U shkeputa nga perqafimi i tij.
Ai hoqi xhaketen qe kishte veshur dhe ma hodhi siper kraheve me kujdes.
-Mbaje kete, - me tha me ze te embel.
Leviza koken lehte ne shenje falenderimi.
Para se te iknim, pashe edhe nje here Erikun, ndonese me vinte nje turbullire ne stomak kur ia shihja fytyren. Ai gjendej akoma shtrire dhe si dukej kishte humbur ndjenjat.
Ia kapa doren Rianit teksa ecnim per te dale prej restorantit. Para na doli Sara, e shqetesuar per gjendjen e krijuar.
-Cfare ndodhi?
Po sillej sikur nuk ekzistoja. Riani e pa me inat dhe iu pergjigj ftohte pa ia zgjatur shume.
-Pyet te dashurin tend.
Ajo e shikoi e habitur dhe u largua qe te kerkonte Erikun.
Nderkohe ne u drejtuam per te makina.
Shkuam ne shtepi pa krijuar zhurme.
Riani ndodhej prane meje.Hapa deren e dhomes sime dhe hyra brenda.
U ula ne shtrat bashke me Rianin dhe ai filloi te fliste:-Ndihesh me mire?
-Jo, nuk ndihem. Sikur ti...te kishe ardhur pak me vone....ai do me...
Doja s'doja, fillova te qaja perseri.
Riani erdhi prane meje dhe me mori ne perqafimin e tij te ngrohte.
-Shhhh. Mos qaj. Je e sigurt ketu. Je e sigurt me mua.
Te premtoj se nuk do të të le me vetem. Do jem prane teje.-Faleminderit shume Rian. Faleminderit.
Pas disa minutash u shkeputem nga ai perqafim, ndonese perseri doja te ndieja ngrohtesine qe ai me falte.
-Bej mire te te le vetem, ke nevoje te qetesohesh. Nese kerkon dicka, mund te vish te dhoma ime. Ne rregull?
Leviza koken ne shenje mohimi.
-Jo, mos ik. Qendro ketu sot. Fli me mua.
Buzeqeshi lehte dhe pohoi ngadale me koke.
U shtrime ne krevat dhe isha une ajo qe iu afrova Rianit per te ndenjur ne perqafimin e tij.
Vendosi duart rreth belit tim dhe me terhoqi ngadale per nga vetja.
Psheretiva thelle dhe mbylla syte per te qetesuar veten.
Perpara se gjumi te me zinte, degjova ate qe tha:
-Mos ki frike Dea. Je e sigurt.
***
Ndjeva nje frymemarrje te nxehte ne qafe dhe hapa syte duke i ferkuar ato.
Isha akoma ne perqafimin e Rianit. Ai kishte vendosur koken ne qafen time dhe vazhdonte te flinte i qete.
Buzeqesha lehte dhe leviza ngadale ne menyre qe ai te mos zgjohej.
***
U ktheva ne dhome. Shtrati ishte bosh. Riani kishte ikur te dhoma e tij.
Zbrita per te dhoma e ndenjies dhe atje pashe babin duke biseduar me truprojen e tij.
Ai e vuri re prezencen time.-He Dea, si kalove mbreme?
Pse duhej te ma kujtonte pikerisht tani?
-Mire, - thashe une duke forcuar nje buzeqeshje.
Riani u bashkua me ne në tryeze dhe si gjithmone u ul prane meje.
-Si je sot? - tha ai me ze te ulet ne menyre qe ta degjoja vetem une.
Mora fryme thelle.
-Fale teje jam me mire.
Buzeqeshi embel dhe nuk foli me.
***
U shtriva ne shtrat dhe mbylla syte e merzitur. Psheretiva thelle dhe ndjeva teksa nje lot me pershkoi faqen. Pas tij edhe disa te tjere.
Dera u hap. Nuk u ngrita per te pare se kush ishte, sepse e dija qe ishte Riani.
U ul prane meje dhe ndjeva doren e tij ne faqen time teksa me fshinte lotet.
Hapa syte dhe e pashe.
-Mos qaj. Nuk te shoh dot keshtu.
Me terhoqi ne nje perqafim dhe me la nje puthje ne faqe.
Vendosa duart ne kraharorin e tij dhe mora fryme thelle.
-Nuk e di se cfare do kisha bere pa ty.
Degjova ate qe qeshi pak dhe fjalet e tij pasardhese me bene te buzeqeshja.
-Gjithmone ketu per ty Dea. Gjithmone.
U rehatova ne perqafimin e tij te ngrohte dhe ia rrethova belin me duart e mia duke e shtrenguar fort.
-Je i vetmi person qe ke arritur te me qetesosh vetem duke me dhene nje perqafim.
Buzeqesha pak dhe degjova ate teksa qeshi lehte gjithashtu.
-Ndoshta po i bej qejfin vetes, po me duket sikur jam nje person me vlere per ty.
-Po, ashtu je. Ti dhe babi jeni personat më me vlere per mua.
Nuk tha gje, thjesht qeshi prape dhe me shtrengoi akoma me shume duke me terhequr nga vetja.
Ai ka shume vlere per mua. Por e ndiej se nuk eshte i njejte me vleresimin qe kam per tim ate. Eshte ndryshe. Shume me ndryshe dhe i rralle. Por...eshte i bukur. Me pelqen. Nuk kam pse genjej.
Ai me ben te ndihem mire edhe kur jam e merzitur. Me ben te ndihem vetvetja, pa pasur nevoje te shtirem.Pas disa minutash, degjova ate qe psheretiu.
-Me fal Dea.
U largova pak sa per ta pare ne sy.
-Per cfare?
-Nuk duhej qe te takoheshim me ta. Vetem per shkak te interesimit tim per Saren ndodhi kjo gje. Nuk e mendova gjate kur the se mund ta takoja, nuk te pyeta nese vertet deshiroje t'i shihje ata te dy. Ne djall le te shkoje edhe ajo bashke me Erikun! Tani... Tani rendesi per mua ke vetem ti Dea. Vetem ti.
YOU ARE READING
Truproja
HumorMe kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime. Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje. Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtreng...