nje buzeqeshje te vogel ne buzet e saj. Filloi te perdridhej teksa ecte dhe shkonte te Riani. Vendosi doren te supi i tij dhe i tha:
-Si eshte emri yt?
-Rian, zonjushe.
Duke u llastuar, filloi te qeshte, pasi sigurisht qe i pelqeu qe Riani i tha 'zonjushe'.
U afrua prane tij dhe uli ngadale doren duke ia vendosur ate te gjoksi.
Dreqin! Pse ma shpifin kaq shume vepimet e saj?
U largova prej tyre dhe shkova te grupi i vajzave te tjera qe ishin bashke me te dashurit e tyre. E merzitshme, e di, por nuk kisha c'te beja tjeter. Megjithate me pelqente aftesia qe kisha per t'u pershtatur ne cdo bisede dhe me cdo njeri (te pakten pjesen me te madhe te rasteve). Ate gje bera edhe ne ato momente.
Po beja shaka me njeren prej vajzave per menyren se si i dashuri e kish kapur kur syte me shkuan te Riani.
Ai menjehere shikoi drejt meje dhe shikimi i tij dukej sikur thoshte :'Te lutem Dea, ma hiq qafe kete, me eshte ngjitur si rrodhe!'Qesha, u kerkova ndjese te tjereve per largimin dhe shkova drejt tyre.
-Klea, me duhet te bisedoj pak me Rianin, ne rregull? Vetem.
-Uhh...Ne rregull.
Kapa doren e Rianit dhe po e terhiqja drejt nje korridori te vogel vetem qe te mos dukej sikur kisha genjyer.
-Oh Zot! Nuk e ke idene se sa nder me ke bere. Ishte thjesht e pabesueshme. Doja te largohesha, ndersa ajo me ndiqte nga mbrapa! Me mire nje llafazane si ti, sesa ate si shushunje!
-Hejjjj! Une te shpetova prej saj, ndersa ti me thua llafazane! - thashe duke bere si e merzitur.
-Deshiron te te them se je serioze, e matur? Jo, keq me vjen, nuk gjenjej asnjehere.
E godita ne krah, por me shume me dhembi dora mua, sesa atij krahu.
-Me vrave.
-Une? S'mbaj mend te te kem prekur, -m'u pergjigj duke shkundur supet si i pafajshem.
-Nuk do ma dish ndonjehere per nder ti mua? - mermerita me vete para se te dilnim prej asaj ngushtice.
Gjetem nje vend qe nuk ishte me shume njerez dhe po qendronim atje.
-Cfare do besh tani?
-Pse, u merzite ti? Aty te rrish! S'ke per te ikur.
-Thashe gje qe u merzita?
-E sheh pra se sa e zgjuar jam? I kap qe ne ajer gjerat.
-Po pra, ti me kete zgjuarsine tende... - tha ai duke buzeqeshur me ironi.
-Po pra, dhe ti me kete ironine tende...
Nuk tha asgje, thjesht buzeqeshi lehte dhe uli koken duke e shkundur pak.
Pas disa sekondave, ndjeva pranine e nje mashkulli mbrapa meje dhe ate qe vendosi njeren dore te tij te beli im duke me terhequr pak.
-Cfare dreqin!
-Hej hej hej, leshoje. Mos i hap probleme vetes, - tha Riani duke u afruar dhe e shtyu ate nga une.
Ishte aq i dehur, sa iu moren kembet dhe per pak sa nuk ra.
-Ne rregull o vella, thjesht...doja te kenaqesha pak... Nuk e dija se ishte e dashura jote...
Filloi te largohej dhe kur me humbi nga syte, ktheva koken nga Riani.
-Cfare behet keshtu me njerezit? Te gjithe kujtojne se jemi te dashur.
-Ndoshta shkojme vertet? - me pyeti per te me ngacmuar.
-Ate po mendoja dhe une!
-E dija. Dashuria ta merr mendjen.
-E ke mire. E di qe pikerisht ne momentin kur fillova te ndiej dashuri me erdhi edhe deshira te te gjuaj kokes me shkop bejsbolli, te ta rrjep lekuren, te te hedh acid siper dhe me pas...
-Qete Dea, qete! Nuk e di nese ta kane thene te tjeret, po imagjinata jote eshte shume e zhvilluar kur behet fjala per cmenduri.
-Cmenduri? T'i i quan mendimet e mia cmenduri?!
Me pelqente te hiqesha sikur isha acaruar, se kisha deshire te shihja reagimet e tij.
Ai psheretiu thelle.-A nuk lodhesh ndonjehere duke folur? Se mua me dhemb koka kur dikush flet e nuk di te mbaroje.
-Le te te dhembi, nuk te ka plasur?
Peshperiti dicka nen dhembe, por nuk e kuptova fare se cfare tha.
***
Gjithcka shkoi si neper festa. Kercime, pije, por kete here u sigurova qe te mos dehesha. Pastaj Riani, as qe preku pije me dore.
"Nuk me lejohet te dehem, dhe per me teper me duhet te drejtoj makinen."
Ky ishte justifikimi i tij.-Rian, u me... Rian, nga dreqin je futur?
Do t'i thosha se isha merzitur, por ai as qe ishte prane meje.
Fillova te kerkoja per te.Shkova te korridori i ngushte ku kaluam pak me pare. Atje nuk kishte shume njerez, megjithate mendova se mos ndoshta mund te ishte diku aty rrotull.
-Rian?
Asnje pergjigje.
Nga kishte perfunduar ai?-Ahhh Rian! Nuk jemi duke luajtur hapa-dollapa ketu! - thashe une me ze te ulet.
Degjova nje zhurme qe vinte nga nje dhome aty prane dhe shkova drejt saj. E hapa.
-Rian...Cfare dreqin po ndodh ketu?
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...