Eshte e drejte kjo qe po bej? Ai sapo tha se mund te shkembejme puthje!
Ne rregull, nuk eshte ndonje gje e madhe, nje puthje e vogel eshte. Apo jo? Nuk ka shume rendesi kjo per mendimin tim.
Ai do behet i dashuri im dhe kete nuk e ndryshon dot askush.-Nuk ka problem. Fare.
-Ti me surprizon cdo here e me teper.
-Pse?
-Sepse ishe ti ajo qe deri dje thoshe 'Oh Zot i madh, si dreqin te putha?! ' - tha ai duke imituar zerin tim.
-Mjaft, ma shpifi ky imitim!
-Ishte menyra se si po flisje shpirt. C'faj kam une?
-Ne rregull, lere fare. Me ty nuk flas dot.
-Po e thua ti qe je gati te me vrasesh kur them ndonje gje?
-Nese te vras, une i bej nder botes! Heq nje budalla nga toka.
-Mos, mos e bej. Kam shume fanse jashte kesaj shtepie qe vdesin te me kene truproje. Do merziteshin shume po te merrnin vesh qe une kam vdekur.
-Le te merziten, akoma s'kane vdekur?
Psheretiu thelle dhe tha:
-Nuk flas me. Nuk kam nerva te merrem me ty.
Kryqezova kembet dhe pashe drejt tij.
-Si e ka emrin ish e dashura jote? Sepse qe tani e tutje une jam e dashura jote dhe duhet te di cdo gje qe ka te beje me ty.
-Sara, emri i saj eshte Sara.
-Sara...Sara... Nga me kujtohet ky emer? Mos...Mos ndoshta eshte shoqja ime?!
-Shoqja jote?
-Po, te pakten dikur. I shkeputem marredheniet kur e pashe ne shtrat me ish te dashurin tim.
-Si e ka mbiemrin?
-Nuk ia kam idene. Por e di qe dua ta takoj? Dua te di reagimin e saj kur te me shohe me ty. Do t'i them Kleas te ma dergoje numrin e saj, duhet ta dije.
I dergova mesazh dhe pas pese minutash, ajo me dergoi numrin e Sares.
-E mora. Do t'i dergoj mesazh. Nuk kam ndermend t'ia degjoj zerin.
***
-Neser ne oren dhjete do takohemi me ta. Te nje lokal afer qendres.
-Me ta? Kush eshte tjeter pervec asaj?
-Edhe ai injoranti qe kam pasur per te dashur.
Buzeqeshi lehte dhe nuk tha gje.
-Ke akoma ndjenja per te Rian?
Ngriti koken per te me pare.
-Ndoshta...
-Nuk ka ndoshta. Ose jo, ose prape jo. Qe tani e tutje do jesh i dashuri im dhe nuk dua te me thuash se ke ndjenja per nje femer tjeter.
-Ndoshta duhet te kem ndjenja per ty? - tha ai dhe vereva nje buzeqeshje ne buzet e tij.
-Jo...Une....Nuk doja te thosha ashta, - thashe ngadale dhe ula koken per 'te fshehur' faqet e skuqura.
Degjova ate qe qeshi lehte.
-Po iki tani.
U ngrita nga shtrati dhe hapa deren. U futa perseri ne te sa per t'i thene Rianit dicka.
-Dhe doja te te thosha se nuk shkon fare me Saren. Nuk me pelqeni bashke.
Mbylla deren dhe shkova ne dhomen time pa i lene atij mundesi qe te fliste.
***
-Pstttt... Rian!
E leviza pak sa per ta zgjuar dhe ai hapi syte ngadale.
-Cfare kam bere tani Dea qe me vjen ne mes te nates ne dhome?
-Asgje nuk ke bere. Po shtyhu pak, me ler pak vend mua.
U shty dhe une u shtriva prane tij.
-Pse erdhe?
-Nuk me flihej.
-Edhe? Cfare do te thote kjo? Qe do te me lesh edhe mua pa gjume?
-Po.
Psheretiu i merzitur dhe mbylli syte.
-Riannn, mos fli!
-Me ler rehat Dea.
-Jooo. Nuk me flihet.
-Atehere rri zgjuar.
-Po une per ate pune erdha ketu. Dhe ti mos fli. Rri zgjuar.
-Zot! - tha ai me ze te ulet.
Do ishte nje nate e gjate ajo sic dukej...
***
Edhe mengjesi tjeter me gjeti ne krahet e Rianit. Po fillon te perseritet shume shpesh kjo gje.
Pashe oren dhe shenonte fiks 12 e 30 minuta.
-Dreq! Paska vajtur vone.
Ktheva koken nga Riani i cili po flinte per shtate pale qejfe.
E leviza dhe ai u kthye nga une.
-Eshte shpejt, me ler te fle edhe pak, - tha i bezdisur.
-Ora eshte 12 e ....
Nuk me la te perfundoja fjaline, pasi u ngrit menjehere dhe tha:
-Cfare?! 12?!
-12 e 30.
-Dreqin! Pse nuk me zgjove me pare?
-Sepse tani u zgjova dhe une Rian.
-Kur fle ne oren 5, keshtu ndodh!
***
U ulem ne kolltuket e atij restoranti luksoz dhe po prisnim per Saren dhe ate koketulin tjeter.
Degjova Rianin qe psheretiu dhe i thashe:
-Nervoz huh?
-Pak a shume.
Me dha nje buzeqeshje te vogel, por qe shume shpejt u shua kur pa ata te dy qe po vinin drejt nesh.
Kisha te drejte, Sara ishte ish e dashura e Rianit.Riani levizi koken per te mos e pare ne sy, ndersa ajo buzeqeshi.
-Rian, nuk e prisja te te takoja ketu!
Ai buzeqeshi pa ndjenje dhe nuk iu pergjigj.
-Dhe pse jeni te dy ketu? Njiheni? - pyeti ajo.
Riani pa drejt meje, me kapi doren dhe tha:
-Po, njihemi. Madje Dea eshte dashuria e jetes sime.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...