Kapitulli 11

2.8K 233 248
                                    

Me vendosen pjaten e ushqimit para. Sa u bera gati te haja, mendova se mos ndoshta Riani i kishte hedhur dicka.

Ngrita koken per te pare ate, i cili po hante ushqimin e tij qetesisht.

E shtyva pjaten para dhe kryqezova duart.

-Mos ki merak Dea, nuk ka gje ne ushqim.

-E pse te te besoj?

-Beso te veprimet.

Terhoqi pjaten prane vetes dhe vendosi pirunin te vendi ku ndodhej ushqimi. E provoi ate dhe tha:

-E lumtur tani?

Mora pjaten duke shfryre dhe fillova te haja. Cfare dreqin kishte ndermend te bente?

Ne tryeze u vendosen dy pjata me embelsire, per mua dhe Rianin, pasi te tjeret kishin mbaruar ushqimin me kohe.

U be gati te merrte pjaten e vet, por e ndalova.

-Do ta marr une kete. Ti merr tjetren.

-Ne rregull, - tha ai teper i qete.

Provova embelsiren dhe kishte nje shije te mrekullueshme.

-Cfare ke ndermend te besh Rian?

Ngriti koken dhe me pa mua duke qeshur "pafajesisht".

Mora goten me leng portokalli dhe e piva. Filloi te me turbullonte nga shija e tmerrshme qe kishte.

Degjova te qeshuren e tij dhe e pashe e nevrikosur.

-Riannnnnn!

Dhoma u mbush nga e bertitura ime.

-Nuk e imagjinoj se sa do te bertasesh ne vazhdim.

Mora embelsiren e tij dhe ia hodha ne fytyre.

-Kjo ishte pak, do ta shohesh ti se cfare do te bej ne vazhdim!

-Dea....Kjo ishte e tepert.

Vendosi doren ne fytyre dhe hoqi pjesen me te madhe te embelsires.

-Aspak.

Mori goten e tij me leng qershie dhe ma derdhi mua.

-Kjo nuk eshte asgje ne krahasim me ato qe me ke bere mua.

-Rian...Me duket se po te afron ora e vdekjes.

Fshiva fytyren me nje pecete qe ndodhej ne tryeze dhe pashe drejt tij.

Inati me iku kur pashe fytyren e tij me embelsire dhe fillova te qeshja.

-Nuk ka asgje per te qeshur, - tha ai teksa pastronte fytyren.

-Per mua ka.

Shfryu i inatosur dhe u ngrit nga tavolina.

-Rian...

-Cfare ka tani? Mos me thuaj se do me biesh me pjate kokes.

-Eshte ide e mire, por nuk do ta bej.

-Atehere cfare?

-Do dalim sot?

-Sapo dole dje.

-Jo ne disko Rian. Dua te shkoj te parku i lojerave.

-U bere femije tani?

-Do te te shoh ty cfare do besh kur te shkojme atje. Mos me thenshin Dea ne qofte se nuk te detyroj te hipesh te karuseli.

Filloi te qeshte aq shume, sa po mbante doren te stomaku. Nuk e kisha pare ndonjehere te qeshte aq.

-Pse qesh? Mendon se nuk te detyroj dot?

-Po. Kurre.

-Kurre mos thuaj "kurre"!

***

Lajmerova babin se doja te dilja me Rianin dhe me ne fund, pas gjithe atyre fjaleve, me lejoi te dilja.

-Te lejoi?

-Sigurisht qe po. Tani prit dy minuta sa te nderroj veshjet.

-Me dy minuta mos ndoshta nenkupton dy ore?

-Me e shumta nje, - thashe duke qeshur e duke nxjerre dhembet ne pah.

Degjova ate qe psheretiu thelle dhe me pas u nisa per te dhoma ime.

Hapa dollapin e veshjeve dhe nxorra qe atje xhinse te zeza, te cara te gjunjte dhe nje bluze te bardhe, te gjere. Kapa floket ne nje topuz pak te crregullt dhe dola nga dhoma.

-Rekord. U vonove vetem 15 minuta e 26 sekonda,- tha ai teksa shikonte oren qe mbante te vendosur ne dore.

-Ke ngelur duke pare oren ti!

***
-Ku do shkosh si fillim? - tha Riani kur mberritem te parku i lojerave.

-Hmmm...Dua te shkoj te vendi ku luhet me makina.

-Seriozisht?!

-Po. Cfare ka ketu? Une dua te argetohem. Dhe ti do te luash bashke me mua.

-Une?! Te hip tek ato makinat lodra?! Te genjen mendja!

-Ose do luash me mua, ose do te telefonoj babin dhe do t'i them se ti...

-Se une nuk dua te luaj me ty? - tha ai duke qeshur me ironi.

-Jo...Atehere...Kete gje e kam thene dhe per truprojen e pare...

-Cfare?

-Ne qofte se ti nuk luan me mua, do t'i them babit se doje te me perdhunoje...

Pa drejt meje i habitur dhe tha:

-Vertet?! Kete genjeshter te tmerrshme ke gjetur?

-Po. Ti e di se une i them babit. Mos me provoko Rian.

-Nuk e ben.

-Mire, ashtu e leme.

Mora telefonin dhe sa u bera gati te telefonoja babin, ai ma mori telefonin.

-Nuk do ta telefonosh.

-Atehere ti do te luash me mua.

Shryu i inatosur dhe pohoi ngadale me koke.

-Ne rregull. Por kam nje kusht.

-Cfare kushti?

-Do me lesh rehat. Nuk do te me thuash me fjale te kota.

-Ne rregull.

-Pranove? Kaq lehte?

-Po, por une nuk mbaj pergjegjesi per shume kohe. Kane thene se premtimet jane bere per t'u thyer. Dhe une jam shume e mire ne thyerjen e premtimeve. Po te paralajmeroj.

-Ne rregull, ne rregull. Eja ikim tani.

Dhe dy minuta me vone isha duke luajtur per bukuri te loja me makina, vetem kur me perplasi nje makine tjeter. Ne qofte se nuk do te ishte per rripin e sigurimit, do kisha fluturuar.

Ktheva koken per te pare se kush me kishte perplasur. Dhe kush ishte? Sigurisht qe Riani!

-C'dreqin pate? Pse me ben ta thyej premtimin qe tani?

-Erdhem ketu per t'u kenaqur. Edhe une ate po bej, po kenaqem.

-Uau, c'kenaqje e mrekullueshme! Por do ta shohesh ti. Mos u cudit ne qofte se peson ndonje fluturim nga karuseli!

***

U ulem te nje vend te karuseli, vendosem rripat e sigurimit dhe ai filloi te levizte ngadale.

-Tani le te bisedojme pak.

-Me mire jo. Nuk dua te debatojme tani qe po ngjitemi lart.

-Nuk te hedh nga karuseli, pa merak. Ajo qe thashe pak me pare ishte shaka, ndonese me ngacmon shume qe ta bej.

Buzeqeshi lehte dhe u kthye nga une.

-E per cfare do flasim?

Sa u bera gati te flisja, dicka te karuseli u prish dhe pesoi nje dridhje te vogel, gje qe beri qe te perplasesha te kraharori i forte i Rianit.

Truproja  Where stories live. Discover now