Drita akoma nuk besonte se Adea ishte vajza e saj, nuk bindej asesi pasiqe Adea kishte familjen e saj qe e donin shume dhe brengoseshin per te. Kerkonte mijera justifikime per ta bindur veten se kjo gje nuk ishte e vertet, por testi i ADN-se kishte rezultuar i sakte.
-Eja te shkojme ne shtepi, te flasim njehere e pergjithmone pastaj do maresh vendimin e duhur.-e keshilloi Urimi dhe i ndihmoi te futej ne makine.
-Por si eshte e mundur Urim? Ajo ka familjen e saj qe e duan shume. Po te ishte e biresuar, nuk besoj se do kujdeseshin aq shume per te.
-Drita, e dashur, ata jane nje familje shume e mire. Te pata thene qe ne fillim. Se si e kane gjetur vajzen tende nuk e di, por mund te them se e kane rritur dhe edukuar ne menyren me te mire.
-E di...por..uff asgje spo kuptoj se si ka ndodhur kjo gje. Qe tani do shkoj ne shtepine e tyre, do ju kerkoj llogari dhe...-Urimi nuk e la te mbaronte fjaline.
-Llogari per cka? Qe u kujdesen per vajzen tende ne menyren me te mire? Qe u kujdesen per te mos t'i mungonte asgje? Aman grua, reflekto pak. Ata nuk ta rrembyen vajzen, e kane gjetur dhe jane kujdesur per te.
-Po, por duhej te me kerkonin mua. Duhej ta kerkonin nenen e saj te vertete.
-Ku e di ti se nuk e kane bere? Pastaj ti e di se ne cfare gjendje ke qene ti ate dite kur te shpetova une. Ke qene ne spital per muaj te tere, madje ne gjendje kome. Mbase dikush iu ka thene se ti ke vdekur dhe se i ati eshte nje pijanec qe se ka shokun.
-Ke te drejte..do pres te shohim se cdo thone. Por me ate se di si do ja bej. Ajo me urren ngaqe e ndava nga djali jone.
-Mos u merakos, kur ta kuptoje arsyen sdo te te urreje. Mjafton te qetesohesh, mire-dhe e puthi lehte ne buze e ajo pohoi me koke.
-Tani me trego dicka, dhe e dua te verteten. Adriani, ai ish klienti im te kujtohet?-dhe Drita mezi arriti te pohonte me koke.
-Ai..ai eshte ish burri yt?-mezi arriti tia bente kete pyetje ngaqe e dinte se sa kishte vuajtur Drita nga ajo. E shkreta,nuk kishte force te fliste. Vetem arriti te thoshte nje PO te thate dhe ktheu koken nga ana tjeter e makines.
-Por pse sme ke treguar me heret? Do ja tregoj qejfin atij.-dhe i ra grusht vollanit.
-Nuk eshte se doja ta fshija nga ti, thjesht...ai me ka kercenuar disa here me jeten tende dhe te Taulantit. Se nese flas dicka, juve do ju vriste. Dhe....duke e njohur ate monstrum, e di se eshte i afte te beje cdo gje. Aman ki kujdes nga ai shpirt, eshte shume i rrezikshem.-dhe ia shtrengoi doren si per t'i thene se me ate nuk e ka te lehte punen si me disa kliente te tjere qe i kishte pasur.
-Mos u merakos aspak, do merrem une me te, mire. Tani do shkojme ne shtepi dhe ti do pushosh. Ke nevoje per gjume shpirt-dhe ia ledhatoi faqet.
******************
Mengjesi kishte ardhur shume shpejte dhe per Adean iu duk si nje shekull. Akoma skishte dalur per t'i blere dhurate Jones. Pasi beri rutinen e perditshme, hengri mengjes duke nxituar dhe doli per ne qytet per te blere dhurate. E kishte menduar qe dje, kshuqe se kishte shume te veshtire punen. Arriti ne nje argjendari, dhe kerkoi dhuraten me te mire. Nje zingjir me emrat e tyre Adea Jona dhe ne mes te emrave kishte shkruar BFF. Pas disa oresh zingjiri do ishte gati. Doli qe aty, shkoi per te blere parfumin qe Jona e adhuronte dhe u nis per ne shtepi. Rruges takoi Ajanin i cili sapo e pa ate, uli koken por ishte e kote. Adea iu afrua dhe e goditi me shuplake.
-Kete e meriton per planin qe thurre me Mimozen. Te njihja ndryshe Ajan, nuk e dija se ishe ne nivelin e saj.-I tha pas pak kur e pa se ai po e ferkonte faqen nga goditja.
-Te betohem qe nuk doja Adea. Nuk doja te te lendoja. Por Mimoza me bindi qe nese ju ndaheni, ti do behesh e imja.
-Dhe ti aq femi je sa ti besosh nje femre si ajo? Me beso, me vjen keq per ty sa poshte ke rene. Edhe njehere mos guxo te me afrohesh, as te me pershendesesh. Miqesia jone ka mbaruar. Per njerez si puna juaj, nuk ka vend ne jeten time.-dhe u largua qe aty duke e lene Ajanin te penduar. E vriste ndergjegja per ate qe e kishte bere.
-Adea, vetem nje gje duhet ta dish-dhe ajo ktheu koken per ta degjuar.
-Ai..te do shume, madje shume me shume se une. Lufto per te, per dashurine tuaj. Une nuk te meritoj, por ai jo. Ai e ka deshmuar ne shume menyra se vertet te do.
-Skam nevoje per keshillat e tua. Mos u pafshim kurr Ajan.-dhe kete here u largua vertet por fjalet e tij i kumbonin ne veshe: AI TE DO VERTET.
**********************
Serish ajo femer sdo ndryshonte, edhe pse i ati e kishte kercenuar ajo vazhdonte me avazin e vjeter. Oret e fundit te shkolles i kishte lene dhe kishte dalur per tu shetitur me miken e saj. Shetitje i thenshin se vetem leke harxhonte.
-Me duket se sot e ke tepruar paksa me leket-i tha mikja e saj Lejla.
-Aman xhan, se keto per tu harxhuar jane, jo per t'i ruajtur.-ia ktheu tere tangerllek.
-Po, por me keto gjera qe ke blere ti, ndonje familje e varfer e kalon muajin. Kurse pak, mbase do te duhen per ne fshat-dhe ja ku ajo e ngacmoi ne piken e saj te dobet.
-Aman mos e hap ate teme. Do bej cdo gje, por atje nuk shkoj kurr.-kercenoi Ema.
-Po e kuptoi xhaxhi Endriti se sot serish i ke lene oret, nuk e di se si do shpetosh.
-Do ja bej disi, do e genjej. Aman se shkolla ma shpif. –dhe me aq e mbyllen ate teme. Lejla e dinte se ajo sdo ndryshonte kurre, por shpresonte se atje mbase do reflektonte. Kur te shihte dallimin e jetes atje dhe ketu, do pendohej e do sillej me mire me te tjeret. Jo se asaj jeta ne fshat nuk i pelqente, por mendonte se Ema mund ta bente dallimin fare lehte dhe do ndryshonte sjellje ndaj te tjerve.
***********************
Pas disa oresh shkoi serish ne argjendari, mori zingjirin i cili dukej per mrekulli dhe e futi ne cante. Ne shtepi nuk e kishte ndermend te shkonte, iu kishte treguar se sonte do qendronte te Jona pasiqe ajo e kishte ditelindjen dhe prinderit e saj nuk e kundershtuan. Pas disa minutash arriti ne shtepine e Jones me nje torte te vogel ne dore ku shkruhej URIME DITELINDJEN MISTRECE dhe i ra ziles disa here. Pas disa minutash dera u hap dhe personi i fundit qe priste ta shihte ishte ai.
-Po ti? C'kerkon ketu?-i tha ajo dhe Taulanti qeshi lehte.
-Jona me ka ftuar dhe mua. Eja futu brenda se nuk te ha.-dhe i liroi rrugen qe ajo te futej. Adea e shikoi shtrember por nuk i tha gje. Me embelsiren ne dore dhe duke e injoruar ne maksimum, u fut brenda ku hasi ne nje moment te papritur. Jona dhe Bujari ishin duke u puthur dhe as qe e kishin degjuar zilen dhe ardhjen e saj.