Kapitulli 10

2.8K 238 175
                                    

Ktheva koken dhe pashe Rianin.

-Dhe cfare do te ndodhe nese nuk e leshoj?

-Leshoje!

Nuk e kisha pare ndonjehere aq serioz.

Shikova drejt djalit pa emer dhe e qellova me grusht ne fytyre, pasi ai me kishte liruar pak duart.

U shty mbrapa, nderkohe Riani erdhi prane nesh.

Kapi djalin nga jaka e kemishes dhe e pyeti:

-Kush je ti?

-Nuk eshte ne interesin tend te dish per mua.

Kaq mjaftoi qe Riani ta godiste ate.

-Pse doje ta merrje Dean?

-E si te mos e duash ate?

Filloi ta godiste perseri, por ne ate moment rojat e sigurimit u shfaqen aty dhe arriten ta ndanin Rianin nga ai djali.

U drejtua nga une.

-Dea, je mire?

-Mire...Besoj.

-Eja ikim nga ketu.

Vendosi njeren dore te supi im dhe po me terhiqte per t'u larguar.

-Nuk ishte ide e mire te dilnim jashte.

***

Arritem ne shtepi dhe shkova menjehere te dhoma ime.

U shtriva ne shtrat pa hequr fustanin dhe vendosa duart ne fytyre.

-Ja pra! Kjo mund te mos ndodhte ne qofte se babi im nuk do ta kishte kete fame!

Ngrita koken per te pare Rianin.

-Dhe faleminderit. Nuk e di se cfare do te ndodhte ne qofte se ti nuk do te vije atje.

-Eshte detyra ime te te mbroj.

-Nuk eshte detyra e askujt qe te gjendet mbrapa meje dhe te me mbroje nga te tjeret me jeten e tij.

-Kjo eshte puna jone Dea. Te te mbrojme nga te tjeret edhe ne qofte se kjo gje paguhet me jetet tona.

-Pse s'thua qe ke nje pune koti fare? Mund te vdesesh ne cdo moment duke u perpjekur te me mbrosh. Une per vete nuk do ta beja kurre ate gje. Te vdisja per dike qe nuk e njoh fare!

Shkundi koken lehte dhe nuk tha gje.

U ngrita dhe shkova ne tualet per te hequr fustanin.

Hapa rubinetin e dushit duke e lene ujin te me rridhte ngadale ne trup.

-Me mjaftonte jeta e meparshme. Ajo ishte mese e duhura, - thashe me ze te ulet dhe i lashe lotet te me bashkohesin me ujin e ngrohte.

U mbeshteta te muri dhe u ula ne pllakat e ftohta ngjyre qumeshti.

Vendosa koken te gjunjte e mbledhur dhe po qaja pa ze.

-E urrej kete dreq jete!

***

Hapa deren dhe u shtriva menjehere ne shtrat per te fjetur.
Mbylla syte dhe me mijera mendime, arrita te flija.

Te nesermen.

Hapa syte ngadale dhe instiktivisht ktheva koken per nga krevati i Rianit. Nuk ishte atje.

Dera e tualetit u hap dhe nga atje doli ai qe kishte te veshura vetem xhinset e tij dhe po pastronte floket me nje peshqir te vogel. Kishte ekspozuar linjat perfekte te trupit te tij te mireformuar. Muskujt dukeshin sikur ishin te gdhendur nga vete Perendia. Ne krahun e majte kishte nje tatuazh i cili perfundonte ne berrylin e tij.

Do vazhdoja t'ia eksploroja akoma trupin, po te mos ishte per te qe foli:

-Me fal Dea. Mendova se ishe duke fjetur.

Mori kemishen e tij dhe nxitoi te mberthente kopsat. Vendosi kollaren e zeze dhe u kthye nga une.

Shkunda koken per te larguar ato mendime nga koka dhe i thashe:

-Me pelqen tatuazhi qe ke ne krahe. Eshte i bukur.

-Faleminderit, - tha ai duke buzeqeshur lehte.

***

Ndjeva zilen e telefonit dhe lexova ne ekranin e tij "babi''.

E hapa dhe ai filloi te fliste menjehere:

-Dea, degjova se cfare kishte ndodhur mbreme. A je mire? Nuk te ndodhi dicka e keqe, apo jo? Nuk duhej te dilje, te lajmerova se ishte rrezik.

-Jam mire babi, nuk eshte nevoja ta besh kaq te madhe. Nuk me ndodhi asgje e keqe. Si je ti?

-Mire jam. Dhe doja te thosha se do te kthehem me shpejt kete radhe. Xhirimet po mbarojne shpejt.

-Ohh, sa mire, do te te pres.

-Tani me duhet te iki. Flasim me vone. Mirupafshim.

-Mirupafshim.

Lashe telefonin ne tavoline dhe aty afer vereva nje gote me uje. E mora dhe po e mbaja ne dore. Ktheva koken nga Riani i cili ishte pa mendje.

-Rian.

-Po? - tha ai pasi me pa mua.

-Meqe kam qe dje pa te bere ndonje gje, do ta bej tani, me mori malli.

Pa pritur qe ai te fliste, ia derdha te gjithe ujin ne fytyre.

-Dea...

Nga zeri dukej i acaruar. Fillova te qeshja me fytyren e tij, ndersa ai me shikonte serioz. Por ajo qe nuk prisja, ishte qe edhe ai te merrte nje gote tjeter dhe te me lagte dhe mua. Buzeqeshja me ndaloi dhe hapa gojen nga habia.

-Si guxove ta beje kete gje?

Pashe drejt tij e inatosur dhe ne ato momente, ne qofte se vrasja nuk do te ishte krim, do ta kisha vrare me kohe Rianin.

-Kjo ishte pak. Mos harro, kam per te te perzier ushqimin me ereza djegese dhe sheqer njekohesisht, do te zgjoj ne mes te nates dhe e fundit fare, do te flirtoj me ty.

Ne buzet e tij ishte nje buzeshje ironike dhe djallezore njekohesisht.

-Nuk do guxoje i dashur Rian!

-U bera dhe i dashur per ty tani?

-Eshte thjesht shprehje, budalla!

-Nuk ka problem, mua me pelqen, - tha ai duke qeshur ironikisht.

-Fillove qe tani me flirtimet ti?

-Ne qofte se kete e quan flirt, nuk e di se cfare do t'i quash te tjerat.

-As qe me intereson te di per to. Dhe ti mos guxo te besh perseri te njejten gje.

Nuk tha asgje, thjesht buzeqeshi perseri.

Kjo loje qe kemi nisur nuk do perfundoje mire. Jam e sigurt per kete.

Truproja  Where stories live. Discover now