Kapitulli 26

2.7K 227 162
                                    

Nderkohe une nuk po thosha asgje.

Kapi doren time dhe me perqafoi fort.

-Faleminderit Dea, - tha ai duke peshperitur ne veshin tim.

Buzeqesha dhe e perqafova e lumtur.

U shkeputem nga njeri-tjetri dhe Riani me shikoi me sy falenderues.

Buzeqesha prape.

Vetem shpresoj qe te mos me jene skuqur faqet me kete situate.

***

-Dhe pastaj kuptova se ajo me tradhtonte me nje mashkull tjeter. Nuk e kuptova arsyen. I fala gjithcka, bera cdo gje qe te qendronte. Thjesht nuk i mjaftuan...

Riani ishte duke me treguar per lidhjen e tij me Saren, qe nga fillimi e deri ne fund.
Nje ndjenje inati me kishte pushtuar dhe ne qofte se Sara do te ishte para meje, do kishte perfunduar vertet e vdekur.

Vertet qe nuk me pelqen fare fakti se Sara dhe Riani kane qene te lidhur. Jane shume ndryshe nga njeri-tjetri. Cuditem se si Riani eshte dashuruar me te.
Sara ka qene gjithmone ai person qe mbante meshkujt prane vetes per rreth dy jave dhe me pas i largonte duke marre te tjere. Ishte dicka teper e rralle per te qe te binte ne dashuri, per te mos thene se ishte e pamundur. Ajo nuk mund ta kete dashur Rianin, jo. Nuk mundet.

-Te ka tradhtuar me Erikun. I gjeta ne shtrat bashke, nuk ke kaluar vetem ti dite te keqija.

Mori fryme thelle dhe pas disa castesh filloi te qeshte.

-Si ka mundesi qe nuk i vrare te dy ne shtrat?

-Po pra. Edhe une cuditem. Po te kisha ndonje arme edhe e beja. Cudi mos te duket.

-Tani qe te kam njohur, asgje nuk me duket e cuditshme, - tha ai duke qeshur perseri.

-E di cfare? Je me i bukur kur qesh sesa kur je serioz.

-Ta marr si kompliment kete?

-Eshte e vertete, jo thjesht kompliment.

Pak me vone, kur askush nuk po fliste per Erikun ose per Saren, vendosa te flisja une.

-Rian, do te te pyes dicka.

-Cfare? - tha ai duke e fokusuar vemendjen e tij tek une.

-Cfare pershtypjeje te lashe ne fillim fare, kur me pe per here te pare?

-Epo, nuk eshte dhe ndonje gje aq e veshtire per t'u kuptuar.

E godita ne krah si per t'i thene qe te mos tallej me mua.

-Ne rregull, ne rregull, nuk do bej shaka. Kontrollova pak per ty para se te te shihja per here te pare, eshte e rendesishme te di disa gjera per ate qe do kujdesem.
Artikujt flisnin per karakterin tend te vecante, disa per tekat e tua, te tjere per mendjemadhesine tende, por nuk i mora edhe aq per baze. Doja te te njihja vete dhe atehere mund te krijoja nje opinion te sakte per ty. Dhe qe kur te pashe, kuptova se ne te dy do kishim marredhenie jashtemase 'te mira'. Dhe ashtu rezultoi. Pervec kesaj, verehej shume qarte edhe sjellja jote. Zakonisht e llastuar dhe rralle here serioze.
Por ishte ndryshe kur te njoha.
Megjithese e dija se kishe bere shume budallalleqe, perseri nuk mendoja se ishe e afte aq sa per te me vrare! Dhe tani nuk i vendos ne dyshim instiktet e tua vrasese. Me nje fjale, me je dukur e llastuar, e cmendur edhe pak, pak fare serioze.

Bukur. Kam lene pikerisht imazhin qe gjithmone kam dashur te le: ate te nje vraseseje te pashpirt!

-Po pershtypja jote per mua?

Pse duhej te me pyeste per kete?! Cfare t'i thosha? Se pershtypja ime e pare ka qene se ai kishte trup te bukur? Apo se me pelqyen buzet e tij te plota? Ahhh...

-Jam duke pritur.

-Me ler te mendohem.

Kafshova lehte buzen e poshtme nga nervozia. Epo, eshte e sigurt se nuk do t'i thosha ato qe vertet mendoja. Ka disa gjera qe do pershtateshin me shume.

-Per here te pare m'u duke pervers.

-Nuk jam pervers Dea. Se sillem ashtu me ty, nuk do te thote se jam me te gjithe.

-Nuk thashe se je, thashe se ashtu m'u duke ne fillim. Dhe me pelqeve, sepse ishe ndryshe nga truprojat e tjere. Je ndryshe per mire, nuk je i ngurte, nuk je i larget, dhe me pelqen afersia qe tregon me mua. Por nuk me pelqejne flirtimet, ta dish!
Gjithashtu harrova te shtoja edhe se per here te pare me je dukur shume ari, majmun dhe gorille, - shtova ne fund gjasme qejfprishur.

Rrotulloi syte dhe qeshi.

-Dhe si gjithmone ti do te kthehesh ne Dean e vjeter.

-Ashtu kam qene gjithmone Rian zemer! - thashe kete here me ironi.

-'Rian zemer'. Perdore me shpesh, sidomos tani qe jemi te lidhur. Tingellon bukur.

-Ne nuk jemi te lidhur me te vertete Rian. Sa here duhet te ta kujtoj?

-Ndoshta ne nje te ardhme te afert edhe jemi.

Me shkeli syrin edhe u largua.

Une dhe ai te dashur te vertete?! Mundet te ndodhe?

Truproja  Where stories live. Discover now