Hapa deren e shtepise dhe hyra brenda duke qeshur.
Ndalova dhe pashe dhomen rreth e rrotull. Ndodhesha te shtepia e Rianit. Do te jetoja me te. Fatmiresisht, babi nuk eshte se kishte ndonje kundershtim te madh per lidhjen time me ate te Rianit.
-Dea, a mund te levizesh? Jam duke vdekur ketu une, - tha ai.
U ktheva nga ai dhe vetem atehere e kuptova se kishte marre valixhet e mia dhe po merrte fryme thelle nga peshat e renda.
U largova pak, ndersa ai hyri brenda.
Vendosi valixhet ne toke dhe u ul ne kolltuk duke psheretire nga lodhja.
-Cfare dreqin kishe vendosur ne ato valixhe?
-Gjera femrash. Nuk ka c'te duhet.
Ngriti njeren vetull ne forme habie.
-Si per shembull?
-Perse do ta dish?
-Ne rregull, lere fare, - tha ai duke rrotulluar syte e nuk shtoi asgje me teper.
***
-Dea, hape deren!
Nga zeri dukej i acaruar. Epo, kishte arsye per te qene i tille.
Sapo e kisha rrezuar nga shkallet.
Por ishte pa dashje. Betohem! Ai doli para meje dhe po fliste ne telefon, por nuk po ecte. Une e shtyva dhe ai...u rrezua. Pastaj une vrapova per te shkuar ne dhome. Me nje fjale nuk e ndihmova fare te ngrihej. Kaq.
-Dea.
-Cfare?
-Mund ta hapesh deren, te lutem?
-Jo.
-Jam plagosur te krahu dhe kam nevoje qe te fashoj plagen.
Nuk prita qe te fliste me teper, por hapa deren menjehere e shqetesuar dhe e futa brenda ne dhome.
-Ku?
Ia kapa krahun dhe po e shikoja. Asgje.
Ngrita koken e inatosur, ndersa ai po qeshte me fytyren time.
-Idiot.
E godita fort ne faqe. Me shikoi i habitur.
-Dea...
-Mos fol. E meritove.
Levizi koken dhe me pas me shikoi duke u menduar.
Kryqezoi krahet duke mos e shkeputur shikimin nga une.
-Cfare? Pse me sheh ne ate menyre?
-Po mendoja dicka. Nuk ka lidhje fare me kete situate.
-Cfare eshte?
Qeshi djallezisht.
-Te pelqejne femijet?
-Po, me pelqejne, - thashe une pa e kuptuar se ku e kishte fjalen.
Qeshi me te madhe.
-Te pelqen te kesh nje?
E pashe duke zmadhuar syte.
-Rian...
Ngriti njeren vetull.
-Cfare ka? Ti the se te pelqenin. Dhe une thashe te te plotesoja deshiren.
Zot! Ai do te me cmende mua!
- Jam femije per vete!
-Me ne fund e kuptove. Por kjo nuk do te thote se nuk do te kesh te tille.
-Une nuk thashe se nuk dua te kem.
-Atehere do? - pyeti ai i surprizuar.
-Jo tani Rian. Ka kohe per femije.
-Ne rregull. Mua ketu me ke, - tha ai dhe me shkeli syrin flirtueshem.
Rrotullova syte e buzeqesha lehte.
***
Pas nje muaji
-Atehere, - tha ai duke qeshur nervoz. - Nuk eshte se jam shume i mire te fjalimet, por do mundohem te bej me te miren.
Psheretiu thelle dhe vazhdoi te fliste:
-Nuk e kisha menduar kurre se do te vinte nje dite qe une do te bija ne dashuri me ty, me vajzen qe shume here, per pak sa nuk me ka vrare duke me rrezuar nga shkallet e duke me gjuajtur me cfare t'i dilte para.
Buzeqeshi lehte.
-Mund te them me plot goje se ti nuk je aspak tipi im dhe kjo e ben me te veshtire per ta marre te mireqene faktin se ne duhemi. Por c'eshte e verteta, kisha nevoje per nje ndryshim, per dicka ose dike qe do te ma bente te vecante cdo dite. Kisha nevoje per dike qe edhe me nje buzeqeshje te vogel, te me bente te ndihesha ndryshe. Kisha nevoje per ty. Ke qene personi me djallezor qe kam pare ndonjehere, por perseri e dija se thelle brenda teje, fshihej pastertia e nje engjelli.
Kam rene ne dashuri me mendimet e tua si prej te nje femije, me budallalleqet qe ke bere, me faqet e tua qe skuqen cdo here nga inati, por me se shumti, kam rene ne dashuri me ty Dea. Je bere nje pjese e pandashme e jetes sime dhe nuk arrij dot te mendoj se si do te ishte jeta ime pa ty. Te dua me shume se cdo. Prandaj dhe sot, ne keto momente, jam duke bere dicka shume me ndryshe se heret e tjera. Ti... Nuk po e zgjas me teper Dea, u be bajat! Pranon te martohesh me mua? - tha ai duke me pare ne sy e duke buzeqeshur.Gjithcka qe mund te beja ishte vetem nje pohim i vogel me koke.
Kembet po me dridheshin nga emocionet dhe me dukej sikur do bija nga casti ne cast.
Ai me vendosi unazen ne gisht dhe u ngrit duke me perqafuar fort.
Syte m'u mbushen me lot. Jam shume e ndjeshme, s'kam c'bej!
***
-Puthe...Puthe...Puthe...
Te ftuarit ishin duke brohoritur me te madhe.
Po, tanime ishim te martuar!
Por me mire te shkojme te pjesa e puthjes.
Normal qe Riani me puthi. Normal qe edhe une i shkela kemben.
-Aucc.. Dea... Te pakten te mos kishe veshur keto lloj takash! Duket sikur ne vend te tyre ke thika.
Qesha dhe e perqafova.
Ai qeshi gjithashtu dhe me shtrengoi prane vetes.
Me pret nje jete me Rianin. Nje jete e tere me te...
-Dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone...
-E si mund te jetosh i lumtur pergjithmone me ty njehere?!
-Rian, a mund te me lesh njehere te vetme te flas pa me nderprere njeri?
-Dihet qe jo.
-I poshter...
-E di...Jam i adhureshem. Dhe prit se kam une nje mbyllje me te mire te historise....
Dhe Riani i gjore, perfundon duke jetuar pergjithmone me shtrigen e Borebardhes qe e ka emrin Dea. Lutuni per mua njerez dhe do t'u kthehen te mirat mbrapsht!Fund
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...