Kapitulli 1

678 20 4
                                    

Dimri kishte kapluar vendin si mos me keq. Prisnin per boren e cila ate dite dimri nuk e kishte ndermend te binte . Temperaturat ishin kaq te uleta saqe njerezit kishin frike te dilnin nga shtepia. Nuk durohej ai i ftohte.

E tillë kishte qenë dhe jeta e saj, një fortunë e vërtetë. Jeta e kishte shkatërruar të gjorën deri në pikën e fundit. Shpesh here e kishte menduar opsionin e vetvrasjes por ishte vajza e saj që i jepte force për të vazhduar tutje, për të mos u dorëzuar.

Morri canten e saj te vjeter, futi ca rroba per vajzen dhe doli nga shtepia. Nuk e duronte me ate jete, nuk i dhimsej vetja por e bija e cila cdo dite e me shume po behej deshmitare e asaj jete te zymte. Edhe pse e vogel, e ndjente dhimbjen e se emes dhe mundohej ta ngushllonte me nje perqafim. Vetem ne syte e saj, e ema gjente forcen per te vazhduar jeten, gjente shprese per nje jete me te mire.

-Ku...ku dreqin e ke ndermend te shkosh..ne kete acar?-I bertiti I shoqi pijanec.

-Ty ska cka te duhet. Me mire ne ferr sesa ketu me ty-ia ktheu ajo e lodhur nga ai.

-Me degjo mire...bushter...lere canten dhe hyr brenda..a nuk e sheh se si eshte koha atje jashte? Fortuneee-i bertiti me te madhe. Sja ndjente aspak se vajza e vogel po i degjonte aty afer.

-Me fortune se jeta me ty sbesoj te jete atje jashte. Mjaft ma ke nxirre jeten, nuk te duroj me. Mjaft ishte-ia perplasi fjalet ne fytyre dhe si shkembim morri nje shuplake te forte.

-Mos guxo te ma ngresh zerin...perndryshe-dhe e kapi per fyti por vajza e vogel vrapoi drejt te emes.

Aty u afrua vajza e tyre e vogel e cila edhe pse spo kuptonte gje, mundohej tja largonte doren te atit. Vetem ne ate moment, ai reflektoi, hoqi doren nga fyti i saj dhe u shtri ne divan, i vdekur per gjume.

-Eja bije. Skemi ckerkojme me ketu. Mjaft ishte, mjaft-peshperiti ne vete. Veshtroi edhe njehere shtepine sikur te ishte dita e saj e fundit aty. per nje moment ne koke i kaluan gjithe ato tortura, britma e te rrahura nga I shoqi. Gjithe ato nete qe I kalonte me lot ne sy. Gjithe ato lutje qe ai mos te kthehej I gjalle ne shtepi. Ishin lutje mallkimi, por zemra e saj e plasur skishte meshire. Iu kujtua cdo gje, edhe nata e fundit. Aty ku vendosi se me e mira per te gjithe ishte qe te largohej qe aty. mori vajzen per dore, ca para qe I kishte kursyer dhe doli perfundimisht nga strofulla e vuajtjeve. Doli per nje jete me te mire, te pakten pa te rrahura e dhimbje fizike. Psiqikisht, jeta e kishte rrezuar pertoke.

Fajesoi mijera here prinderit e saj qe e martuan me ate pijanec dreqi. I fajesoi e I mallkoi por kot, vuajtjet e saj flisnin me shume se cdo gje. U betua se kjo ishte dita e saj e fundit ne ate shtepi, u betua se me aty skthehej e gjalle dhe si duket Zoti po ja plotesonte deshiren. Ishte e re akoma, kishte endrra e synime ne jete qe donte ti realizonte. Dhe kete do e bente per te bijen, ajo meritonte nje jete me te mire.

Se bashku, nene e bije mbyllen ate dere te mallkuar dhe dolen ne rruge per nje jete me te mire.

-S'mbahet mend ky dimer. Per Zotin kete te ftohte ka kohe qe se kam perjetuar-peshperisnin njerezit ne rruge, secili duke shpejtuar per t'i kryer punet e tij.

Nje nene e braktisur ne mes te rruges, me vajzen e saj per dore si duket po kerkonin strehim, ose po iknin nga dikush. E ema e mbante fort vajzen, I dukej sikur era e forte do ja merrte nga duart. Kishte frike per te, jo per veten. Me monedhat e fundit qe i kishin mbetur, u fut ne nje dyqan dhe I bleu vajzes ushqim sa per te mbijetuar.

-Merr dhe ti o ma, je e ulitul-I tha vajza 4 vjecare e cila akoma spo kuptonte gje. Ishte shume e vogel per te kuptuar hallin e se emes. Asaj ju mbushen syte me lote, por e mbajti veten.

-Ha ti shpirti mamit, une nuk jam e uritur-e genjeu vajzen. Kishte ore te tera pa futur gje ne goje, por vajza ishte me e rendesishme. Kaluan dhe pak kohe aty dhe ja ku parandjenjat e saja dolen te verteta. Nje ere e forte po e kaplonte qytetin, si dukej kishte per qellim te gelltiste gjithcka. Shume aksidente trafiku po ndodhnin ne komunikacion, asnje makine spo mund te ndalej nga era e forte. Rritmi I saj sa shkonte dhe behej me I madh duke I bartur dhe njerezit ne rruge. Disa I perplaste forte per toke, disa arrinin te shpetonin fale kafeneve e dyqaneve aty afer, e disa I ndau nga familja. Forcat e se emes dalengadale u shterruan derisa nuk mundej me, e leshoi doren e vajzes dhe u perplas pertoke. Lodhja, uria, vuajtjet e kishin katranosur ate grua te shkrete. Vajza e vogel si duket nuk arriti te shpetonte, ose mbase ashtu dukej.

JetimjaWhere stories live. Discover now