Kapitulli 35

2.8K 205 166
                                    

-Deshiron ndonje gje Rian?

Me kapi nga beli dhe me afroi drejt vetes.

-Po, dua ta di se per cfare fole me ate shokun tend, si e kishte emrin, Mateo, - tha ai serioz.

-Epo, folem per ate qe ai fitoi meqe me ndihmoi mua.

-Dhe cfare fitoi ? - pyeti duke ngritur njeren vetull.

-S'do doje ta dije.

-Me ler ta mendoj. Ke bere tregti me te per ndonje femer? Ai te te ndihmonte ty dhe fitonte nje te tille ne shperblim?

Qesha duke nxjerre dhembet ne pah dhe pohova me koke.

Ai qeshi lehte.

-E dija.

Me la nje puthje dhe me leshoi.

Psheretiva per te qetesuar veten.
Po kaloj ne dozat me te larta te cmendurise dhe kjo e gjitha per shkak te Rianit. Dhe e cuditshmja eshte se kjo gje ndodh qofte edhe me nje puthje te vogel fare! Vertet qe po cuditem me veten. Nuk e prisja kurre qe ai te kishte nje efekt te tille tek une. Bukur! Shume, shume bukur!

-Per cfare je duke menduar? - tha ai teksa kryqezoi krahet.

-Uhhhh... Per.. Hhhh...Bej mire qe t'i them asaj vajzes qe te takohet me Mateon. Po iki.

Bera te ikja shpejt dhe ai, si ta dinte per ate qe vertet isha duke menduar, me kapi doren per te me puthur perseri. Me shtrengoi fort pas vetes. Njeren dore e vendosi te beli im e tjetren te qafa. Me puthi fort. Beri disa hapa dhe me perplasi ngadale te dera.
Kapi duart e mia me te tijat duke i vendosur ato siper kokes sime.

U shkeput prej meje pak me vone duke marre fryme thelle.

Me leshoi dhe qeshi djallezisht.

-Tani mund te ikesh.

U mbusha me fryme dhe e shikova.

-Po, bej mire te iki.

Hapa deren dhe e mbylla ate fort pas vetes.

E pranoj. Jam e cmendur. Jam komplet e cmendur pas tij!

***

Gjerat po shkojne qetesisht. Jo Rian, jo puthje, jo ikje e mendjes sime!

Fatmiresisht, ai kishte ikur per te zgjidhur pak pune me truprojat e tjere dhe nuk ndodhej ne dhome.

Isha e lire per te bere c'te doja nderkohe qe ai nuk ishte prane meje.

Aty ne tavoline me kapi syri telefonin e tij.

Qesha djallezisht.

-Te shohim se cfare ka ketu.

E mora telefonin dhe e hapa. Buzeqesha lehte kur pashe qe ai kishte vendosur foton time kur une isha duke fjetur.

Duke fjetur... Interesante. Do beja mire te kontrolloja njehere te galeria ku gjendeshin fotot. Ku i dihet se cfare fotosh mund te me kishte marre. Ndoshta edhe foto qe nuk duheshin...

Vetem dy foto. Te dyja foto te miat. Te pakten kisha dale mire! Gjysma e se keqes.

Bera nje foto duke nxjerre gjuhen. Te kishte edhe nje kujtim tjeter nga une.

Qesha dhe mendja me shkoi menjehere te mesazhet. Si dreqin mund te harroja mesazhet?!

Mesazhe nga Ajla? Ne rregull, Ajla nuk eshte rrezik.
I hapa mesazhet, kurioze per te pare se per cfare kishin folur.

Ajla

Shpresoj qe te mos jesh zene me Dean per fajin tim :( Dukej shume gjaknxehte.

-Gjaknxehte? Ohhh... Ti nuk shikove asgje. Duhej te lutesh qe i ke akoma te gjithe floket ne koke Ajla! - thashe me ze te ulet e inatosur.

Rian

Patem nje grindje te vogel, por nuk eshte aspak faji yt. Dea thjesht krijon histori me mendjen e saj.

-Dea krijon histori huh? Po ti shimpaze cfare po beje? Apo me shtoje figura letrare qe te dilte sa me e bukur? Kale! - thashe kete me ze te larte.

Ajla

Ne qofte se deshiron mund te flas une me te.

Rian

Me beso kur them se nuk do doje ta provoje kete gje.

Ajla

Ti e di. Shpresoj qe gjerat midis jush te rregullohen :)

Kaq, nuk kishte me. Keto mesazhet ishin ate nate kur une dhe ai patem ate grindjen 'e vockel'.

Do vazhdoja te eksploroja akoma me shume ne boten e Rianit, po te mos ishte per ate qe tha:

-U kenaqe me ato qe shikove Dea?

U ngrita menjehere dhe u ktheva per te pare ate qe ishte mbrapa meje dhe ishte duke qeshur.

-Uhhh... Po kontrolloja per...per numrin e Ajles. Do doja ta uroja per shtatzenine, - thashe duke bere nje te qeshur fallco.

-Ehe... E gjete numrin? Duke kontrolluar te mesazhet?

-Po.

-Shume bukur.

Qesha dhe u largova prej tij duke ecur shpejt.

Mora fryme thelle dhe mbylla syte duke buzeqeshur me veten.

Fillova te ecja ne shtepi e gezuar.

Pershendeta disa sherbyese qe me dolen para dhe aty pashe ate 20 vjecaren qe ishte duke buzeqeshur me veten.

-Paske mbaruar pune shpejt me Mateon me duket.

Me pa mua dhe pashe teksa uli koken e turperuar.

-Zonjushe...

-Lere fare.

U largova duke qeshur.

Eca neper korridoret e gjate te asaj shtepie.

Perfundova para deres se dhomes se mamit.
E hapa ngadale. Cdo gje ishte ashtu sic ajo e kishte lene, vecse vendi ishte i paster, pastrohej cdo dite.
Duke ecur, degjova nje kercitje te vogel. Ula koken dhe pashe se kisha shkelur nje leter te vjeter.

U perkula dhe e mora, kurioze per te lexuar se cfare ishte shkruar ne te.

Psheretiva dhe e hapa ngadale duke bere kujdes qe letra te mos grisej.

Cdo fjale e shkruar ne te bente qe te me dukej sikur thika te njepasnjeshme me nguleshin ne zemer. Nuk mund te ishin te verteta.

Vendosa doren para per te mos lejuar qe psheretimat e te qarave te degjoheshin nga te tjeret.

Mbarova se lexuari letren e shokuar. E gjitha c'ka mund te thosha ishte vetem emri i tij.

-Rian.

Truproja  Where stories live. Discover now